Villma Ruskoska është shkarkuar nga funksioni i prokurores, mëson TV21. Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorit pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga 5 anëtarë, me shumicë votash e kanë shkarkuar Villma Ruskoskën nga funksioni i prokurores. “Për një ish-prokurore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të nenit 91 paragrafi 6 nga Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që të dorëzojë propozim për shkarkimin e saj nga Këshilli…
Author: Hamdi Kumanova
Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të materialeve pornografike në Veles, ku viktimë është një 14-vjeçare, zgjerohet edhe me 10 persona tjerë. Prej tyre 6 dyshohen për tregti me fëmijë, dy për keqpërdorim seksual dhe dy të tjerë për prodhim dhe distribuim të pornografisë fëmijërore, njofton KlanM. Dhjetë persona nga Shkupi, Velesi dhe Tetova dyshohen për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të materialeve pornografike. Sipas komunikatës së PTHP-së, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bazë të dëshmive të grumbulluara gjatë procedurës hetimore ka zgjeruar procedurën kundër dhjetë personave. Me veprimet që përshkruhen në urdhërin për zbatimin…
Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca e Tetovës, dje (29-mars) rreth orës 13:50 në SPB Tetovë ka raportuar, se djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë dhe nga 38-vjeçari Sh.O. nga ky fshat. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Gra dhe vajza, bëhuni të zëshme dhe të guximshme sepse ky është hapi drejt lirisë së vërtetë, drejt lirisë së fjalës, lirisë së zgjedhjes, lirisë së jetesës. Jini të zëshëm dhe të guximshëm, ndërsa institucionet janë këtu për t’ju dëgjuar dhe mbështetur, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në konferencën dyditore rajonale “Sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së, me zë të lartë dhe me guxim i lëvizim kufijtë”, që mbahet në Shkup. Në fjalimin e saj përshëndetë, Ministrja Trençevska bëri një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara në kuadër të…
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Shkup-Kumanovë, ku një furgon ka aksidentuar kamionin e Ndërmarjes Publike të rrugëve Shtetërore të cilët ishin duke punuar në autostradë. Sipas informacioneve të Klan M, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin se si erdhi deri te aksidenti, ku sipas informacioneve jozyrtare nuk kishte shenjë sinjalizuese.
Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska thotë se heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta mund të pres një mundësi tjetër, ndërsa tani forcat duhet koncentruar në rrugën Evropiane. Sipas Lluarevskas prioritet mbetet ndryshimi i preambulës. Në emisionin “Rruga drejt…” që transmetohet sonte në orën 22:20 në Alsat, Llukarevska foli edhe për abrogimin e Qeverisë teknike dhe ndryshimin e modelit zgjedhor. “Nuk guxojmë të dalim nga kornizat sepse me të vërtetë konsideroj se gjendemi para një vendimi të rëndësishme shtetëror dhe politik të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Nuk guxojmë të lejojmë që të negociohet për çështje të cilat gjithsesi se mund t’i…
Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur me hetimet e ngritura të Prokurorisë themelore për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, për procedurat me kompanitë për mbikëqyrjen e punimeve në Korridorin 8 dhe 10D. “Kjo prokurori në këtë moment i ndërmerr veprimet e duhura të prokurorisë publike, për shkak të procedurës në të cilën ndodhet lënda më tepër njoftime për opinionin nuk mund të japim për momentin , kur të mund të jepen informata për veprimet që i ndërmori prokuroria dhe vendimi i sjellë eventual do të njoftoheni në kohë”, deklaroi Lubomir Joveski, Kryeprokuror. Lënda për tenderin e mbikëqyrjes së Korridoreve…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në fillim të këtij viti, numri i nxënësve të rregullt në shkollë fillore ka qenë 185.099 nxënës. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, ky numër është ulje prej0.8% në krahasim me vitin shkollor paraprak. Numri i nxnënësve në shkollat e mesme në fillim të vitit ka qenë 69.227, që edhe kjo është ulje prej 2.5% në krahasim me vitin e kaluar paraprak. Rënie të numrit, sipas të dhënave të ESHS, ka edhe numri i foshnjave të lindura në krahasim me vitit paraprake. “Në tremujorin e katërt të vitit 2022…
Në Selinë e Integristëve në Tetovë është mbledhur Këshilli Mbykëqyrës i kësaj partie për të bërë raportin që duhet të diskutohet në mbledhjen e së Shtunës në BDI. Jo zyrtarisht, siç mëson Klan Maqedoni në këtë raport pritet të analizohet se a është shkelur statusi i partisë nga i ashëquajturi ”Grupi i Zjarrit” me tubimet të cilët këto të fundit kanë mbajtur me qytetarët. Në këtë takim nuk është parë Musa Xhaferi anëtarë i këshillit mbikqyrës. /KlanMacedonia/
Shqiptimi i aktgjykimit vijon pasi biznesmeni në seancën e parë të mbajtur më 20 mars të këtij viti e pranoi fajin dhe procedura për atë u bë ndaras. Atëherë me atë në bankën e të akuzuarve u ul edhe Cvetan Pandelevski dhe Jovanço Taskovski. Pandelevski nuk e pranoi fajin dhe para gjykatës tha se nuk e kupton aktakuzën dhe nuk ndjehet fajtor, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë. Biznesmeni Zoranço Mitrovski në rastin “Perandoria” u dënua me dy vite burg me kusht që nuk do të zbatohet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Aktgjykimin i…
Spanja po përballet me temperatura të larta ende pa nisur stina e verës. Në disa qytete, termometri ka shënuar mbi 31 gradë. Në zonat veriore të vendit, që kanë një klimë me të ftohtë, gjatë nisjes së kësaj jave temperatura ka qenë 28 deri në 30 gradë. Kurse në zonën e Mesdheut, termometri shënuar më tepër se 31 gradë. Kjo ka bërë që për shkak të klimës së ngrohtë turistet t’u drejtohen plazheve. Por rritja e temperaturave në këtë periudhë të vitit është e pazakontë. Ekspertët paralajmërojnë se Mesdheun këtë vite e pret një verë me temperatura ekstreme. Spanja, Italia…
Agjencia më e lartë e sigurisë në Rusi ka deklaruar se është arrestuar një gazetar i mediumit amerikan Wall Street Journal mbi dyshimet për spiunazh. Asnjë dëshmi nuk është dhënë për këto pretendime. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike – tha të enjten se Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi që dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar. Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta…

