Kina e sheh përdorimin e robotëve si një zgjidhje për një mungesë kritike të punonjësve shëndetësorë dhe socialë. Në një artikull të publikuar nga Sixth Tone thuhet se numri i të moshuarve në Kinë po rritet, por burimet nuk po mbahen, ndaj nevojiten makineri “të zgjuara” për të ulur barrën e njerëzve. Kështu mendon Gao Hongjun, drejtor i një qendre për të moshuarit në qendër të Shangait, i cili beson se përndryshe të gjithë do të lodhen dhe nuk do të jenë në gjendje të kujdesen mirë për të moshuarit. – Advertisements – Politikat kineze thonë se duhet të ketë…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE-ja është duke lënë dhe një derë të hapur për pushtetin, nëse ai është i gatshëm të pranojë ndonjërin nga propozimet e partisë opozitare për ndryshimet kushtetuese. Në të kundërt, Mickoski e konsideron si çështje të mbyllur duke thënë se është konstatuar se shumica nuk ka 80 vota pa mbështetjen e partisë së tij. “Ai duhet të deklarohet në emër të LSDM-së nëse është ai që e ka fjalën e fundit. Nëse jo, atëherë ai që e ka fjalën e fundit. Le të thonë a është ai Ali Ahmeti dhe BDI-ja, apo dikush tjetër nga partia e tij, kush është…
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë kompetente kundër policëve S.D. dhe H.S., punonjës të SPB Veles. Siç thonë nga MPB, ata dyshohen për veprën penale “marrje e ryshfetit”. “Përkatësisht, me 16 qershor 2023, për të mos e sanksionuar për një kundërvajtje në komunikacion, zyrtarët policorë nga një person kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet në shumë prej 3.000 denarë. closevolume_off Ndaj punonjësve policorë do të iniciohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, të cilët do të suspendohen nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thonë nga MPB Maqedoni.
Shoqatat Bjeshkatare Shqiptare ( ShM “Gryka e Dervenit” – Saraj – Shkup, ShA “Nivishta – Reka e Epërme” – Mavrovë Rostushë, ShBA “Dardania” – Shkup, ShB “Ujëmiri” – Kërçovë, ShB “Bukuritë e Sharrit” – Bogovin, KBC “Dibra” – Dibër, ShBA “Natyra” – Saraj – Shkup dhe ShMA “Gazi Baba” – Shkup), në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot me datë 17.06.2023 në sallën e komunës së Çairit në Shkup, mbajtën Kuvendi themelues / zgjedhor të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare. Në punimet e Kuvendit morën pjesë anëtarët e kuvendit, misafir dhe dashamir të bjeshkatarisë. Anëtarët e kuvendit miratuan Vendimin për themelimin…
Psikopatët janë zakonisht njerëz të hapur, ambiciozë dhe komunikues. Duke qenë se janë të fokusuar mbi të gjitha në arritjen e suksesit, ata janë të fuqishëm dhe shpesh mbajnë poste të larta, sidomos kur bëhet fjalë për punë. – Advertisements – Nuk është aspak e lehtë t’i njohësh sepse në publik lënë përshtypjen e njerëzve të qëndrueshëm. Megjithatë, siç pohojnë ekspertët që studiojnë këtë lloj njerëzish, ekzistojnë disa karakteristika falë të cilave mund të dallojmë lehtësisht se ata janë psikopatë. Sipas Psychology Today, tiparet e mëposhtme janë të përbashkëta për pothuajse të gjithë psikopatët: tendenca për gënjeshtra dhe manipulime patologjike…
Dridhje të reja ndaj “estabilishmentit” vijnë nga sektori publik. Paralajmërimi i sindikatave për grevë të përgjithshme rrezikon të bllokojë institucionet më vitale të funksionimit të shtetit. Kurse, kryeministri Kovaçevski thotë se “do të shtrijmë këmbët aq sa të kemi jorganin”. Duke iu referuar mundësive buxhetore, ai tha se Ministri i Financave do të takohet me udhëheqësit e sindikatave në Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Kovaçevski gjithashtu thotë se rritjet nuk do jetë paushallë, por do matet performanca e punëtorëve dhe do shikohet gjendja e pasurisë së të punësuarëve, duke…
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë. Ajo e ka prezantuar një legjislacion për t’i mbajtur asetet e Moskës të ngrira, derisa kjo e fundit të pajtohet për ta kompensuar Ukrainën. Qeveria ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës. Këto plane janë bërë të ditura teksa Britania përgatitet për të qenë nikoqire e një konference për rindërtim të Ukrainës, javën tjetër. Në fokus do të jetë rritja e mbështetjes ndërkombëtare për…
Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka komentuar situatën ekonomike në vend, duke cilësuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë si të dobët. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka theksuar se shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë. “Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar lidhur me arrestimin e fundit të një serbi në veri, i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve. Ministri ka thënë se i arrestuari është Urosh Vukasinoviq, duke shtuar tutje se këta kriminelë po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi. “Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo…
Brenda dy muajsh në Tetovë janë sanksionuar 94 motoçiklistë dhe ngasës të trotineteve elektrikë. Shumica kanë janë kapur duke vozitur pa dokumentacionin e nevojshëm ose pa pajisje mbrojtëse. “Gjatë dy aksioneve që janë organizuar gjatë këtyre dy muajve në Tetovë janë shqiptuar 49 masa nga të cilat 41 në Tetovë dhe 8 në qytetin e Gostivarit, ndërsa gjatë muajt maj janë marrë 53 masa, edhe atë 43 në qytetin e Tetovës edhe 10 në qytetin e Gostivarit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SOB- Tetovë . Nga SPB Tetovë paralajmërojnë se tani që moti është duke u përmirësuar, edhe…
Më shumë integrim i Maqedonisë së Veriut, para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një iniciativë që para disa muajsh filloi të promovohet nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot mori mbështetjen e ish-presidentit të shtetit dhe kryeministrit Branko Cërvenkovski informon Tetovasot. Ministri Osmani e përfaqëson këtë iniciativë që prej disa muajsh si në vend ashtu edhe gjatë vizitave të tij të punës jashtë vendit. Nisma e ministrit që ai përfaqëson është: “Maqedonia e Veriut ecën drejt Evropës me më shumë integrim në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE”. Shefi i diplomacisë, duke folur për sfidat me…
Sektori i Punëve të Brendshme të Radovishit ka bërë kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit P.S. nga Struga, 51-vjeçari Z.A. nga fshati Dedino, Komuna Konçe dhe 47-vjeçari C.S. nga Dolno Orizari i Manastirit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale të “keqpërdorimit të të dhënave personale”, “mashtrimit në marrjen e kredive dhe lehtësive të tjera”, “mashtrimit kompjuterik”, “krijimit dhe përdorimit të kartës së pagesës false” dhe “ndihmës” në lidhje me krime. Në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2022, P.S. përmes Facebook-ut dhe komunikimit telefonik ka kontaktuar Z.A. të cilëve u ka dhënë udhëzime për…

