Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se amendamentet kushtetuese nuk do të jenë në rend dite në mbledhjen e sotme të qeverisë. “Sot nuk do të jenë në seancë të qeverisë amendamentet kushtetuese, menjëherë pasi shërbimet të na informojnë atëherë menjëherë do t’i vendosim në rend dite. Pasi t’i rregullojnë shërbimet, kur të vijnë në rend dite do t’ju njoftojmë”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Të hënën në ora 17:25 është raportuar se 72-vjeçari G.A. nga Toplica e Gostivarit, duke u kthyer me automjetin e tij “Golf” me targa të Gostivarit, ka goditur një fëmijë të mitur dhe e ka lënduar në oborrin e një familjeje tjetër nga i njëjti fshat, lëndime të konstatuar në Spitalin e Gostivarit. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë hetim të vendit të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mëngjesin e sotëm ka vizituar aktivistin Suad Misini, i cili prej dje ka nisur grevën me etje para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në shenjë revolte për personat pa dokumente, përcjell TV21. Pendarovski thotë se e ka njoftuar Misinin se tashmë ka nënshkruar Dekretin e Ligjit për evidencën amë të qytetarëve, me çka do të zgjidhet problemi i 600 qytetarëve pa dokumente. “Në bisedë e njoftova se tashmë e kisha nënshkruar Dekretin ligjor për ndryshimin e Ligjit për evidencën amë të qytetarëve. Këto ndryshime u mundësojnë më shumë se 600 qytetarëve tanë të zgjidhin problemet…

Lexo më Shumë

Me datë 19.06.2023 në ora 14:00 dhe me datë 20.06.2023 në ora 04:30 në Strumicë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë kanë ndaluar J.D.(31) nga Strumica dhe S.D.(50) nga fshati Tri Vodi të Strumicës. “Ata dyshohen se më datë 19.06.2023, rreth orës 05:00, kanë hyrë në shtëpinë e S.N.(64) nga fshati Tri Vodi, e kanë sulmuar fizikisht dhe me përdorim të forcës dhe sendeve të forta i kanë marrë para. Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe me ta është zhvilluar një intervistë zyrtare. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim përkatës”,…

Lexo më Shumë

Paraqitja e parë e nxënësve për regjistrim online në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024 do të përfundojë nesër në orën 15:00. Deri atëherë nxënësit mund t’i plotësojnë paraqitjet e tyre (aplikacionet). Më pas sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit, i cili bëhet përmes linkut drejt portalit për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim të posaçëm për nxënës të shkollave të mesme përmes llogarive të veta shfrytëzuese në Schools.mk. Ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në faqen e internetit…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka pranuar një denoncim nga një tetëdhjetegjashtëvjeçar për sulm fizik nga djali dhe nipi i tij. Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit. “Një burrë tetëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Tetova dje (19-qershor) në ora 09:30 në SPB Tetovë ka raportuar se më 17 qershor rreth orës 15:00 në një dhomë në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij I.H. (54) dhe nipi. B. H. (30) nga Tetova. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Klinika Zhan Mitrev është në negociata përfundimtare për partneritet strategjik me fondin holandez Balkan Alliance Healthcare. Negociatat kanë të bëjnë me hyrjen e Fondit si partner në Klinikë, që do t’i mundësojë këtij institucioni më të lartë shëndetësor të zgjerojë aktivitetet e tij dhe të rris standardet në mjekësi në Maqedoni në një nivel edhe më të lartë. “Ky partneritet strategjik është një mbështetje e projektit tashmë të nisur për të shndërruar Klinikën Zhan Mitrev në një qendër mjekësore rajonale. Në këtë mënyrë, ne bëhemi financiarisht më të fortë për t’u rritur më shpejt dhe për t’u zhvilluar në një…

Lexo më Shumë

Një grua nga një fshat i Ohrit, Srednoreçë e Epërme, e cila u raportua se dje kishte humbur deri sa po mblidhte kërpudha, është gjetur në orët e para të mëngjesit. QMK rajonale e Ohrit duke cituar informacione nga SPB-Ohër, njoftoi sot se gruaja ka humbur rreth orës 20:40 dhe se pas një kërkimi gjatë gjithë natës, ajo është gjetur në orët e para të mëngjesit në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo më Shumë

“Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është quajtur konferenca që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës presidenciale për edukim politik dhe në bashkëpunim me fondacionin “Metamorfozis”. Në hapje do të mbajnë fjalim presidenti Stevo Pendarovski, ambasadori holandez Dirk Jan Kop, si dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i fondacionit “Metamorfozis” dhe prof.dr Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit të programit të Qendrës presidenciale për edukim politik, këshilltar i kryetarit për politikë të brendshme, politikë të jashtme dhe çështje kushtetuese dhe profesor inordinar në Fakultetin juridik “Justiniani…

Lexo më Shumë

-Punëtorët dhe përfaqësuesit e sindikatave kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre, ndërsa menaxhmenti i DAP-it dhe Doganës të bisedojnë me ta dhe ministrin e Financave, për të gjetur një zgjidhje afatgjate, e cila do të japë rezultat, që do të jetë në interes të të dyja palëve, deklaroi sot kryeministri Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me grevën e punonjësve të DAP-it dhe Doganës. Ai përmendi se bëhet fjalë për punonjës të institucioneve që janë organe në kuadër të Ministrisë së Financave. Siç tha, Qeveria nuk ka diskutuar për kërkesat e Sindikatës, por është legjitime…

Lexo më Shumë

Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë në komunën e Likovës pasi një dru ka rënë mbi të, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se i ndjeri humbi jetën pasi druri që po e prisnin bashkë me një person tjetër, ra mbi trupin e tij. “Më datë 18.06.2023 në ora 14:05 në SPB-Kumanovë është raportuar se në Qendrën Emergjente është sjellë i vdekur H.Z.(37) nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës dhe i lënduari V.M.(26) nga fshati Llopat i Kumanovës. Pas masave të marra, bisedës me të dëmtuarin dhe kontrollit, është konstatuar se gjatë prerjes së një peme në fshatin Goshincë, mbi ta ka…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit, në përputhje me Programin vjetor të punës për vitin 2022, kreu revizionin e Raportin Total Financiar me specifikimin e kostove të të ardhurave dhe shpenzimeve në fushatën zgjedhore, së bashku me revizionin e përputhshmërisë së llogarive të 141 pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave dhe kryetarit të qytetit të Shkupit në vitin 2021. Siç thekson ESHR-ja, me revizionin janë përfshirë raportet financiare për fushatën zgjedhore të 27 partive politike, 22 koalicioneve dhe 92 kandidatëve të pavarur të mbështetur nga një…

Lexo më Shumë