Author: Hamdi Kumanova

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf. “Në takim u bisedua mbi integrimin evropian, ndryshimet kushtetuese dhe planin e Qeverisë për të arritur synimin këtë vit, me ç’rast Grubi e ka informuar ambasadorin Graf se Qeveria ka draftuar planin zbatues për ndryshimet kushtetuese dhe ka filluar përgaditjet për realizim. Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit evropian dhe reformat në vend. Bashkëbiseduesit gjithashtu…

Lexo më Shumë

Shpejtësia e karikimit të baterisë së shpejti do të shkojë në një nivel të ri, si dhe pritet një rritje e kapacitetit të baterive në telefona. Prodhuesit kanë filluar të krijojnë dhe disa tashmë po planifikojnë të zbatojnë teknologji të reja të karikimit të shpejtë të baterive. Ngarkuesit me fuqi deri në 300W na presin së shpejti. Gjatë periudhës së ardhshme, kompanitë OnePlus, Realme, Oppo dhe të tjera duhet të zbatojnë karikimin e shpejtë të baterisë 300W në telefonat e tyre. Përveç rritjes së shpejtësisë së karikimit, ne presim edhe një kapacitet më të madh të baterisë.…

Lexo më Shumë

Dje (30-mars) rreth orës 13:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 32-vjeçaren B.J. nga një fshat i Gostivarit, e cila paraprakisht kishte kanosur me mjet të mprehtë punonjësit në Spitalin Modular në Gostivar dhe kishte dëmtuar një pjesë të inventarit të brendshëm. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

“Ne nuk na duhen kufi, unë e paramendoj Ballkanin Perëndimorë pa kufij dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, kështu deklaroi sot në Beograd kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë qenë vendet e vetme të cilat nuk kanë pasur kufi mes vete, ndërkohë që tani përkundrazi, janë të vetmet që kanë kufi mes vete. “Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani…

Lexo më Shumë

Nisma e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, QUAD i Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, në Rusi është shpallë “anti-serbe” dhe si “presion ndaj Serbisë”. “Ky është një komunitet pro NATO-n dhe kundër Rusisë”, shkruan agjencia ruse e regjimit Sputnik. Russia Today, media e regjimit të Putinit e sheh iniciativën e Kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut si tentim për izolimin e Serbisë. Për të njëjtën nismë shkruajnë edhe mediat serbe pro-Viçiqit: “Vendet e rajonit formuan një Ballkan të ri Perëndimor pa Serbinë! Plani u sajua…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 8 në afërsi të një pastiçerie në Kapishtec të Shkupit, përpara një kazinos është vrarë një burrë nga Haraçina, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Sipas informative të Policisë, në orën 08.05 minuta, në kazinon e cila ndodhet në bulevardin “M.T.Gologanov” te një pastiçeri, është paraqitur se është gjuajtur me armë ndaj 46-vjeçarit nga Haraçina me inicialet N.A., i cili nuk u ka mbijetuar plagëve. Nga ana tjetër, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit ka kryer kontroll në vendngjarjen në kazinon ku ka ndodhur vrasja. “Sipas informatave të para, burri…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (30-mars) rreth orës 15:30 kanë privuar nga liria 46-vjeçaren L.K. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, e cila ishte raportuar nga bashkëshorti i saj 63-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht mbrëmjen e kaluar, pasi paraprakisht e kishte kërcënuar me thikë të mprehtë djalin e tyre. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Mbrëmë (31-mars) rreth orës 03:45, në rrugën Mirce Acev në Tetovë, është privuar nga liria 37-vjeçari A.K. nga Poroi i Tetovës, i cili kishte tentuar të kryejë një vjedhje në një automjet të parkuar Volkswagen Golf me targa të Tetovës, por është vërejtur deri sa ka qenë duke kryer veprën penale dhe është raportuar. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar, kështu që kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Vetëm disa muaj më parë, pak njerëz mund ta paramendonin se kandidati presidencial në Mal të Zi, Jakov Millatoviq, ishte në rrugën e duhur për të rrëzuar nga pushteti udhëheqësin më jetëgjatë të Evropës të zgjedhur në mënyrë demokratike.Në fakt, ekonomisti 36-vjeçar, i shkolluar në Perëndim, nuk ishte as zgjedhja e parë e partisë së tij për të kandidat për postin e presidentit. Por, tani ai është pak mbrapa kundërkandidatit të tij, presidentit aktual, Millo Gjukanoviq, i cili doli i pari me vota në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 19 mars.Por, që nga rundi i parë…

Lexo më Shumë

Uji Nabiz/nabidh ishte pija e preferuar e Profetit Muhamed. Është bërë në mënyrë të thjeshtë, dhe është ideale për konsum gjatë muajit të Ramazanit. Ka veti alkalizuese, që do të thotë se forcon kockat, mbron nga sëmundjet kronike, parandalon shfaqjen e qelizave kancerogjene dhe largon në mënyrë efektive toksinat nga trupi. Meqenëse përmban një sasi më të madhe të fibrave, mund të përmirësojë edhe tretjen. Si të bëni ujë nabidh Përdorni 12 hurma pa kokrra ose tetë lugë rrush të thatë dhe katër gota ujë. Thithni hurmat ose rrushin e thatë në ujë dhe mbajini në një vend të…

Lexo më Shumë

Është anuluar seanca gjyqësore për parregullsinë në dokumentacione të kompanisë “Besa Trans” pasi që pronari i kësaj kompanie, Shaban Hoxha ende nuk është kthyer prej jashtë shtetit pasi kishte shkuar 1 muaj më herët sipas tij, për shkak të rastit të vdekjes të një familjari të afërm. Deri tani disa herë janë anuluar seancat gjyqësore për këtë rast ndërkaq në një prej autobusëve të kësaj kompanie, e cila sipas prokurorisë, ka përdorur certifikatë licence e cila nuk ishte lëshuar nga organet kompetente të vendit, në nëntor të vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti në Bullgari, humbën jetën 45…

Lexo më Shumë

Pacientët humbin mijëra denarë sepse nuk dinë maqedonisht, drejtori Faton Ahmeti i pakapshëm Luftë, jetë të humbura, marrëveshje paqësore… E gjithë kjo që të respektohet gjuha dhe flamuri i shqiptarit të Maqedonisë. Por 22 vite pas luftës, gjuha shqipe nuk po respektohet edhe pse ka ligj që e përcakton këtë çështje. Tabela para institucionit në dy gjuhë, por një kërkesë të thjeshtë nuk mund të dorëzohet në gjuhën shqipe. I operuar, dy herë vjen nga Tetova për të marrë një vërtetim të thjeshtë se ka qenë i punësuar kur e ka kryer operacionin, por endet prej një…

Lexo më Shumë