Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje mbrëma (02-prill) rreth orës 23:00, në një objekt hotelierik në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat B.H. (43) nga Tetova, pronar i objektit, F.B. (53) nga Haraçina e Shkupit dhe A.R. (56) nga Singeliçi i Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kumar e dënueshme në bazë të nenit 398 të Kodit Penal. Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për ta do të përgatiten parashtresa përkatëse. Në të njëjtin objekt, gjatë kontrollit të kryer ndaj B.A. (34) nga Çairi i Shkupit, i është gjetur një thikë dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës në bazë të nenit 80 të Ligjit për armë.TS
Data 14.08.2026
Aktuale
- Koncesioni mori 86 mln euro për 10 vjet/ Operatori i Sterilizimit hap tender tjetër 50 mln euro për shërbimin e dializës, kohëzgjatja 4-vjeçare
- MPJ: Pesë familje nga Maqedonia e Veriut kërkojnë evakuim nga zjarret në Greqi
- Shoferi nga Strumica privohet nga liria pas aksidentit fatal, humb jetën 19-vjeçarja
- Kapet duke ndezur zjarr pranë rrugës Tetovë–Grupçin, arrestohet 61-vjeçari nga Zhelina
- Ndiqni Zana për të vizituar tregun e natës
- Vazhdon betonizimi, u rrit numri i lejeve të ndërtimit
- AMSM: Trafik i shtuar në rrugë, situatë e qetë në pikat kufitare
- Kufizime në autostrada për automjetet mbi 20 tonë, nga ora 11:00 deri në 17:30



