Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga njësiti kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë pranë SPB-Kumanovë ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.T. nga Kumanova. Gjatë bastisjes që është kryer ndaj tij është gjetur marijuhanë, ndërkohë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar edhe 10 paketime të tjera me marijuahën dhe një peshore digjitale. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Një grua shqiptare rreth 60-vjeçe është vrarë me thikë në Itali. Ajo punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni. Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria. 62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.

Lexo më Shumë

Në një videomesazh të enjten mbrëma, duke shënuar 400 ditë nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën e tyre. “Heroizmi i ukrainasve do të mbetet i paharrueshëm në të gjithë botën”, theksoi ai. “Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokat tona dhe nuk do ta lëmë armikun të mbetet pa u ndëshkuar”, u zotua ai. “Le të bëjmë gjithçka që të vijë dita më shpejt që të mund t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë”, tha presidenti Zelensky në mesazhin e tij.

Lexo më Shumë

Telefonata e parë nga një cellular u bë më 3 prill 1973, nga një telefon DynaTac Motorola në madhësinë e një kutie këpucësh në qytetin e Nju Jorkut. Protagonist i këtij momenti historik është inxhinieri amerikan Martin Cooper. “Ne në Motorola e kemi bërë këtë, telefonia celulare është një realitet,” thotë Cooper, në thirrjen e parë “wireless” të bërë ndaj rivalit të tij të drejtpërdrejtë, studiuesit të Bell Labs, Joel Engel. Por vetëm shumë vite pas asaj telefonate të parë, eksperimenti arrin të ketë një audiencë më të gjerë falë caktimit të frekuencave të para dhe më pas marketingut të…

Lexo më Shumë

Akti i fundit i kreut të Qeverisë në prag të fushatës elektorale për të shpërndarë para në shtresat më të varfra të popullsisë, siç janë pensionistët, ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Dr. Erion Dasho, kritik i vëmendshëm i zhvillimeve në Shqipëri, vërejti se sa ka avancuar blerja e votave: Tani nuk del kandidati me thes më dorë, tani thesin e hap shteti tha ai. “Në mars 2021 jepeshin dëmshpërblimet e tërmetit vetëm një muaj para zgjedhjeve të prillit, – konstatoi dr. Dasho. –  Në prill 2023 jepen 50 mijë lekë shpërblim për qindra mijëra pensionistë para zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Në Ukrainë, Moska po vazhdon një luftë të paprovokuar agresioni. Në Hagë, Vladimir Putin po përballet me një urdhër arresti për krime lufte.Por në OKB, Rusia është gati të marrë përgjegjësinë e një organizmi të fuqishëm ndërkombëtar, Këshillin e Sigurisë. Nga e shtuna, do të jetë radha e Rusisë për të marrë presidencën mujore të këshillit prej 15 anëtarësh, në përputhje me një rotacion që ka qenë i pandikuar nga lufta në Ukrainë.Hera e fundit që Rusia e mbajti vaskën ishte në shkurt të vitit të kaluar, kur Putin deklaroi “operacionin e tij special ushtarak” në mes të një sesioni…

Lexo më Shumë

Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritën jeshile për ngritjen e një padie ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore. Republikani Donald Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, tha përmes një deklarate në rrjetin e tij “Truth Social” se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”. Ish-Presidenti Trump…

Lexo më Shumë

Rusia po kërkon të ndërmjetësojë një marrëveshje të re me Korenë e Veriut për të blerë armë shtesë në këmbim të ushqimit , pasi ajo kërkon të ndihmojë ofensivën e saj të vazhdueshme kundër Ukrainës , tha SHBA . Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se lufta njëvjeçare e ka “detyruar” Rusinë t’i drejtohet “regjimeve mashtruese në përpjekje për të marrë armë dhe pajisje për të mbështetur operacionet e saj ushtarake” në Ukrainë. “Kjo është pjesërisht për shkak të sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe kontrolleve të eksportit që ne kemi vendosur,” u tha ai gazetarëve në një konferencë virtuale.…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Doganave sot duhet të dëshmojë në Gjykatën Penale të Shkupit për procesin gjyqësor “Besa Trans”, në të cilin kompania si person juridik dhe menaxheri i saj, Bekim Haxhiu, akuzohen për falsifikim të certifikatës së licencës për kryerjen e transportit ndërkombëtar për autobusin me të cilin në nëntor të vitit 2021 gjatë një aksidenti në Bullgari humbën jetën 45 persona, njofton Portalb.mk. Paraprakisht, tre herë nuk dërgoi Dogana përfaqësues të tyre për të dëshmuar për rastin gjyqësor, ndërkaq gjykatësi i lëndës tha se nuk mund ta sjellë me detyrim pasi që është person juridik. Megjithatë, Dogana dha…

Lexo më Shumë

Bankat kanë një pjesë shumë të madhe gjatë përcaktimit të drejtimit në lëvizjen e ekonomisë dhe të ardhmes të shoqërive tona. Nga aplikacionet për ndjekjen e gjurmëve të CO2 deri te kreditë për centralet fotovoltaike, sot bankat në botë duhet të jenë një nga liderët për përballjen me sfidat globale në lidhje me ndryshimet klimatike, pabarazinë sociale, rrezikueshmërinë e sistemeve energjetiike dhe qëndrueshmërinë e mjedisit socio-ekonomik. Roli i lidershipit kërkon vision dhe përgjegjësi. Çfarë do të thotë bankë e përgjegjshme? Bankë e përgjegjshme në këtë kontekst, është banka që vepron në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit…

Lexo më Shumë

Numër i madh i qytetarëve që kanë marrë kredi të shpejta nga shoqatat financiare kanë probleme të mëdha duke u përballur me shpenzime enorme që disa herë e rrisin shumën që duhet ta kthejnë. Edhe pse reklamat ofrojnë mjete me 0% shkallë të interesit ose kredi pa shpenzime, megjithatë pas kësaj qëndrojnë shpenzime të fshehta për shkak të së cilave qytetarët po hyjnë në borxhe të mëdha që nuk mund t’i kthejnë. Avokati i popullit, Naser Zyberi thotë se kohës së fundit ka numër të madh të parashtesave për raste të tilla dhe kërkon ndryshimin e Ligjit për shoqëri financiare,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) planifikon që deri në shtator të këtij viti të mbaron punimet në shkollën e re të Vizbegit, ashtu që nxënësit të mund të fillojnë mësimin në këtë shkollë të re, transmeton Portalb.mk. “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot mbikëqyri aktivitetet ndërtimore të objektit të ri shkollor në lagjen Vizbegë, i cili ndërtohet me mjete nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me atë që është paraparë duhet të përfundoj deri në fillim të vitit të ri shkollor”, raportoi MASH. Shaqiri theksoi që realizuesi i punimeve ka premtuar që…

Lexo më Shumë