Author: Hamdi Kumanova

Pika e ngarkim shkarkimit të mbeturinave në Tetovë është mbushur tej mase, madje mbeturinat kanë filluar të dalin edhe jashtë saj. Me ngritjen e temperaturave, kjo pikë ka filluar të bëhet pengesë për banorët që jetojnë për rreth, e sidomos ata që mbjellin nëpër fushat rreth kësaj pike. “Banorët shprehen se përveç helmimit të tokës pjellore që ndodh nga pika e ngarkim-shkarkimit të mbeturinave që ndodh këtu në fushat e Tetovës, rreth dyzet puse që kanë qenë me ujë të pijshëm tanimë janë bërë të papërdorshëm nga ujërat e zeza që përfundojnë në këto fusha”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. …

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka uruar sportistët Agron Hajredini dhe Juliana Petrovska për suksesin e arritur në Lojrat Olimpike Botërore për personat me aftësi të kufizuara që u mbajtën në Berlin. Grubi ndër të tjera shkruan se paraqitje të tilla na bëjnë krenar të gjithëvë. Statusi i plotë: Përgëzoj atletët tanë Agron Hajredini për medaljen e arit të fituar në disciplinën “kërcim në largësi nga vendi” në Lojërat Olimpike Botërore për personat me aftësi të kufizuara në Berlin, atleten Juliana Petrovska për medaljen e argjendit në të…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto në muajin prill është 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror për Statistika. Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar në sektorët e mëposhtëm: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (28,1 për qind), Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (21,7 për qind), dhe objektet akomoduese dhe aktivitetet ushqimore (17,8 për qind). ). Rritje krahasuar me muajin paraprak është vërejtur në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurime (14.7 për qind), Furnizimi me energji…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë vendim për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”. I dyshuari 64-vjeçar nga Shkupi, më 17 qershor, në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar “Bllacë” në drejtim nga jugu në veri, drejtonte veturën “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit. Kur ka ardhur para tunelit të “Badarit”, ku qarkullimi rregullohet me sinjalistikë të komunikacionit për shkak të punimeve në rrugë, ka bërë parakalim të një kolone automjetesh që lëviznin në të njëjtin drejtim. …

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi deklaratat e ish kryeministrit dhe ish presidentit Branko Cërvenkovski, i cili dje tha se vendi në 7 vjetët e fundit ka stagnuar në rrugën euroatlantike, shkruan TV21. Kovaçevski tha se ka biseduar me ish këshilltarët e tij, të cilët kanë thënë se në kohën e tyre ka qenë e pa imagjinuar që të arrihet marrëveshje me Greqinë, e që vendi të bëhet anëtar i NATO-s. Kovaçevski u shpreh i bindur se deri në vitin 2030, Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, nëse merr vendimet e duhura. “Unë kam biseduar me kolegët të tij që…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë Gostivarit,të hënën rreth orës 15:30, në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, kanë arrestuar 51-vjeçarin F.S. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Alergjitë në verë janë shumë të zakonshme dhe shkaktohen zakonisht nga alergjenët ambientalë, si poleni, kafshët, ilaçet për insektet dhe kimikatet e përdorura në produkte të ndryshme. Ato mund të shkaktojnë reaksione të ndryshme në lëkurë, fytyrë, trup, buzë dhe zona të tjera të ekspozuara ndaj alergjenëve të përmendur. Përpos shqetësimeve të tilla, ato e bëjnë të pamundur shijimin e verës dhe psikologjikisht, në parehatinë për t’i kaluar ato bukur. Në të gjitha rastet, këshilla e menjëherëshme me mjekun dermatolog, do t’ju lehtësojë vuajtjen dhe do të rifitoni kohën për t’i shijuar ashtu siç duhet pushimet. Nëse vuani nga alergjitë…

Lexo më Shumë

Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Specialja ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit dhe ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të paraqesin parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre jo më vonë se 28 korrik 2023. Ndryshe, në fund të majit, ZPS-ja kishte dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në vendimin e Speciales është thënë se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se, në bazë të nenit 39 (2), ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi…

Lexo më Shumë

Politikani serb Balsa Bozhoviq, e ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për politikat e tij, të cilat i ka cilësuar popullsitë. Sipas Bozhoviqit, Vuçiq i rrezikon të gjitha shtetet në Ballkanin Perëndimor. Tutje, ai tha se në veri të Kosovës nuk po rrezikohen qytetarët, por vetëm bandat kriminale. Bozhoviq theksoi se në atë pjesë janë tre persona, të cilët kanë përkrahje nga shteti i Serbisë. “Popullizmi i Vuçiqit i rrezikon të gjitha republikat rreth Kosovës…. Nëse unë nuk pajtohem me Vuçiqin, unë jam tradhtar, nuk e shoh problemin e veriut që rrezikohen qytetarët serbë, atje janë të rrezikuar…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka ushtruar një aksion kontrolli në kampin e muxhahedinëve në Manzë në Durrës. Një banor i kampit ka rrëfyer se gjatë aksionit të policisë një person ka mbetur i vrarë. Në anën tjetër policia e ka mohuar lajmin. Policia e Shtetit ka se nuk ka qëndruar në qendrën e muxhahedinëve në Manzë në Durrës, ndryshe nga se u hap lajmi në media. Mësohet se ka pamje nga ambienti i komunitetit të muxhahedinëve që kanë pasur dhe persona të plagosur. Deri më tani nuk dihen informacione në lidhje me ngjarjet por pritet politika në një tani që ka…

Lexo më Shumë

Të hënën rreth orës 12:30, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të Tetovës kanë arrestuar një të mitur nga Debërca e Tetovës, të cilit gjatë kontrollit të kryer i është gjetur marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një parashtrim përkatës.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se amendamentet kushtetuese nuk do të jenë në rend dite në mbledhjen e sotme të qeverisë. “Sot nuk do të jenë në seancë të qeverisë amendamentet kushtetuese, menjëherë pasi shërbimet të na informojnë atëherë menjëherë do t’i vendosim në rend dite. Pasi t’i rregullojnë shërbimet, kur të vijnë në rend dite do t’ju njoftojmë”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

Lexo më Shumë