Shijoni natyrën e bukur, relaksohuni me muzikë dhe bëni qejf. Ky ishte mesazhi i euroambasadorit David Gir në lidhje me interesimin për propozim/ligjet për korridoret, të cilat në Kuvend u dorëzuan me flamur evropian. Ai në piknikun e organizuar në malin e Gazi Babës me rastin e ditës së Evropës, mohoi të jep deklarata politike, pasi dëshiron të shijon ditën e bukur.
“Unë do të fokusohesha sot në këtë event. Kam dhënë shumë deklarata kohëve të fundit, në lidhje me shumë probleme, por sot le të fokusohemi në parkun e Gazi Babës, njerëzit, të kënaqemi dhe të na bashkangjiteni dhe shpresoj të keni mundësi të shijoni pak ushqim dhe të dëgjoni muzikë.”, tha shef i delegacionit të BE-së në Shkup, David Gir.
VMRO: Ka dyshime të mëdha për korupsion
E përderisa Gir shprehu dëshirë për tu rekreuar, një gjë e tillë nuk vlen edhe për partitë politike në vend. Ata vazhduan me “luftën” e tyre në lidhje me korridoret. VMRO-DPME me qëndrim se projekti i korridoreve ngrit dyshime serioze për krim dhe korupcion.
“Nuk ka qytetarë që nuk duan autostrada të reja, nuk ka qytetarë që nuk duan investime shtesë në infrastrukturën, por jo në këtë mënyrë, që nuk garanton ndërtim të sigurtë dhe të përgjegjshme në kuadër të ligjeve ekzistuese. Ka indicje serioze për korupcion të këtij projekti, shohim një sjellje anti-evropiane, të konfirmaur edhe nga delegacioni i BE-së, dhe në mënyrë të shtuar rritje të dëshprimin edhe të qytetarëve, por edhe të të gjithë aktorëve tjerë në shtet.”, tha Timço Mucunski ngaVMRO-DPMNE.
LSDM: Nuk do të lejojmë bllokimin e projektit
Nga LSDM thonë se nuk do të lejojnë bllokadë të këtij projekti, pasi sipas tyre ky investim është me rëndësi jetike për gjeneratat e ardhshme.
“Me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D forcohen lidhjet e transportit me të gjithë rajonin, vendi ynë lidhet me lindjen dhe perëndimin, me portet e Durrësit dhe Burgasit, duke u kthyer në një udhëkryq të vërtetë të Ballkanit. Ky projekt kapital, i pritur prej më shumë se 30 vitesh, hap rreth 8 mijë vende të reja pune dhe më së paku gjeneron 600 milionë euro për kompanitë vendase.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Përndryshe, pesë projektligje që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve janë dorëzuar në Kuvend me flamur evropian, pasi sipas pushtetit ky projekt lidh korridopret panevropiane, gjë të cilën opozita e kundërshton ashpër.