Marrëveshja e Prespës na solli shpresë, hidhërim, aspiratë dhe dyshim. Por më e rëndësishmja, na solli stabilitet, siguri, perspektivë të qartë dhe forcë për një të nesërme më të mirë, ka shkruar në Facebook ish-kryeministri Zoran Zaev, përcjell PRESSonline.al “Pesë vjet më vonë, ne jemi dëshmitarë të miqësisë së sinqertë maqedono-greke. Për pesë vjet, Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë ndërtuar një komunitet nga themeli. Mbi këtë bazë ne marrim ndihmë nga aleatët tanë evropianë dhe euroatlantikë, mbi këtë bazë jemi udhëheqës të nismave të forta rajonale. Mbi këtë bazë kemi një ekonomi stabile, edhe pse kemi të katërtin vit…
Author: Hamdi Kumanova
Prospekti për ankandin e parë të qytetarëve do të publikohet në fund të këtij muaji, me ç’rast ky instrument financiar do ta vihet në dispozicion për qytetarët. Procedura për blerjen e fletobligacioneve do të jetë e thjeshtë dhe do të bëhet përmes filialeve të bankave ku do të parashtrohen kërkesat për këtë fletobligacion. Këtë e thekson ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për “Faktor”, ku thotë se që nga njoftimi lidhur me emetimin e fletobligacioneve të qytetarëve ka interesim të madh nga qytetarët. “Qëllimi i fletobligacionit të qytetarëve nuk është që shteti të mbledhë para – ankande për…
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në vigjilje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespër mes Maqedonisë dhe Greqisë gjë e cila kontriboi me antarsimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake NATO, dhe Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvtes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër. “Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvtes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër. Në Prespë manifestuam gatishmërinë tonë që të kuptohemi, të bëjmë kompromis dhe të gjejmë një zgjidhje e…
Nga VMRO-DPMNE-ja kanë reaguar në 5-vjetorin e Marrëveshjes së Prespë, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se kjo marrëveshje bëri që vendi të humbet emrin, kurse sipas tyre qytetarëve iu shtuan korrupsioni e krimi. “Me Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia nuk fitoi asgjë, ndërsa e humbi emrin e saj. Me nënshkrimin e marrëveshjes në Nivicë, Maqedonia nuk e mori atë që ju premtua, perspektivën europiane, kurse qytetarët fituan rritje të korrupsionit dhe krimit, shëndetësi të shkatërruar, arsim katastrofal, inflacion dhe ekonomi të shkatërruar, stagnim dhe shkatërrim në çdo fushë të jetës së tyre”, tha Brane Petrushevski nga VMRO.
Biznesmeni dhe kreu i AKR, Behgjet Pacolli ka vazhduar me thumbimet ndaj kryeministrit Albin Kurti, ndërsa ka mirëpritur deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se “ka ardhur koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA – na . Ja postimi i plotë i Pacollit: Lajm i mirë të degjosh se Presidentja e vendit thotë se “Ka ardhur koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA”!!!!! Mirë që më në fund po kuptojmë se thënia popullore është realitet “Duke ecur i vetmuar, do të thyesh kokën diku”
Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në rrugët në Pletvar, përcjell TV21. Mëngjesin e sotëm u raportua se rruga Gradsko-Prlep është e mbyllur plotësisht. Uji ka bllokuar qarkullimin te tunelet e reja në vendin e quajtur Farish. https://fb.watch/ldo5DjgEbj/
Një burrë është rrëzuar nga shëtitorja prej xhami në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar teksa Kanioni i Madh cilësohet një prej 61 parqeve kombëtare më vdekjeprurës të SHBA-së. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 33-vjeçar i cili nuk është identifikuar. Ai u rrëzua nga ajo që quhet “Sky Walk” mëngjesin e 5 qershorit duke rënë kështu nga një lartësi prej 1.2km duke gjetur vdekjen. Ekipet e shpëtimit nxorën një helikopter në terren për t’i ardhur në ndihmë 33-vjeçarit, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende…
LSDM vlerëson se partitë partnere dhe simotra të DPMNE-së nuk e përkrahën Rezolutën e Bundestagut Gjerman, e cila mbështet rrugën tonë evropiane, duke e njohur gjuhën, identitetin dhe veçantinë maqedonase. Mickoski dhe DPMNE u kanë borxh një përgjigje qytetarëve të Maqedonisë, pse nuk lobuan për përkrahje nga partitë e tyre simotra, pse nuk i paraqitën dhe mbrojtën qëndrimet e vendit tonë apo bënë diçka të kundërt, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Duhet të përgjigjet para opinionit nëse ish-ministrat e punëve të jashtme kanë pasur qëndrim të kundërt me atë që është miratuar në Rezolutën në Bundestag. Opinioni e di…
Katër persona janë gjetur të vdekur në një banesë në perëndim të Londrës. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth të 30-ave, një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë trevjeçar, raporton SkyNews. Të vdekurit besohet se janë të afërm, por kjo mbetet për t’u konfirmuar. closevolume_off “Hetimi është na fazën fillestare, por në të dhënat e para që kemi, nuk jemi duke parë që dikush tjetër të ketë lidhje me rastin”, ka thënë kryeinspektori Sean Wilson.
Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara. Është efektive jo vetëm në shëndet, por edhe pastrim gjithashtu. Por cilat janë përfitimet e uthullës së mollës, sipas shkencës? Së pari uthulla e mollës ul sheqerin në gjak Dietologia Carol Johnston ka studiuar efektet e acidit acetik, përbërësi kryesor i uthullës, në nivelet e glukozës në gjak, që nga viti 2004. Studimet e bëra tregojnë se acidi acetik, mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit të ulin sheqerin në gjak. Mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Uthulla e mollës ndihmon personat që i janë ushtruar një regjimi ushqimor,…
Fotoja që shihni më lart është Ardian Sufaj, i cili është arrestuar sot në Shëngjin, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Për 39-vjeçarin, Sufaj është lëshuar një urdhër arresti nga Italia, pasi akuzohet për “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”. Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi Ardian Sufaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali. closevolume_off Gjatë transportimit kokaina është vjedhur Sufaj dhe nga shtetas të tjerë të paidentifikuar. Në kërcënimin e armës kanë marrë peng një shtetas, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen…
Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në orët e vona të së premtes në Mitrovicën e Veriut, konfirmuan nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani, tha se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe një tjetër afër Shkollës Teknike. “Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime, njëra afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në qytet, afër Shkollës Teknike. Nuk ka dëme, nuk ka lëndime dhe policia ka qenë në veri në krye të detyrave të saj në numër të mjaftueshëm dhe të nevojshëm, si gjithmonë”, tha Elshani.…

