Author: Hamdi Kumanova

Dragan Pavlovic-Latas dhe YouTuber Stefan Lazarov thanë në seancën e sotme gjyqësore se nuk ndihen fajtorë për akuzën e përhapjes së materialeve raciste dhe ksenofobike përmes një sistemi kompjuterik. Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore Publike të publikuar më 14 shkurt të këtij viti, në të cilin Latas ishte mysafir i Lazarovit në podcast. Latas tha se ai nuk ndihej fajtor dhe se akuza ishte e njëanshme dhe u vu nën presion nga një grup i vogël njerëzish që e përkufizuan veten si publikë. E se nuk ndihet fajtor youtuberi Lazarov, i cili thotë se dy minutat e…

Lexo më Shumë

Dialogu mes faktorëve politikë në një shoqëri demokratike ka vend të veçantë, si mënyrë e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe harmonizimin e opinioneve të ndryshme. Parlamenti është megjithatë arenë në të cilën kryqëzohen këndvështrimet dhe interesat e ndryshme politike dhe të gjitha duhet të dëgjohen, porosi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin në Konferencën për demokracinë në Evropë që mbahet në Stokholm të Suedisë. “Në fakt, kuptimi i demokracisë është pikërisht në të drejtën e çdo parlamentari të marrë pjesë në debatin dhe dialogun parlamentar. Prandaj përforcimi i kulturës politike është kryesor në zhvillimin e demokracisë”,…

Lexo më Shumë

Propozimi të viti shkollor të fillojë më vonë, jo më 1 shtator, nuk i është dorëzuar Qeverisë, deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke iu përjgigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mësimdhënësit dhe sindikatat janë konsultuar për propozimin e MASH-it që viti shkollor të fillojë më 11 shtator, të ketë pushim pranveror dhe të përfundojë nga fundi i qershorit. “Ende nuk është parashtruar propozim në Qeveri. Është diskutim që filloi së bashku me sindikatat”, u përgjigj ministri, duke sqaruar se edhe pse tek ne viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, në vende të tjera ai…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë hapi një zyrë për ndihmë juridike falas. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. “Është obligim i yni që të gjithë qytetarëve t’u ofrojmë mekanizma të duhur të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor. Me këtë qytetarëve që janë në gjendje të vështirë financiare do t’u mundësohet të marrin ndihmë juridike nga avokati dhe gjykim të drejtë. Në këtë mënyrë tregojmë se ne kujdesemi për kategoritë e pambrojtura të qytetarëve”, tha Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ministri Lloga informoi se në vitin 2022 janë…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme mbi 30 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të fundit, atij të Lëndës me Zgjedhje, por edhe këtë rradhë testet e Fizikës, Qytetarisë, Psikologjisë dheBiologjisë kanë rrjedhur në rrjet. Ky është provimi i fundit i i maturantëve. Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor.

Lexo më Shumë

Dje në mbrëmje, doganierët në pikën kufitare Deve Bair kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të rreth 71 kilogramë marihuanë. Konkretisht, me datë 18.06.2023, në pikën kufitare Deve Bair, në dalje nga shteti, është regjistruar një mjet motorik me targa gjermane, i drejtuar nga shtetas gjerman me një person tjetër që udhëtonte me të. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit nga doganierët, në bunkerë të prodhuar posaçërisht u zbuluan 67 pako me drogë dehëse marihuanë, me peshë bruto 71 kilogramë. Droga dhe vetura janë ndalur përkohësisht, ndërsa Departamenti për kontroll dhe hetim i Drejtorisë doganore ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll e ka dëshmuar edhe në të kaluarën se di të befasoj përfaqësuese të mëdha dhe me emër si Italia e Gjermania, ndërsa të njejtën do ta pretendojë ta bëj edhe ndaj Anglisë sonte këtu në “Old Traford”.Bllagoja Milevski, seleksionues “Maqedonia ka treguar jo vetëm tani, por ka treguar për disa vite se ka cilësi dhe potencial për të qenë konkurruese në Evropë. Për të mos përmendur atë që këta djem kanë arritur ndër vite. Kjo skuadër ka potencialin të luajë një ndeshje të mirë me Anglinë, e më pas të jetë konkurruese në kualifikuese. Stefan…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot herët në mëngjes edhe një tjetër serb, të dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj ekipeve të mediave javën e kaluar në Leposaviq. “Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e policisë. Në atë ngjarje u plagosën disa gazetarë dhe kameramanë, me një prej tyre që përfundoi dhe me krahun e thyer. Më tej, Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të ruajë rendin…

Lexo më Shumë

Është gjetur i masakruar trupi i pajetë i 27-vjeçars në Kos, të Greqisë, e cila rezultonte e zhdukur prej një jave. Mediat greke bëjnë me dije se trupi i pajetë i Anastasia Rubinska nga Polonia është gjetur i pajte në një moçal, brenda një qese të zezë plehrash, të mbuluar me degë. Sipas informacioneve, trupi i saj i pajetë ishte lakuriq dhe i mbështjellë me çarçaf. Vlerësimi i parë për shkakun e vdekjes është se ajo është për shkak të mbytjes, ndërkohë që ka pasur të nxira në trup si dhe një dëmtim në kokë. Sot pritet të kryhet autopsia…

Lexo më Shumë

Për muaj të tërë, pasiguria ka qëndruar mbi të ardhmen e Zinédine Zidane, i cili shpresonte të merrte frenat e skuadrës së Francës pas Kupës së Botës në Katar, por pa Didier Deschamps të vazhdonte aventurën, të paktën deri në vitin 2026. Për këtë arsye thashethemet janë shtuar për të tjera sfida për Zidanin. Mund të përmenden Brazili, PSG, Juventus dhe madje OM. Por një nga zhurmat më të vazhdueshme mbetet ajo e një rikthimi të madh te Real Madrid. Dy vjet pas largimit të tij, a do ta gjejë Zidane në ‘Shtëpinë e Bardhë’? Është një ‘Po’ që po…

Lexo më Shumë