Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, SH.T. Zhang Zuo të cilin e falenderoi për mbështetjen afatgjatë të sistemit tonë shëndetësor të vendit tonë, shkruan Top24
“Falenderim i veçantë për edukimin e mundësuar të punëtorëve tanë shëndetësorë në Republikën Popullore të Kinës, të cilët punojnë në Qendrën për Mjekësi Tradicionale Kineze në Shtip. Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit me Republikën Popullore të Kinës është një sfidë për të përmirësuar marrëdhëniet e ndërsjella në shëndetësi.” shkruan ministri Mexhiti, përcjellë Top24