Ata thonë se është e padenjë më të komentohet, sepse askund në rajon infermierët nuk marrin pagë deri në minimum. Ata do të kërkojnë përfshirje më aktive të sindikatave, sepse sipas tyre, negociatat me Ministrinë e Financave nuk po shkojnë mirë.
“Mospërputhjet me marrëveshje kolektive të cilat nuk janë respektuar në këtë moment, më duket se do të zëvendësohen sërish. E kemi thënë shumë herë dhe do ta themi sërish, në bazë të koeficienteve 1 deri në 3 janë pagat tona krahasuar me mjekët, kurse bazuar në shtojcat prej 1 deri në 5. Мe rritje të tilla lineare tek të gjithë, mbetet i njëjti dallim, kështu që ne nuk përshtatemi. Na mungojnë grupe me kontratat kolektive, duhet të marrim koeficientet në bazë të të cilave punojmë në spitale dhe kjo është thelbësore.”, – deklaroi Gordana Beshioska nga Sindikata e infermierëve.
Ata thonë se nëse pajtohen të gjitha shoqatat mund të marrin edhe masa më radikale që autoritetet t’i dëgjojnë.
“Ne, në një farë mënyre, jemi të poshtëruar sa i përket raporteve të masave ligjore. Ne nuk do të ndalemi këtu, do të luftojmë bashkë me unionin, bashkë me sindikatat për të arritur qëllimin.”, – theksoi kryetari i Shoqatës së infermierëve – Gostivar, Xhevad Saliu.
Regjistrimi i fundit tregon se në vend ka 50% mungesë të infermierëve. Vetëm brenda një viti, 450 infermiere janë larguar nga shëndetësia publike, jashtë shtetit. Rreth 1.500 infermierë punojnë me kontrata dhe prej vitesh marrin honorare prej 12.000 denarë.