Author: Hamdi Kumanova

Procedurat e sanksioneve për kundërvajtje të iniciuara nga Inspektorati i Mjedisit vazhdojnë të mbeten nëpër labirintet e Gjykatave. Drejtori i Inspektoratit, Sreten Stojkovski, tha se në tremujorin e parë të këtij viti janë kryer 738 mbikëqyrje, gjatë të cilave janë shqiptuar sanksione për kundërvajtje në vlerë prej mbi 300 mijë euro. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve me kompanitë, disa nga to janë dërguar në gjykatë. “Prej këtyre sanksioneve për kundërvajtje, duhet të grumbullohen mbi 300 mijë euro, edhe atë 180 mijë euro për çimentoren Usje, 110 mijë euro për Papermill, 10 mijë euro për fabrikën e marijuanës në Vevçan. Më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllgaoj Boçvarski në konferencën e përbashkët me ministrat tjerë u shpreh se tani nuk është koha për kalkulime nëse na nevojiten rrugë dhe cilët rrugë na nevojiten më shumë. “Është e qartë, ose do të jemi udhëkryq dhe rutë kryesore evropiane ose do të jemi qarkore për shkak se vendet tjera në mënyrë të përshpejtuar e modernizojnë infrastrukturën e tyre rrugore:, u shpreh ministri Boçvarski. Ai theksoi se para disa muajve, pas lobimit me dekada, Qeveria bashkë me Qeverinë e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë arritën që Korridorin 8 ta vendosin në hartën e korridoreve kryesore…

Lexo më Shumë

Orkestra e Ministrisë së Kulturës sërish protestoi para Ministrisë së Kulturës kundër vendimit për vendosjen e Orkestrës së jazz-it të sapoformuar në objektin e filarmonisë. Ata akuzojnë ministren për manipulime duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendosje të përkohshme, por të përhershme. “Në raportin për themelimin e Orkestrës NU Jazz, të dorëzuar në Qeveri, të cilin e kemi marrë në bazë të kërkesës për qasje në informacione të karakterit publik, nuk shkruhet askund se institucioni i sapokrijuar do të vendoset përkohësisht në Ndërtesa e Filarmonisë. Në asnjë moment nuk përmendet se është adresë e përkohshme dhe se kur do…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,86% në raport me vendimin e datës 2.5.2023. – Advertisements – Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,455 den/kg dhe tani do të jetë 39,620 den/kg. Nga data 6.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dërgoi telegram me urime me rastin e Ditës së Gjuhës Maqedonase – 5 Maj, deri te Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, si dhe deri te Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov” në Shkup. “Sot gjuha maqedonase njihet dhe njihet si shtyllë e kombit tonë dhe është e bazuar në legjislacionin evropian. Për herë të parë, me nënshkrimin e Marrëveshjes me FRONTEKS-in, statusi i saj si i barabartë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian është i pacenueshëm”, tha Kryeministri Kovaçevski në urimin e tij drejtuar Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski”. në Shkup. Ai…

Lexo më Shumë

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri, në pyetje të gazetarëve, ministrat folën edhe për pagat e tyre që u rritën për 78%. Sipas zv.kryeministrit dhe ministrit për Sistem Politik, Artan Grubi, paga më e vogël është e zëvendëskryeministrit dhe se është shumë më e vogël nga vendi i punës që ka pasur më parë. “Paga më e vogël është e zv.kryeministrit dhe është shumë më e vogël nga paga e vendit të punës që kam pasur më parë. Është mirë që Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim retroaktiv. Nga viti 2011 është ngrirë koeficienti. Nuk ka asgjë të kundërligjshme”,…

Lexo më Shumë

Që të vazhdojmë të ndërtojmë mjedis shkollor paqësor dhe harmonik, në të cilin dhuna e bashkëmoshatarëve nuk do të jetë temë kryesore, nevojitet mbështetje nga të gjithë faktorët shoqëror. Ministria është bartëse e politikave, mirëpo pa pjesëmarrjen në krijimin dhe zbatimin e tyre të institucioneve të tjera të interesuara, vetë institucioneve arsimore, opinionit të ekspertëve dhe në fund të gjithë qytetarëve, përballja me sfidat do të jetë shumë më e vështirë. Kjo është porosia për opinionin që sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri e dërgoi nga Gostivari, ku mori pjesë në garën e nxënësve “Randevu Arsimore” organizuar nga…

Lexo më Shumë

Kompania “Dauti-TransportShped”-Shkup, ka blerë kompaninë me veprimtari të transportit ndërkombëtar “The Jag Corporation” DOO, me seli në Varazhdin të Kroacisë. “Dauti-TransportShped”, kohë më parë aktivitetin e saj në sferën e transportit ndërkombëtar e zgjeroi në vendet ballkaninike, si në Shqipëri, ku nga atje funksionon dhe e zhvillon veprimtarinë afariste. Qëllimi i blerjes së kompanisë është që të jemi dominantë edhe në tregun e Bashkimit Evropian, ku Bordi i Aksionerëve vendosi që ta blejë kompaninë “The Jag Corporation” DOO, me seli në Varazhdin të Kroacisë. “Dauti-TransportShped” është kompani e specializuar për transport ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve të transportit të mallrave,…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën greke “Efsyn”, u shpreh se për çdo ditë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kanë përfitime të reja nga Marrëveshja e Prespës dhe arsye të reja pse kjo marrëveshje është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Ballkanit në 20 vitet e fundit. Ai shtoi se dy shtetet dhe qytetarët e dy vendeve tani ndërtojnë miqësi dhe fqinjësi të mirë për dallim me atë çfarë ka ndodhur nga viti 1991 deri në vitin 2018. “Bizneset tani bashkëpunojnë më shumë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot bëri të ditur se Qeveria ka vendosur që pr/ligjet për Korridorin 8 dhe 10D të propozohen me flamur europian. Grubi tha se kjo vjen pasi deputetët e pozitës pa arsye po bllokojnë realizimin e autostradave dhe po i lënë peng paratë qytetarëve. “Qeveria në seancën e sotme ka miratuar 5 propozim ligje që do t’i dorëzojë deri te deputetët. Duke marrë parasysh faktin se BE-ja e ka shtuar në hartën e korridoreve europiane edhe Korridorin 8, si dhe rëndësinë e gjeostrategjik, bashkë me Korridorin 10D dhe se për këto ligje tash më një kohë…

Lexo më Shumë

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:10 në Demir Kapi është arrestuar shkupjani 21-vjeçar me iniciale M.K. nga Shkupi, përcjell TV21. I jnëjti kishte vendosur në vetuën e tij të tipit “Opel Astra”, targa të një veture tjetër. “Më herët, në ora 17:45, në rrugën rajonale Negotinë – Demir Kapi, M.K. nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, por më vonë është kapur menjëherë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”,…

Lexo më Shumë

Për shkak të dëshmive se zëvendëskryeministri Artan Grubi ka shfrytëzuar hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive për qëllime partiake, Komisioni Anti-korrupsion paralajmëroi se do ta informojë zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Slavica Gërkovska. Siç bëri të ditur kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska, komisionit i janë ofruar dëshmi dhe informacione se zv.kryeministri Artan Grubi, shpesh herë i shfrytëzon objektet zyrtare të ministrisë për të mbajtur takime për qëllime partiake. “Ka fotografi të partisë politike BDI në Facebook ku shihet se në këtë ministri janë mbajtur takime të kryetarit të partisë me përfaqësues ndërkombëtar”, tha Ivanovska. Nga…

Lexo më Shumë