Bankat kanë një pjesë shumë të madhe gjatë përcaktimit të drejtimit në lëvizjen e ekonomisë dhe të ardhmes të shoqërive tona. Nga aplikacionet për ndjekjen e gjurmëve të CO2 deri te kreditë për centralet fotovoltaike, sot bankat në botë duhet të jenë një nga liderët për përballjen me sfidat globale në lidhje me ndryshimet klimatike, pabarazinë sociale, rrezikueshmërinë e sistemeve energjetiike dhe qëndrueshmërinë e mjedisit socio-ekonomik. Roli i lidershipit kërkon vision dhe përgjegjësi.
Çfarë do të thotë bankë e përgjegjshme?
Bankë e përgjegjshme në këtë kontekst, është banka që vepron në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, përmes financimit të qëndrueshëm të projekteve të cilat kanë ndikim pozitiv mbi natyrën fokusi i të cilës është më shpesh në investimin në burime të ripërtërishme të energjisë dhe bizneset me përgjegjësi sociale. Baza për punën e përgjegjshme nga ana e bankave gjithandej në botë është koncepti ESG (Environment, Social, Governance)
Çfarë mund të bëjnë bankat për të ardhmen e qëndrueshme?
Disa praktika të mira të cilat kontribuojnë ndaj qëndrueshmërisë:
- Investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë: bankat mund të promovjnë kreditë për instalimin e centraleve fotovoltaike, dhe të ndihmojnë në edukimin e klientëve të tyre. Këto investime do të zvogëlojnë konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e emisioneve të gazrave të qelqta.
- Financimi i projekteve për efikasitet energjetik: bankat mund të propozojnë kredi për zëvendësimin e pajisjeve të vjetra me të reja, pajisje me efikasitet energjetik apo për instalimin e sistemeve për ngrohje dhe ftohje të cilat shfrytëzojnë energji me më pak emisione.
- Përcaktimi i listës të aktiviteteve të cilat rrezikojnë mjedisin jetësor dhe shoqëror të cilat banka nuk do të kreditohen. Kjo listë përmban aktivitete nga fushat e ndryshme të punës të klientëve potencial siç janë praktikat joetike dhe kushtet e punës, veprimtaritë që janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin jetësor, veprimtaritë të cilat kanë ndikim negativ mbi komunitetin, si dhe subjektet juridike të cilat kryejnë veprimtari konkrete të papranueshme të cilat banka nuk do i financojë.
- Bankat të vendosin Sistemin për menaxhimin e mjedisit jetësor që do të përmbajë këto komponenta:
- Sistem intern për menaxhimin e mjedisit jetësor që të mundësohet kuptimi më i mirë dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë të shfrytëzimit personal të energjisë dhe ndikimi mbi mjedisin jetësor;
- Menaxhimi me rrezikun nga mjedisi jetësor te kreditimi përmes vlerësimeve të përhershme dhe themelore dhe me inkorporimin e çështjeve nga mjedisi jetësor në procesin e miratimit të kredive, njëkohësisht të rrisin vetëdijen e klientëve për mjedisin jetësor;
- Të promovojnë „financimin e gjelbër “.
- Digjitalizimi i proceve dhe investimi te njerëzit: bankat gjithsesi duhet të nisen nga vetja, të digjitalizojnë dhe automatizojnë proceset dhe të trajnojnë të punësuarit në mënyrë përkatëse. Zvogëlimi i përdorimit të letrës si një nga hapat kryesore të cilat banka i ndërrmerr në drejtim të kalimit të plotë në sferën digjitale gjatë punës.
- Zbatimi i standardeve të larta ekologjike gjatë ndërtimit, renovimit dhe pajisjes të rrjetit personal afarist me çrast në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlojmë konsumin e energjisë elektrike.
- Vetë bankat do të promovojnë elektromobilitetit në parkun e tyre të automjeteve, në energji elektrike të prodhuar nga centralet personale fotovoltaike.
- Publikisht të publikojnë raporte për qëndrueshmëri që do të përmbajë informata të detajuara të modeleve të tyre të biznesit dhe të gjithë aktivitetet të cilat ndërmerren për zvoglimin e ndikimit negativ mbi mjedisin jetësor.
A kanë interes njerëzit për investim në të ardhme të qëndrueshme?
Është jashtëzakonisht i rëndësishëm roli i bankës në këshillimin dhe informimin e klientëve për sfidat me ndryshimet klimatike dhe sfidat tjera globale, si dhe për rëndësinë e investimit në projektet e qëndrueshme. Përvojat e Bankës ProKredit tregon se rritet interesi te klientët për të ashtq. “financim i gjelbër”.
„Deri tani, rreth 20% nga portfolioja kreditore të Bankës ProKredit është plasuar në kreditë e gjelbra, e dhënë në të cilën ne si bankë e orientuar drejtë punës të qëndrueshme, jemi veçanërisht krenar. Nëse të gjithë këtë e integruam në efektet mbi mjedisin jetësor, kemi shmanguar emetimin e 18.000 tonëve CO2, ekuivalente me largimin e 9.200 automjeteve nga qarkullimi për një vit “– thotë Emilija Spirovska nga Bordi drejtues i Bankës ProKredit, duke shtuar se vlerësimi përkatës i rrezikut ekologjik gjatë bashkëpunimit me çdo klient është i detyrueshëm me qëllim që të shmanget plasimi i mjeteve në projekte të papërshtatme ekologjike apo sociale.
Më mbështetje të investimeve në burime të ripërtërishme të energjisë dhe bizneseve me përgjegjësi shoqërore, plasimi i kredive të volitshme, bankat i nxisin klientët e biznesit të kufizojnë varësinë e tyre nga karburantet fosile dhe të kalojnë drejtë modeleve të qëndrueshme afariste.
„Për shkak të rolit tonë proaktiv dhe këshilldhënës, kompanitë të cilat janë klientë të Bankës ProKredit investojnë në centrale fotovoltaike për përdorim personal madje tre herë më shumë në raport me kompanitë tjera të tregut. Kështu, deri tani kemi financuar mbi 120 centrale fotovoltaike të vendosur në kulm me mbi 40 MV kapacitet të instaluar.“ – theksoi Spirovska.