Te të punësuarit në sektorin publik sa vjen e shtohet revolta për mos rritje të pagave. Madje në disa institucione të shtetit vetëm se kanë filluar protesta periodike gjatë orarit të punës. Hapi i radhës, sipas sindikalistëve është greva e përgjithshme. Mosmarrëveshja me autoritetet për unifikim të metodologjisë së re të pagave ka bërë që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të ngre alarmin si asnjëherë më parë. Por, pakënaqësi të mëdha ka edhe në sektorin privat. Ivan Peshevski, Sindikata e Ndërtimtarisë dhe Industrisë tha se ideja për protestë vlon edhe te të punësuarit në kompanitë private, të cilët nuk janë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e partisë bullgare BSP dhe ish-ministre, Kornelia Ninova, mendon se Maqedonia e Veriut ende nuk e meriton të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. “Për mendimin tonë, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme për anëtarësim në BE, nuk i ndan vlerat e BE-së. Gjuha e urrejtjes, agresionit, qëndrimi agresiv ndaj Bullgarisë dhe ndaj njerëzve me vetëdije bullgare tregon se ata nuk janë gati për këtë dhe dëshmon qëndrimin e “BSP për Bullgarinë”, e cila nuk e mbështeti vendimin e parlamentit për të filluar negociatat e anëtarësimit”, theksoi kryetarja e BSP-së, në një intervistë për “BNR”. Pak ditë…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.06.2023), ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 700 drejtues mjetesh. Prej tyre, 82 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 10 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 331 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 369 jashtë qytetit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe…
Dje në ora 23:30, në rrugën “Kosturski Heroi” në Shkup, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Qendër kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 23:10 në bulevardin “Ilinden” me dhunë fizike ka marrë para nga një i mitur tjetër nga Shkupi. Sendi i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
LSDM përmes një kumtese tha se për një vit rresht VMRO-DPMNE bashkë me Levicen, i gënjyen dhe i trembën qytetarët me gjoja asimilim dhe bullgarizim të shtetit për të ardhur në fund që të pranojnë ndryshimet Kushtetutese. Nga atje akuzuan liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, se nuk ka bërë asgjë as për shtetin, as për identitetin maqedonas. Sipas tyre, partia opozitare VMRO, nuk arritën të lobojnë në partitë e tyre simotra që të votojnë për rezolutën në Bundestagun gjerman. “Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk mund të arrijnë asgjë pozitive, as për shtetin, as për qytetarët, as për popullin maqedonas. Por përkundër…
Mibistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë edhe një i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në veri.Ai ka zbuluar identitetin e personit të parrqstuar nga Policia dhe nuk heziton ta quajë kriminel (megjithëse këtë duhet ta vërtetojë gjykata).“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic”, ka shkruar Sveçla, në Facebook.“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”.“Në…
I rrethuar nga pylli, fshati Yahidne në Ukrainën veriore duket në mënyrë mashtruese paqësor. Në një ditë të ndritshme vere, një trupë këngëtarësh të veshur me kostume kombëtare performojnë në rrënojat e një klubi komunitar të bombarduar. Zërat e tyre ndezen dhe ngrihen, ndërsa trupat e tyre lëkunden. Publiku duartroket, buzëqesh dhe ngrihet në këmbë. Në sipërfaqe, ka pak shenja të traumës së përbashkët që kanë pësuar. Por po të shikoni më nga afër këtë skenë të gëzueshme, ka edhe disa spektatorë që po qajnë. Të tjerët mbajnë kokën në duar. Kujtimi i “28 ditëve të tmerrit” kur ushtarët rusë…
Të paktën 34 persona kanë humbur jetën në dy ditët e fundit për shkak të motit të nxehtë në rajonin Uttar Pradesh në veri të Indisë. Autoritetet shëndetësore në Uttar Pradesh, paralajmëruar për temperaturat e larta. Departamenti Meteorologjik i Indisë (IDM) njoftoi se temperaturat janë rritur mbi normalen e stinës në rajonin Ballia dhe se kanë arritur në 42.2 gradë Celsius. Mjekët kanë thënë se personat mbi 60-vjeç nuk duhet të dalin jashtë për shkak të temperaturave në rajon në të cilin në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 34 persona. Bëhet e ditur se personat që kanë humbur…
Bundestagu ndau kohë që të përgatisë këtë dokument dhe ka konkluzion të posaçësm për Maqedoninë e Veriut, sepse në Kuvendin gjerman dhe në koalicionin qeveritar ka rregulla që më vendet individuale të mos trajtohet përmez rezoutës, ndërsa një përjashtim i tillë u bë për Maqedoninë e Veriut, tha i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin në intervistë për agjencinë MIA, përcjell REL. Kjo deklaratë vjen pas votimit të rezoutës në Bundestag më 15 qershor, me të cilin i jepet mbështetje identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. “Shumë njerëz kërkuan nga ne që të flasim me fqinjët tuaj rreth…
Rezoluta e Bundestagut është një akt i brendshëm, që nuk ndryshon vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian të miratuara vitin e kaluar, komentoi Ministria e Jashtme bullgare. Ishte Bullgaria që u përmend në rezolutën gjermane, me të cilën iu dha mbështetje identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase në rrugën drejt BE-së. Berlini i kërkoi Sofjes të përmbahet nga kushtet shtesë ndaj Maqedonisë në procesin e pranimit. Bullgaria u përgjigj se kjo rezolutë nuk ndryshon në asnjë mënyrë qëndrimin e tyre nacional, dhe është e rëndësishme që Bundestagu të mos lërë një mundësi për ndonjë marrëveshje të re të ndryshme nga…
Banorët e Turçanit në komunën e Gostivarit, druajnë nga dalja e mundshëm nga shtrati e lumit që kalon mes shtetit të tyre, i cili dy javë më parë shkakto vërshime me pasoja të rënda për banorët. Ky lum është shkaku kryesor i vërshimeve që ndodhin këtu në Turçan të vogël, por edhe urat që bllokohen nga rënia e pemëve por edhe hedhja e mbeturinave nga ana e banorëve. “Në fillim punuan pak tash momentalisht janë ndaluar. Duhet të rregullojnë disa vija që ka thellu uji që ka gropos, na shkatërrojnë makinat. Por edhe urat janë pak problem se bllokohen nga…
Pas kronikës së transmetuar në Televizionin Alsat, Komuna e Shuto Orizares ka hedhur hapat e parë për pastrimin e deponisë ilegale që për vite shqetëson banorët e kësaj komune. Kurto Dudush, kryetar i kësaj komune tha se është ndarë një buxhet prej 2,5 milionë denarësh dhe tashmë është përzgjedhur edhe firma që do të merret me pastrimin e mbeturinave nga ajo zonë. Megjithatë, shuma e ndarë nuk është e mjaftueshme për pastrimin e të gjithë deponisë, andaj me prioritet do të jetë sipërfaqja më pranë shtëpive. “Me shumë gjasa, nga java e ardhshme para Kurban Bajramit do të nisim me…

