“Jo sot ,jo asnjëherë ” kjo ishte përgjigjja e shkurtër e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani para mbledhjes së kësaj partie në Reçicës të Vogël informon TS. Ai me këtë aludoi se kjo parti nuk do të përçahet pra as sot dhe asnjëherë. Në këtë mbledhje partia e Ahmetit do të diskutojë të gjitha çështjet e brendshme të partisë, aktualitetet ,që mbetën pa u diskutuar në mbledhjen e kaluar. Osmani tha se do të shqyrtohen të gjitha çështjet që do hapen nga anëtarët e kryesisë. Këshilli mbikqyrës sipas tij do raportojë për çdo vendim që do merr. /TS/ …
Author: Hamdi Kumanova
Ish-golashënuesi në Ligën e Parë të Maqedonisë, Martin Mirçevski, i cili mban fanellën e skuadrës serbe TSC nga Backa Topola, është një nga heronjtë që parandaluan një tragjedi në rrugën kryesore Suboticë – Backa Topola. Futbollistët e TSC u përplasën me zinxhir mes 14 automjeteve, ku pati stuhi rëre dhe dukshmëri e zvogëluar, pas së cilës Mircevski dhe kolegët e tij dolën nga makina për të ndaluar automjetet e tjera.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë TECUP nga Tetova, e cila merret me prodhimin e letrës dhe kartonit, të cilën Qeveria e mbështet nëpërmjet Ligjit për mbështetjen financiare. Në deklaratën e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është një kompani që punon me materiale cilësore dhe të biodegradueshme, të përshtatshme për mjedisin. “Kjo kompani prodhon gota letre njëpërdorimshme për çaj, kafe, lëngje dhe akullore, produkte me materiale cilësore dhe të biodegradueshme të destinuara për tregun e brendshëm si dhe tregun e jashtëm,…
Kryetarët e VMRO-DPMNE-së kanë dështuar plotësisht, praktimi i qeverisjes lokale nga ana e tyre është reduktuar në papërgjegjësi, paaftësi, nepotizëm, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Në vend të projekteve, qytetarët marrin vetëm borxhe të reja dhe shërbime më të shtrenjta lokale. Shërbime më të shtrenjta komunale, ujë dhe parking paguajnë qytetarët e komunës së Prilepit, shërbimet komunale janë rritur edhe në Gjevgjeli, Manastir, Veles, Radovish, Zërnovcë, Ohër dhe në komunat tjera të menaxhuara nga VMRO-DPMNE. Në komunën e Shtipit është rritur tatimi i shitjes, transporti me taksi dhe tarifa për mbeturinat. Njëkohësisht me obligacionet komunale për shuma…
Prej sot duhet të fillojë zbatimi i vendimit qeveritar me të cilin për 13 për qind duhet të ulen dhe ngrihen çmimet e letrës higjienike, pecetave higjienike, pecetave të lagura dhe pelenave për fëmijë dhe të rritur. Vendimi u soll javën e kaluar, ndërsa do të jetë në fuqi, nga një prilli deri më 31 maj të këtij viti. “Ulja do të jetë 13 për qind nga çmimet që i kanë pasur letra higjienike, pecetat e lagura, pelenat për fëmijë dhe të rritur dhe pecetat higjienike në tregtinë me pakicë më 20 mars të këtij viti. Qeveria e solli…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje ka shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Sipas MPB-së, janë shqiptuar pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për folje të pacertifikuara të vendosura (xhama të lyer), dy sanksione për shoferë fillestar.
Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e nëntë. Këtë gjë e kanë bërë të ditur edhe nga policia. “Më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O (15), po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Po merren masat për gjetjen e personave”, thonë nga policia. Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione në lidhje me vajzat t’i…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit policor Tabanoc është kontrolluar një automjet “porshe kajen” me targa rumune i drejtuar nga J.O. (60) nga Repuiblika e Turqisë, tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme të padeklaruara në vlerë prej 31.000 euro, informon Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb. Siç potencojnë nga MPB-ja, paratë i janë dorëzuar Drejtorisë dopganore, ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentacionit të plotë të rastit kundër tij pritet të dorëzohet parashtresë përkatëse.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, në një intervistë për mediumin opozitar serb, Nova.rs, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës më së largu deri më 18 prill duhet të propozojë të paktën një model se di duhet të duket vetë-menaxhimi për komunitetin serb në Kosovë. “Aneksi i Zbatimit të Marrëveshjes thotë se përgatitjet duhet të fillojnë 30 ditë pas pranimit të Marrëveshjes. Me sa e di unë janë rreth 15 propozime të BE-së se si të përshtatet [vetë-menaxhimi] në kornizën ligjore të Kosovës”, ka thënë Rashiç fillimisht. Sipas Rashiç, edhe serbët e Kosovës duhet…
Rusia e mori të shtunën presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pavarësisht nga thirrja e Ukrainës që anëtarët e këtij organi ta bllokonin këtë veprim. Secili nga 15 shtetet anëtare e merr presidencën e Këshillit të Sigurimit për një muaj. Herën e fundit kur Rusia e kishte presidencën, në shkurtin e vitit të kaluar, Moska e nisi pushtimin e Ukrainës, raporton televizioni BBC. Kjo do të thotë se Këshilli i Sigurimit tani udhëhiqet nga një shtet, presidenti i të cilit është subjekt i një fletarrestimi ndërkombëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nën dyshimin për krime lufte. Pavarësisht nga…
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur shkaku i një stuhie që bëri që çatia e një teatri në Illinoi të SHBA-së të shembej. Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 sipas kohës lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve. Shefi i zjarrfikësve, Shaën Schadle, u tha gazetarëve se 28 persona u dërguan në spital, ndërsa pesë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Një seri tornadosh të fuqishme u regjistruan në disa shtete amerikane të premten, duke lënë të vrarë të paktën katër persona në vend. …
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë dhe herë pas here e fortë (mbi 70 km/h) nga drejtimi jugperëndimor në pjesët perëndimore. Pasdite do të jetë moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos në pjesët lindore. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me diell. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor.

