Deponitë e egra në Kumanovë, ndër vite paraqesin problem serioz, sepse ato mund t’i hasësh kryesisht në sipërfaqe të pastra ekologjike. Edhe përkundër faktit se të njejtat disa herë brenda vitit pastrohen, megjithatë qytetarët e pandërgjegjshëm sërish i hudhin mbeturinat në vendet e njejta. Ekipet e NP “Pastrim dhe gjelbërim” sërish do t’i pastrojnë këto deponi. Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se në territorin e Kumanovës ekzistojnë dhjetëra deponi të këtilla.
“Në bisedë me kryetarë të disa bashkësive vendore marrim informata se ku duhet të intervenojmë me pastrimin e deponive të egra . Në kuadër të bisedimeve kryetarët , dhe në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës dhe shërbimet kompetente të inspeksionit do të bëjmë pastrimin e tyre.”, tha drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, Daniell Stojçevski.
Këtë vit pstrimi po bëhet me mekanizmin e ri, të cilin komuna e ka siguruar përmes kredisë nga Banka botërore, kurse për pastrimin e deponive të egra janë ndarë dy million denarë.
“Gjithsesi duhe të punojmë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve. U apeloj që të mos ndikojnë në ngritjen e deponive të këtilla të egra, të cilat me të vërtetë janë të dëmshme për shëndetin, por edhe e dëmtojnë ambientin jetësor. Gjithashtu u apeloj shërbimeve të inspeksionit përkatës që të reagojnë me kohë dhe ti kapin qytetarët e pandërgjegjshëm.”, tha Stojçevski.
Nga ndërmarrja “Pastrim dhe gjelbërim” njohtuan se aksioni për pastrrimin e deponive të egra do të zgjasë deri kah fundi i muajit qershor.
FATLUM AQIFI