Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje ka shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Sipas MPB-së, janë shqiptuar pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për folje të pacertifikuara të vendosura (xhama të lyer), dy sanksione për shoferë fillestar.
Author: Hamdi Kumanova
Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e nëntë. Këtë gjë e kanë bërë të ditur edhe nga policia. “Më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O (15), po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Po merren masat për gjetjen e personave”, thonë nga policia. Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione në lidhje me vajzat t’i…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit policor Tabanoc është kontrolluar një automjet “porshe kajen” me targa rumune i drejtuar nga J.O. (60) nga Repuiblika e Turqisë, tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme të padeklaruara në vlerë prej 31.000 euro, informon Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb. Siç potencojnë nga MPB-ja, paratë i janë dorëzuar Drejtorisë dopganore, ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentacionit të plotë të rastit kundër tij pritet të dorëzohet parashtresë përkatëse.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, në një intervistë për mediumin opozitar serb, Nova.rs, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës më së largu deri më 18 prill duhet të propozojë të paktën një model se di duhet të duket vetë-menaxhimi për komunitetin serb në Kosovë. “Aneksi i Zbatimit të Marrëveshjes thotë se përgatitjet duhet të fillojnë 30 ditë pas pranimit të Marrëveshjes. Me sa e di unë janë rreth 15 propozime të BE-së se si të përshtatet [vetë-menaxhimi] në kornizën ligjore të Kosovës”, ka thënë Rashiç fillimisht. Sipas Rashiç, edhe serbët e Kosovës duhet…
Rusia e mori të shtunën presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pavarësisht nga thirrja e Ukrainës që anëtarët e këtij organi ta bllokonin këtë veprim. Secili nga 15 shtetet anëtare e merr presidencën e Këshillit të Sigurimit për një muaj. Herën e fundit kur Rusia e kishte presidencën, në shkurtin e vitit të kaluar, Moska e nisi pushtimin e Ukrainës, raporton televizioni BBC. Kjo do të thotë se Këshilli i Sigurimit tani udhëhiqet nga një shtet, presidenti i të cilit është subjekt i një fletarrestimi ndërkombëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nën dyshimin për krime lufte. Pavarësisht nga…
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur shkaku i një stuhie që bëri që çatia e një teatri në Illinoi të SHBA-së të shembej. Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 sipas kohës lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve. Shefi i zjarrfikësve, Shaën Schadle, u tha gazetarëve se 28 persona u dërguan në spital, ndërsa pesë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Një seri tornadosh të fuqishme u regjistruan në disa shtete amerikane të premten, duke lënë të vrarë të paktën katër persona në vend. …
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë dhe herë pas here e fortë (mbi 70 km/h) nga drejtimi jugperëndimor në pjesët perëndimore. Pasdite do të jetë moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos në pjesët lindore. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me diell. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka shpallur Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor, përmes faqes elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me paraqitjen përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Skuls.mk. Numri një i dikasterit të arsimit, Jeton Shaqiri, përmes një komunikate inkurajon nxënësit të bëjnë…
Me 100 gjoba ditore dënohet tetovari sepse në rrjetin social Facebook ka fyer ish-ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni Prokuroria themelore publike në Tetovë, në gjykatën kompetente ka dorëzuar Propozim për dhënien e fletarrestit penal kundër 40-vjeçarit nga Tetova, i cili akuzohet për veprën penale cenim i reputacionit të shtetit të huaj. – Me një koment me përmbajtje vulgare dhe fyese në rrjetin social Facebook, më datë 04.12.2022, i akuzuari ka ekspozuar për tallje ambasadorin e atëhershëm të SHBA-së në vend dhe në këtë mënyrë ka kryer krimin, njofton Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun në Prokurorinë Publike. të…
Personeli mekanik dhe ekzekutiv i HM Transport sot në ora 12 kanë filluar bojkot, ndërsa në ora 14:30, siç paralajmërojnë, nuk do të niset as treni për Manastir. Kërkojnë rritje të vlerës së pikës për 30 për qind, pagesë të pjesë së dytë nga paga për muajin shkurt dhe pagesë për punë natën për konduktorët. Nga sindikata kërkojnë edhe punësim për 40 makinistë, për çka, që në shkurt kanë dërguar kërkesë deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Financave dhe deri te Qeveria. “Bojkoti do të zgjat deri në plotësimin e kërkesave. Edhe të lëshojnë pagë…
Memorandumi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë u nënshkrua nga ministri serb për punë të brendshme, Bratisllav Gashiq dhe homologu nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk. “Memorandum i cili u nënshkrua menjëherë në mbledhje plenare të Qeverive të të dy vendeve, do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror, posaçërisht përmes Pikëkalimit Kufitar Tabanoc-Preshevë, për zvogëlimin e turmës në pikëkalimin kufitar gjatë sezonit turistik, e që është në interes të qytetarëve e të dy vendeve si dhe të gjithë atyre që i shfrytëzojnë pikëkalimet kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisës së…
Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen grate në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë” Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu. Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e grave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet. …

