Gjatë ditës së djeshme, në sipërfaqen publike në afërsi të sallës ,,Boris Trajkovski” nga persona të panjohur në mënyrë të paligjshme janë hedhur përafërsisht 15 metra kub mbetje nga paketimet Eko – Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka zhvilluar bisedë informative – edukative me personat përgjegjës nga Arena, pas së cilës ekipet e Ndërmarrjes kanë ngritur dhe transportuar mbetjen. Njëkohësisht, në prag të hapjes ceremoniale të Universitetit “Nënë Tereza”, me vendndodhje në vendbanimin Tophanë të Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup ka bërë pastrimin e plotë të rrethinës së universitetit, gjatë të cilit nga sipërfaqet publike dhe të…
Author: Hamdi Kumanova
MPB Maqedoni po vazhdon me hetimet për zbulimin e personave që kanë kërcënuar me bomba. Ministri Oliver Spasovski, njoftoi se për momentin nuk mund të jep asnjë informacion deri ku janë hetimet, por se opinioni do të njoftohet në kohë për të gjitha, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Hetimet bëhen në institucione, e jo në media dhe opinion. Për momentin nuk mund të jap detaje. Është mirë të ndiqen informacionet që vijnë nga institucionet relevante. Tani ka shumë informata por edhe dezinformata”, tha Spasovski. Ai shtoi se aktualisht është duke u hetuar një grup dhe kur të sigurohen provat e nevojshme do…
Gjykata e Apelit në Shkup sot ka shtyrë seancën për lëndën “Titanik 2” për me datë 13 prill në ndërkohë që ish-shefit të Policisë Sekrete i vjetërsohet vepra në këtë lëndë me datë 7 prill. Arsyeja e shtyerjes së seancës gjyqësore sot ishte mungesa e katër të akuzuarve, edhe atë Menduh Thaçit, Vllatko Sajkovskit, Aneta Stefanova dhe Sasho Srcev. Gjykatësi Gjoko Ristov nga ana tjetër tha se nuk ka dëshmi që të akuzuarit kanë pranuar ftesë të rregullt për në seancën e sotme. I pranishëm ishin i akuzuari Sasho Mijalkov dhe Bedredin Ibraimi. Ky i fundit theksoi se edhe pse…
Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Dhoma Publike”, raporton Portalb.mk. Vendimi është marrë në një seancë të mbajtur dje nga Këshilli i veprave penale në Gjykatën Supreme. “Këshilli i veprave penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi Aktgjykim Kvp2.nr.23/2023, me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të Gjykatës Themelore Penale Shkup K.nr.1851/21 të datës 11.03.2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KZH.nr.588/22 të datës 24.11.2022, i refuzoi si të pabaza”, njoftoi Supremja. Themeluesi i grupit…
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, theksoi rëndësinë e rendit të bazuar në sundimin e ligjit, duke kujtuar vizitën e tij javën e kaluar në Ukrainë, ku Rusia vazhdon sulmet e saj, transmeton Anadolu. Kryeministri Kishida foli lidhur me krizën Rusi-Ukrainë në video-mesazhin që dërgoi në “Samitin e 2-të të Demokracisë” të organizuar nga SHBA-ja, Kosta Rika, Holanda, Koreja e Jugut dhe Zambia. Duke premtuar se do të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen dhe forcimin e rendit ndërkombëtar bazuar në sundimin e ligjit si kryesuesi i G7, Kishida kujtoi atë që pa në Ukrainë javën e kaluar. “Kam parë provat e agresionit…
Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia dhe Moldavia janë vendet ku mishi konsumohet më pak. Sipas një harte të konsumit të mishit sipas vendeve në Evropë të publikuar nga faqja e internetit “Landgeist” bazuar në të dhënat e Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe banorët e Moldavisë konsumojnë çdo vit 39 kilogramë mish për banorë, përcjellë Klan M. Nga vendet e rajonit konsumin më të lartë të mishit e ka Kroacia me 80 kilogramë për banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 78 dhe Sllovenia me 70 kilogramë mish për banor. Mesatarisht, serbët hanë…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se sot para Këshillit të Qytetit të Shkupit gjendet pilot projekti me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionoje deri në 200.000 denarë, respektivisht mbi 3.200 euro gjatë blerjes së automjeteve hibride dhe elektrike nga ana e qytetarëve dhe taksive, përcjell TV21. Arsovska iu bëri thirrje këshilltarëve që të votojnë propozimin në fjalë. “Ky është pilot projekt që për herë të parë aplikohet në Maqedoninë e Veriut dhe me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionojë 200.000 denarë për automjet”, tha mes tjerash Arsovska./tv21.tv
Ligjvënësit nga Partia e Lirisë, pro-ruse, e së djathtës ekstreme u larguan nga dhoma e ulët e parlamentit të Austrisë të enjten gjatë një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, duke protestuar se fjalimi i tij shkelte neutralitetin e Austrisë. Reuters raporton se Zelenskiy iu drejtua parlamentit live, duke falënderuar Austrinë për ndihmën e saj humanitare dhe ndihmën me projekte të tilla si heqja e minave tokësore. Austria tha se neutraliteti i saj e pengon atë nga përfshirja ushtarake në konflikt dhe ndërsa ajo mbështet politikisht Ukrainën, nuk mund t’i dërgojë armë vendit në luftën e saj kundër pushtimit rus.…
Negociatat mes Di Marias dhe Juventus po vazhdojnë për rinovimin e kontratës.Tashmë kishte pasur një takim pozitiv në javët e fundit, ndërsa një tjetër ishte planifikuar për në fund të prillit, përcjell GazetaBlic Sport. Argjentinasi përsëriti se dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Torino. Familja e tij është integruar shumë mirë, ai ndihet si lider dhe mendon se qëndrimi në Itali do ta ndihmonte të shkonte në Copa America 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e shtyrë kështu kthimin në vendlindje për një vit. Prandaj ai po shkon drejt një zgjatjeje bardhezi deri në vitin 2024,…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 35 vjeçarin D.A. nga Kavadari. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një pako me marijuhanë dhe një peshore digjitale. – Advertisements – Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk
-Unë absolutisht nuk shoh asnjë arsye që të hapen dyshime për këta njerëz të ri, këtë e tha mes tjerash kryeprokurori republikan Lubomir Jovevski i pyetur për zgjedhjen për prokurorë të djalit të kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe gruas së shefit të Prokurorisë për ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, përcjell TV21. Jovevski tha se iu uron sukses të përzgjedhurve dhe se të njëjtëve iu ka folur ditën e përurimit për përgjegjësinë që kanë dhe barrën që do e mbartin në këtë funksion. “Këtyre njerëzve duhet t’u jepet shans. Këta njerëz kanë mbaruar arsimim adekuat dhe i plotësojnë të gjitha…
Me protestë një orëshe para Qeverisë, të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë për film, edhe sot për të pestën herë do ta shprehin pakënaqësinë nga pagat e tyre mujore dhe do ta përsëritin kërkesën për rritjen e pagave pas shembullit të Ministrisë së Financave. Në protestë, e cila filloi të premten e kaluar, ishte kërkuar edhe takim me ministrin e Financave, Fatmir Besimi. Pjesëmarrësit në protestë i dërguan apel ministrit të Financave ta miratojë Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë për Film, me të cilin…

