Author: Hamdi Kumanova

“Pasi bëri homazhe te varret e Josip Brzo Titos dhe Enver Hoxhës, destinacioni i radhës për adhurim të Dimitar Apasiyev është varri i Benito Musolinit. Zoti Apasiev, në vend që të krenohesh se në certifikatën e lindjes do të shkruhet nacionaliteti – maqedonas/maqedonas, me politikën tuaj destruktive, me çdo kusht dëshironi t’i mbani qytetarët në huti për qëllimet tuaja politike”, thuhet në reagimin e ministrit të Drejtësisë – Krenar Logoa duke u përgjigjur pretendimeve të Dimitar Apasievit, për demaqenozimitn e komunitetit maqedonas, prcjell PRESSonline.al “Si luftëtar i ‘vetëshpallur’ i internacionalistëve, duhet të kujdeseni që të gjithë qytetarët dhe popujt…

Lexo më Shumë

Prokurori i krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi i pyetur nga Alsat nëse pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për futjen e kreut të Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë do të ndërmerr hapa për shqyrtimin e konstatimeve nga raporti, ka deklaruar shkurt se “institucioni me të cilin udhëheq ai nuk ka kompetencë për të komentuar vendimet e DASH”.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski beson se VMRO-DPMNE do të qëndron në qëndrimin e saj rreth ndryshimeve kushtetuese të deklaruar në takimin e liderëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kovaçevski vlerëson se në mesin e 120 deputetëve në Kuvend, shumica janë për integrimin e vendit. “Procesi nuk do të ndalet pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së. Besoj se në mesin e 120 deputetëve në Kuvend ka një shumicë të madhe që janë për integrimet evropiane të vendit”, tha Kovaçevski. I pyetur nëse ka afat deri në të cilin LSDM-ja do ta presë OBRM-PDUKM-në, Kovaçevski tha se afatet…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në prag të afateve të regjistrimit për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike, sot zhvilloi takim me nxënësit e klasës së nëntë, me të cilët së bashku e shqyrtuan aplikacionin elektronik përmes të cilës nxënësit i dorëzojnë dokumentet në shkollat konform afiniteteve të tyre. Nxënësit të cilët arsimin do të vazhdojnë në shkollat ​​e mesme profesionale dhe gjimnazet së bashku me Ministrin e plotësuan aplikimin për regjistrim në shkollat ​​e mesme publike dhe me ç’rast u befasuan nga lehtësia gjatë bashkëngjitjes së dokumenteve të nevojshme. – Nxënësit në bisedë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në ceremoninë e hapjes së një fabrike të re prodhimi prej 2100 metrash katrorë të kompanisë amerikane Telamon, veprimtaria kryesore e së cilës është prodhimi i kabllove elektrike për industria e automobilave, me të cilën parashikohet të hapen 300 vende të reja pune. Marketing Zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu mirënjohjen e tij për kompaninë që vendosi të hyjë në një cikël të ri investimi, sepse flet për besimin që kanë investitorët e huaj në potencialin tonë ekonomik, në mjedisin e saj të volitshëm, të qëndrueshëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka komentuar sot vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të vendosur në listën e zezë kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të akuzave për korrupsion të madh dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore në vend. “E lexova njoftimin dhe mund të nxjerr një mesazh se SHBA-ja është partneri ynë më i madh strategjik dhe do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit dhe vendosjen e shtetit ligjor. Pretendimet për futjen në listën e zezë të kryetarit të Strugës dhe familjes së tij janë të rënda dhe mesazhi është që institucionet tona kompetente, organet…

Lexo më Shumë

Mexhiti, në pyetje të MIA-s, nëse dhe si do të zgjidhet ajo që personat me fibrizë cistike mbi 26 vite vetë i paguajnë medikamentet. “Për atë se kush si do të marrë terapi, megjithatë çdoherë do të vendosin kuadrot profesionale, komisioni, të gjithë të cilët duhet të marrin, të cilët nuk duhen, deri në cilin vit, do të vendosin profesionistët”, shtoi Mexhiti. Në Kuvend javën e kaluar nuk kaloi propozimi për lirim nga participimi nga shërbimet mjekësore dhe medikamentet e pacientëve me fibrozë cistike mbi 26 vjeç. Siç u informuan anëtarët e Asociacionit për fubrozë cistike, pacientët u…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler ka komentuar në “Twitter” vendimin për vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane. “Populli në Maqedoninë e Veriut meriton integritet nga ana e zyrtarëve publik, dhe një sistem i cili do t’i mbajë ata përgjegjës. SHBA-ja do të vazhdojë të publikojë çdokënd, pa marrë parasysh pozitës apo partitë politike, që minon sundimin e ligjit, duke kërcënuar progresin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut” shkruan Aggeler. Ajo ka shtuar se për këtë vit kjo është masa e parë e ndërmarrë ndaj një politikani në vend, por, pret të ketë…

Lexo më Shumë

Eurodeputetët, lehtësuesit e Procesit të Dialogut, Jean Monnet, Marion Valsman dhe Ilhan Kyuchyuk sot do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Në takim, siç njoftojnë nga Kuvendi, do të marrë pjesë edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së, David Geer. Eurodeputetët Valsman dhe Kyuchyuk do të mbajnë edhe një seancë të shkurtër përgatitore me Grupin Punues për pjesëmarrje në Dialogun Jean Monnet. Në kuadër të vizitës, eurodeputetët do të kenë takime individuale me nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovski dhe Hysni Ismaili dhe Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, si dhe me…

Lexo më Shumë

Në kufijtë shtetërorë nga janari deri në maj të këtij viti janë parandaluar 3.518 tentime për kalime ilegale, prej tyre shumica në kufirin me Greqinë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Sapsovski në mbledhjen e 23-të të Komitetit të Ministrave në kuadër të kuadër të Konventës për Bashkëpunimin Policor të Evropës Juglindore, e cila zhvillohet në Bukuresht. Takimi drejtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Rumanisë dhe është me temë “Parandalimi i kontrabandës së emigrantëve dhe ndikimi i luftës në Ukrainë në bashkëpunimin policor”. Ministri theksoi krizat aktuale ushtarake dhe politike-sigurie në Lindjen…

Lexo më Shumë