Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me prodhimin e preparateve për flokëDallimi i madh midis njerëzve të suksesshëm dhe të atyre të pasuksesshëm qëndron në atë që të suksesshmit punojnë gjithë ato që të pasuksesshmit nuk duan, thotë miliarderi dhe ndërmarrësi John Paul DeJoria.Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me preparate të flokëve, Paul Mitchell, mirëpo në moshën 16-vjeçare ka bërë punë të imta në një punëtori të pastrimit kimik.Ka vendosur varëse, ka pastruar dysheme dhe është paguar 1,25 dollarë në orë.“Një ditë erdhi shefi i cili ishte shumë i rreptë dhe më tha që dëshiron të flasë me mua. Në çastin e parë kjo nuk më tingëlloi mirë. Më tregoi se si një ditë më parë kishte punuar deri natën vonë, dhe se si në një moment ka vërejtur që nuk ka pluhur nën tepih, as edhe nën mobilie”, kujton DeJoria.“As që e kam imagjinuar që dikush mund të punojë punën e vet aq mirë kur askush nuk e sheh – më tha shefi dhe menjëherë më shtoi pagesën prej 25 centësh”.Sipas asaj që ka mësuar si 16-vjeçar, DeJoria konsideron që suksesi nuk qëndron në atë sa para keni dhe në çfarë pozicioni jeni.“Sukses është sa mirë e bën punën tënde kur askush nuk të sheh”, thekson DeJoria, sot një miliarder.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Monika Lubonja reagon edhe njëherë pas publikimit të PAMJEVE me Adi Hilën – kësaj radhe paska goditur rëndë
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar



