Author: Hamdi Kumanova

Gjykata Themelore në Gjakovë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj të pandehurin H.H. për ngacmim seksual. Ai akuzohet se me datë 08 mars 2023 në një rrugë të Gjakovës me dashje i ka ngacmuar seksualisht vajzat e mitura. Bëhet e ditur se ato kanë qenë duke ecur në këmbë dhe e kanë parë të pandehurin të zhveshur dhe duke bërë gjeste e duke e ekspozuar organin gjenital në drejtim të tyre. Të gjendur në këtë situatë, vajzat kanë ndërruar rrugën, por i pandehuri ishte veshur dhe nisur…

Lexo më Shumë

Nga tre inspektorë të sapopunësuar në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit vitin e kaluar, njëri nuk është paraqitur fare në punë. Ai u pushua menjëherë nga puna dhe dy të tjerët vazhduan trajnimin për të marrë leje pune. Telashet për institucionin me staf nuk mbarojnë këtu, pasi këtë vit nuk do të kenë mundësi për punësime të reja, shkruan Meta.mk. Aktualisht në këtë institucion punojnë 29 persona, nga të cilët 24 janë inspektorë dhe duhet të jenë 53. Por, pavarësisht kësaj, kërkesa e tyre drejtuar Qeverisë që t’u lejohet shtimi i numrit të të punësuarve këtë vit u refuzua. Inspektorët ende…

Lexo më Shumë

Stafi mekanik dhe ekzekutiv i HM Transport kanë njoftuar se kanë nisur bojkotin kur treni i pasdites për Manastir nuk është nisur. Ata kërkojnë rritje të vlerës së poenëve për 30 për qind, tu paguhet pjesa e dytë e pagës për muajin shkurt, tu paguhet puna e natës për konduktorët dhe pagesën për numrin e reduktuar të ekzekutorëve në përputhje me nenin 168 të kontratës kolektive. Sindikata po ashtu kërkon punësimin e 40 makinistëve, për të cilat, siç thonë ata, në muajin shkurt kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Financave dhe Qeveri. – Bojkoti…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës. Përmes një cicërime në Twitter, ambasadori gjerman ka mbështetur deklaratën e BE-së e cila ka dënuar ashpër djegien e veturave me targa RKS së fundmi në veri. Ai beson se institucionet e Kosovës do të hetojnë rastet tërësisht dhe do të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. “Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar Rohde.

Lexo më Shumë

VMROa-DPMNE kërkon që të zvogëlohen pagat e zyrtarëve. “600 mijë qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë. Në kushtet e krizës ekonomike, inflacionit enorm dhe varfërisë, gjëja e fundit që duhet bërë është rritja e pagave të zyrtarëve. VMRO-DPMNE kërkon që menjëherë të zvogëlohet dhe korrigjohet koeficienti për kompleksitetin e vendit të punës, me çka do të zvogëlohen pagat e zyrtarëve”, tha sot në një konferencë për media, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Marija Miteva. Ajo përmendi se “zyrtarët nuk duhet të jenë qytetarë të një rendi të veçantë, por shërbëtorë të popullit”. (INA)

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediet vendase bëjnë me dije se thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë İslahiye, një qytet dhe selia administrative e rrethit İslahiye të provincës Gaziantep në Turqinë jug-qendrore. Ndërkohë kujtojmë se kjo është dhe një ndër rajonet më të prekura ku me 6 shkurt nga tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë humbën jetën mbi 50 mijë qytetarë në Turqi dhe në pjesën e Sirisë.

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar një kosovar në Pikën Kufitare në Morinë. Personi i arrestuar ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge për shitje të kokainës. 39 vjeçari kosovar do të arrestohet në Belgjikë nga autoritetit shqiptar. “Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSH-së, kanë ndaluar shtetasin kosovar B. G., 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol NCB Brussels, për veprën penale “Tentativë për posedim blerje ose transport të kokainës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar Kodi Penal i Belgjikës. Interpol Tirana…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf. “Në takim u bisedua mbi integrimin evropian, ndryshimet kushtetuese dhe planin e Qeverisë për të arritur synimin këtë vit, me ç’rast Grubi e ka informuar ambasadorin Graf se Qeveria ka draftuar planin zbatues për ndryshimet kushtetuese dhe ka filluar përgaditjet për realizim. Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit evropian dhe reformat në vend. Bashkëbiseduesit gjithashtu…

Lexo më Shumë

Shpejtësia e karikimit të baterisë së shpejti do të shkojë në një nivel të ri, si dhe pritet një rritje e kapacitetit të baterive në telefona. Prodhuesit kanë filluar të krijojnë dhe disa tashmë po planifikojnë të zbatojnë teknologji të reja të karikimit të shpejtë të baterive. Ngarkuesit me fuqi deri në 300W na presin së shpejti. Gjatë periudhës së ardhshme, kompanitë OnePlus, Realme, Oppo dhe të tjera duhet të zbatojnë karikimin e shpejtë të baterisë 300W në telefonat e tyre. Përveç rritjes së shpejtësisë së karikimit, ne presim edhe një kapacitet më të madh të baterisë.…

Lexo më Shumë

Dje (30-mars) rreth orës 13:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 32-vjeçaren B.J. nga një fshat i Gostivarit, e cila paraprakisht kishte kanosur me mjet të mprehtë punonjësit në Spitalin Modular në Gostivar dhe kishte dëmtuar një pjesë të inventarit të brendshëm. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

“Ne nuk na duhen kufi, unë e paramendoj Ballkanin Perëndimorë pa kufij dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, kështu deklaroi sot në Beograd kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë qenë vendet e vetme të cilat nuk kanë pasur kufi mes vete, ndërkohë që tani përkundrazi, janë të vetmet që kanë kufi mes vete. “Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani…

Lexo më Shumë

Nisma e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, QUAD i Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, në Rusi është shpallë “anti-serbe” dhe si “presion ndaj Serbisë”. “Ky është një komunitet pro NATO-n dhe kundër Rusisë”, shkruan agjencia ruse e regjimit Sputnik. Russia Today, media e regjimit të Putinit e sheh iniciativën e Kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut si tentim për izolimin e Serbisë. Për të njëjtën nismë shkruajnë edhe mediat serbe pro-Viçiqit: “Vendet e rajonit formuan një Ballkan të ri Perëndimor pa Serbinë! Plani u sajua…

Lexo më Shumë