Për t’i transferuar nga kufiri jugor me Greqinë në kufirin verior me Serbinë, trafikantët u marrin migrantëve – që kryesisht vijnë nga vendet e Afrikës së Veriut, Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani – nga 800 deri në 1.000 euro. Kështu i tha Radios Evropa e Lirë Kryqi i Kuq në Maqedoninë e Veriut. Suzana Tuneva, nga kjo organizatë, thotë për REL-in se ekipet e Kryqit të Kuq që veprojnë në terren hasin gjithnjë e më shumë raste ku migrantët janë viktima të dhunës fizike dhe psikike nga trafikantët. “Në terren hasim në shumë raste ku është ushtruar dhunë ndaj migrantëve,…
Author: Hamdi Kumanova
Rreth 600 mijë qytetarë në 2021 ishin pjesë e veprimeve të ndryshme të korruptuara. Këtë e tregoi hulumtimi i MCMS. Edhe pse ky numër është zhgënjyes, megjithatë edhe më i zhgënjyes është fakti se vetëm 0,015% të rasteve mbaruan me aktakuzë. “Sipas raportit tonë që e kemi bërë për vlerësimin e korrupsionit, sipas këtij raporti, del se vetëm 0,015% të veprave që kanë të bëjnë me korrupsion në një farë mënyre, mbaruan me aktvendim për kryerësit. Si e kemi marrë këtë rezultat? Është e thjeshtë që të arrijmë deri te ky numër. Prej të gjithë personave që na kanë konfirmuar…
Siç njoftojnë nga AIM, lidhur me tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, të cilat ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë për portalin grek “In” u shpreh se çdo qeveri vlerëson se çfarë është në interesin e saj. “Çdo qeveri vlerëson gjithmonë se cili është interesi kombëtar dhe cilat karta negociatash duhet të mbajë në dorë. Pra, mendoj se qeveria e re greke që do të dalë pas zgjedhjeve, për të cilën shpresoj dhe shpreh sigurinë se do të jemi ne, do ta shqyrtojë çështjen dhe do të shohë se…
Adresa elektronike prijavinasiltstvo.gov.mk ose paraqitdhunë.gov.mk është hapi i parë që Ministria e Arsimit ndërmori për të parandaluar dhunën nëpër Shkolla. Takimi i përfaqësuesve të Ministrisë me psikologë, pedagogë e përfaqësues të sigurisë, erdhi një ditë pas masakrës në Beograd kur një nxënës vrau 9 persona, 8 prej të cilëve fëmijë. /Alsat.mk
“REFUZIMI DO TË THOTË SE MARRËVESHJA PËR KORRIDORET ËSHTË E DËMSHME” VMRO-DPMNE-ja i ka dërguar një ftesë publike Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, siç thonë, për të pranuar ofertën për një duel televiziv me liderin e kësaj partie, Hristijan Mickoskin, kushtuar Marrëveshjes për Korridoret, njofton KlanM. “Ftesë publike për përballje televizive që qytetarët maqedonas t`i shohin faktet për marrëveshjen për pjesë të Korridorit 8 dhe 10D, të shohin qytetarët ku harxhohen paratë e tyre. Nëse Kovaçevskit I mbërrijnë lëvdata për këtë marrëveshje, nuk ka nevojë që t`I ik debatit. Refuzimi do të thotë se pranon se Marrëveshja është e dëmshme”, tha Naum…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se nuk i ka dëgjuar reagimet për miratimin e propozim ligjit për lojërat e fatit me procedurë të përshpejtuar, respektivisht me flamurin evropian. Besimi thotë se ai si ministër angazhohet që ligjet të miratohen në përputhje me rregulloret evropiane dhe me këtë propozim ligj ka dashur t’i mbrojë fëmijët nën 18 vjeç nga hyrja në bastore dhe kazino. Ndryshe, hyrja për këtë kategori të qytetarëve të miturit në këto objekte edhe tani është rreptësishtë e ndaluar, vetëm duhet të respektohet. Nga angazhimi i tij i gjerë, si ministër dhe si kolumnist, i cili…
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë, i cili ishte i fortë 6 në shkallën shindo, tronditi prefekturën Ishikawa të premten pasdite, duke vrarë një dhe duke lënë të paktën 21 të tjerë të plagosur. Nuk pati cunami, por Agjencia Meteorologjike tha se konfirmoi ndryshime të nivelit të detit prej rreth 10 centimetra në prefekturë. Policia lokale në qytetin e Suzu, prefektura Ishikaëa – afër epiqendrës së tërmetit – po i përgjigjej raporteve për lëndime dhe shembje të ndërtesave, raportoi NHK. Një burrë që ra nga një shkallë u konfirmua se ishte vrarë, ndërsa departamenti i zjarrfikësve në Suzu tha…
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, çmimet e shërbimeve hotelierike në prill në krahasim me marsin e këtij viti janë rritur për 26 %. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja është vërejtur në grupet Ushqim për 3.0 %, Pije alkoolike për 1.6 %, Pije joalkooile për 2.8 % dhe Bujtje për 1.5 %. Në krahasim me prillin e kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë më të larta për 12.3 %. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve të hotelierisë për periudhën janar – prill 2023, në raport me të njëjtën periudha nga viti i kaluar…
Dorëzimi i ligjeve që lidhen me ndërtimin e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10D me yll të BE-së në Kuvend i jep fund bllokimit të këtyre nismave nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila vazhdon t’i konsiderojë ata të dëmshëm. Procedura e nismave me yll të BE-së kufizon kohën e debatit në komisionin parlamentar në vetëm 2 ditë, pavarësisht numrit të amendamenteve të dorëzuara. Opozita vlerëson se marrëveshja me realizuesin Behtel-Enka parashikon penale prej qindra miliona eurove dhe realizim të projektit pa respektuar procedurat e zakonshme. “Për fat të keq nuk është hera e parë që qeveria e drejtuar nga…
Asgjë nga rritja e premtuar e pagave të personelit mjekësor. Ministria e Financave ende nuk ka dhënë dritë jeshile që pagat e punonjësve në shëndetësi të rriten nga muaji prill. Lidhja e Sindikatave si dhe Sindikata e Qendrës Klinike kërcënojnë me bojkot të punës derisa pushteti shprehet i shurdhër lidhur me kërkesat e tyre. “ Për momentin po ndodh ajo më e keqja më e rrezikshmja, që quhet “bojkot I bardhë” që do të thotë demotivim I të punësuarve, që do të thotë ata I shtyjnë intervenimet, nuk janë të interesuar për punë dhe kjo është ajo e keqja që…
Gjatë vitit 2022 janë regjistruar mbi 2 milionë e 622 mijë Euro të hyra të përgjithshme të Qeverisë, prej të cilave 71 për qind të hyra nga tatimet në produkte, raporton teve1.infoSipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar po ashtu mbi 2 milionë e 623 mijë Euro shpenzime, pjesa më e madhe e të cilave i kanë takuar kontributeve sociale dhe kompensimit të punëtorëve.“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme për vitin 2022 ishin 2 622.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit…
Ashtu si edhe shumë gjuhë të tjera edhe gjuha maqedonase rrezikohet nga huazimet dhe zhargonet. Në shënimin e 5 Majit -Ditës së gjuhës maqedonase, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska tha se ligji i ri i cili ka kaluar në Qeveri dhe pritet të dërgohet në Kuvend do të ndikojë që të ruhet edhe më shumë gjuha maqedonase. Ligji parashikon formim të inspektoratit që do të mbikëqyrë zbatimin e drejtë të gjuhës maqedonase dhe gjithashtu parashikohet që çdo institucion të punësojë lektor. Kjo sipas ministres do të ndikojë që të rritet interesimi i të rinjve për të studiuar gjuhën maqedonase.…

