Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shprehet se heqja e “20%” nga Kushtetuta dhe të qëndrojë prerazi “gjuha shqipe”, duhet të ndodhë tani, me ndryshimet kushtetuese të cilat parashohin futjen e bullgarëve si komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut. Kryetari Taravari thotë se pjesë e këtij momenti historik do të jenë të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe ato maqedonase, duke permendur liderër e tyre Dimitar Kovaçevski të LSDM-së dhe Hristijan Mickoski të VMRO-DPMNE-së. “Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 gjoba, nga të cilat 79 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, tetë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. “Janë vendosur nëntë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), katër gjoba për folie të pacertifikuara (xhama të lyer), 3 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës”.…
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, mbrëmë në TV21 ka folur për Bashkimin Evropian dhe përfitimet nga projektet e financuara nga Unioni. Ai tha se ka përfitime konkrete për qytetarët, ndërsa përmendi promovimin e javës së kaluar për stacionin filtrues në Shkup, i cili do të kushtojë 80 milionë euro. “Rreth rolit të organizatave qytetare. Duhet të fillojmë nga jeta e përditshme e qytetarëve. Javën e kaluar promovuam 80 milionë euro për stacionin pastrues në Shkup. Kjo është shumë konkrete. 80 milionë euro nga IPA 23 i ridestinuam drejt sistemit energjetik, që ta kalojmë dimrin. Kjo ishte ndihmë nga BE-ja”.…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023, përmes portalit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https:// e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitjen e nxënësve të shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Schools.mk. Në shkollat ku do të paraqiten numër…
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, ku ka realizuar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq u konfirmua partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Në takim u diskutua për iniciativat rajonale, të cilat janë mundësi për perspektiva dhe avancim edhe më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë. “Qëllimi i Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është zhvillimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë në tregun e vetëm evropian dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq shkëmbyen mendime…
Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të vijnë për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (29.03.2023) në kuader të projektligjit të ri të migrimit të fuqisë punëtore. Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, tha në konferencën e shtypit në Berlin se ky kontingjent do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë vetë në vit. Por ministri shtoi se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera, shkruan DW. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti…
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizohen dispozitat nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, i bëri thirrje Qeverisë që të gjendet zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet çështja përmes uljes së pikave. “Vlerësoj se është e pahijshme që në kohë të krizës ekonomike të rriten pagat të cilat paguhen nga buxheti i shtetit”, deklaroi për MIA-n presidenti Pendarovski. Me vendim të Gjykatës Kushtetuese më 21 mars janë shfuqizuar neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga njësiti kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë pranë SPB-Kumanovë ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.T. nga Kumanova. Gjatë bastisjes që është kryer ndaj tij është gjetur marijuhanë, ndërkohë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar edhe 10 paketime të tjera me marijuahën dhe një peshore digjitale. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Një grua shqiptare rreth 60-vjeçe është vrarë me thikë në Itali. Ajo punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni. Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria. 62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.
Në një videomesazh të enjten mbrëma, duke shënuar 400 ditë nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën e tyre. “Heroizmi i ukrainasve do të mbetet i paharrueshëm në të gjithë botën”, theksoi ai. “Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokat tona dhe nuk do ta lëmë armikun të mbetet pa u ndëshkuar”, u zotua ai. “Le të bëjmë gjithçka që të vijë dita më shpejt që të mund t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë”, tha presidenti Zelensky në mesazhin e tij.
Telefonata e parë nga një cellular u bë më 3 prill 1973, nga një telefon DynaTac Motorola në madhësinë e një kutie këpucësh në qytetin e Nju Jorkut. Protagonist i këtij momenti historik është inxhinieri amerikan Martin Cooper. “Ne në Motorola e kemi bërë këtë, telefonia celulare është një realitet,” thotë Cooper, në thirrjen e parë “wireless” të bërë ndaj rivalit të tij të drejtpërdrejtë, studiuesit të Bell Labs, Joel Engel. Por vetëm shumë vite pas asaj telefonate të parë, eksperimenti arrin të ketë një audiencë më të gjerë falë caktimit të frekuencave të para dhe më pas marketingut të…
Akti i fundit i kreut të Qeverisë në prag të fushatës elektorale për të shpërndarë para në shtresat më të varfra të popullsisë, siç janë pensionistët, ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Dr. Erion Dasho, kritik i vëmendshëm i zhvillimeve në Shqipëri, vërejti se sa ka avancuar blerja e votave: Tani nuk del kandidati me thes më dorë, tani thesin e hap shteti tha ai. “Në mars 2021 jepeshin dëmshpërblimet e tërmetit vetëm një muaj para zgjedhjeve të prillit, – konstatoi dr. Dasho. – Në prill 2023 jepen 50 mijë lekë shpërblim për qindra mijëra pensionistë para zgjedhjeve të…

