Sot rreth orës 8 në afërsi të një pastiçerie në Kapishtec të Shkupit, përpara një kazinos është vrarë një burrë nga Haraçina, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Sipas informative të Policisë, në orën 08.05 minuta, në kazinon e cila ndodhet në bulevardin “M.T.Gologanov” te një pastiçeri, është paraqitur se është gjuajtur me armë ndaj 46-vjeçarit nga Haraçina me inicialet N.A., i cili nuk u ka mbijetuar plagëve. Nga ana tjetër, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit ka kryer kontroll në vendngjarjen në kazinon ku ka ndodhur vrasja. “Sipas informatave të para, burri…
Author: Hamdi Kumanova
Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (30-mars) rreth orës 15:30 kanë privuar nga liria 46-vjeçaren L.K. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, e cila ishte raportuar nga bashkëshorti i saj 63-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht mbrëmjen e kaluar, pasi paraprakisht e kishte kërcënuar me thikë të mprehtë djalin e tyre. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Mbrëmë (31-mars) rreth orës 03:45, në rrugën Mirce Acev në Tetovë, është privuar nga liria 37-vjeçari A.K. nga Poroi i Tetovës, i cili kishte tentuar të kryejë një vjedhje në një automjet të parkuar Volkswagen Golf me targa të Tetovës, por është vërejtur deri sa ka qenë duke kryer veprën penale dhe është raportuar. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar, kështu që kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.TS
Vetëm disa muaj më parë, pak njerëz mund ta paramendonin se kandidati presidencial në Mal të Zi, Jakov Millatoviq, ishte në rrugën e duhur për të rrëzuar nga pushteti udhëheqësin më jetëgjatë të Evropës të zgjedhur në mënyrë demokratike.Në fakt, ekonomisti 36-vjeçar, i shkolluar në Perëndim, nuk ishte as zgjedhja e parë e partisë së tij për të kandidat për postin e presidentit. Por, tani ai është pak mbrapa kundërkandidatit të tij, presidentit aktual, Millo Gjukanoviq, i cili doli i pari me vota në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 19 mars.Por, që nga rundi i parë…
Uji Nabiz/nabidh ishte pija e preferuar e Profetit Muhamed. Është bërë në mënyrë të thjeshtë, dhe është ideale për konsum gjatë muajit të Ramazanit. Ka veti alkalizuese, që do të thotë se forcon kockat, mbron nga sëmundjet kronike, parandalon shfaqjen e qelizave kancerogjene dhe largon në mënyrë efektive toksinat nga trupi. Meqenëse përmban një sasi më të madhe të fibrave, mund të përmirësojë edhe tretjen. Si të bëni ujë nabidh Përdorni 12 hurma pa kokrra ose tetë lugë rrush të thatë dhe katër gota ujë. Thithni hurmat ose rrushin e thatë në ujë dhe mbajini në një vend të…
Është anuluar seanca gjyqësore për parregullsinë në dokumentacione të kompanisë “Besa Trans” pasi që pronari i kësaj kompanie, Shaban Hoxha ende nuk është kthyer prej jashtë shtetit pasi kishte shkuar 1 muaj më herët sipas tij, për shkak të rastit të vdekjes të një familjari të afërm. Deri tani disa herë janë anuluar seancat gjyqësore për këtë rast ndërkaq në një prej autobusëve të kësaj kompanie, e cila sipas prokurorisë, ka përdorur certifikatë licence e cila nuk ishte lëshuar nga organet kompetente të vendit, në nëntor të vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti në Bullgari, humbën jetën 45…
Pacientët humbin mijëra denarë sepse nuk dinë maqedonisht, drejtori Faton Ahmeti i pakapshëm Luftë, jetë të humbura, marrëveshje paqësore… E gjithë kjo që të respektohet gjuha dhe flamuri i shqiptarit të Maqedonisë. Por 22 vite pas luftës, gjuha shqipe nuk po respektohet edhe pse ka ligj që e përcakton këtë çështje. Tabela para institucionit në dy gjuhë, por një kërkesë të thjeshtë nuk mund të dorëzohet në gjuhën shqipe. I operuar, dy herë vjen nga Tetova për të marrë një vërtetim të thjeshtë se ka qenë i punësuar kur e ka kryer operacionin, por endet prej një…
Zyrtarët policorë të SPB Tetovë gjatë ditës së djeshme arrestuan 29 vjeçarin për sulm ndaj prindërve. “Dje më 29 mars rreth orës 22:10, kanë privuar nga liria 39 vjeçarin V.L, i cili 20 minuta më herët e kishin denoncuar prindërit e tij për sulm fizik”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga policia theksojnë se ai është mbajtur në stacion policor për zbardhjen e rastit. Pas zbardhjes së rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë adekuakte ndaj tij.
Sipas portali “Capology”, i cili merret me financat në futboll, është llogaritur se sa ka fituar kroati Luka Modriç deri më tani në karrierën e tij futbollistike. Sipas këtij portali, përfitimet e përgjithshme të Modriçit në karrierë deri më tani kanë qenë mbi 136 milionë euro, ndërsa këtë vit do të kalojnë shifrën prej 140 milionë eurosh. Po ashtu, thuhet se mesfushori kreativ përfiton 420. 769 euro në javë nga Reali që kap shifrën vjetore prej 21.88 milionë eurosh. Luka Modriç është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012, ndërsa me klubin mbretëror ka fituar gjithçka që mund të…
Nga nesër, e shtunë, teleferiku në Vodno do të punojë një orë më shumë. pra nga ora 10 deri në orën 18.00. Sipas vendimit për orarin e muajit prill, nga ora 17:00 deri në 17:30 është udhëtimi i fundit nga poshtë drejt majës, domethënë në orën 17.45 është udhëtimi i fundit nga lart poshtë. Çdo e hënë dhe çdo e martë e fundit të muajit janë ditë jo pune për teleferikun.
Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të ashtuquajturit “propozim francez”, i cili në thelb është një konsensus i Bashkimit Evropian (BE), me mbështetjen e politikës së jashtme të lartë amerikane, është kundërshtim i politikës perëndimore në Maqedonisë së Veriut, kështu vlerëson në një prononcim për Indeks.mk, politikologu Blagojçe Atanasoski. “Ky kundërshtim është kundërshtim i politikës perëndimore në Maqedoninë e Veriut dhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ja për ‘Levicën’ edhe mund ta kuptojmë disi që këtë që po e bënë është ‘normale’, por…
Nga fillimi i vitit, Agjencia për Punësim, leje pune ka dhënë për dy persona nga Nepali dhe 10 nga Pakistani. Nga Bangladeshi nuk ka pasur të interesuar. Brenda një viti, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut, mund të lejojë 5.000 punëtorë të huaj, sipas kuotës së konstatuar nga Qeveria, kurse tashmë janë dhënë mbi 3.000 leje. Më së shumti je jepen për punëtorët nga fqinjësia dhe Turqia. Në Maqedoninë e Veriut, sic percjell KlanM, tashmë një kohë të gjatë punojnë punëtorë nga Turqia nëpër objekte që ndërtohen nga investitorë turq dhe në ndërtimin e autostradave nga firmat kineze, kurse vijnë…

