Author: Hamdi Kumanova

Ka ndërruar jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini. Dje në ditëlindjen e tij të 55-të, Kreshniku ka mbyllur sytë, ndërsa të shumtë janë miqtë që kanë ngushëlluar në rrjetet sociale. Kreshnik Ajdini ka qenë gazetar i njohur, ndërsa ka shkruar në shumë media në Maqedoni të Veriut, por edhe në rajon. Gjithashtu ka qenë aktivist i dalluar i shoqërisë civile, ndërsa ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, si dhe shoqërisë në përgjithësi. Varrimi do të bëhet sot (e shtunë) në Dibër në orën 13:00.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Kryeministri Kovaçevski i uroi Milatoviqit mandatin presidencial si dhe përfundimin me sukses të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, duke shprehur besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe me qeverinë e ardhshme malazeze do të vazhdojnë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë rajonal dhe në rrugën evropiane. Bashkë është konstatuar se dy vendet kanë bashkëpunim të ngushtë miqësor, pa çështje të hapura dhe janë…

Lexo më Shumë

Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho foli në konferencën për shyp në prag të ndeshjeve kualifikuese “Euro 2024” ndaj Moldavisë e cila do të luhet nesër në Air Albania.Sylvinho: “Grumbullimi me Poloninë ka qenë edhe më i gjatë, kjo periudhë është për të gjithë pak i vështirë, pasi disa mbërrijnë në një datë e disa në një tjetër. Ne jemi praktikisht bashkë të gjithë prej 7-8 ditësh, një punë e mirë. Ne i njohim lojtarët dhe lojtarët njohin konceptet e futbollit dhe të jep diçka më shumë në fushë. Jam i kënaqur për përkushtimin, ishte një sezon i vështirë për disa,…

Lexo më Shumë

Ndërsa autobusët me turistë të huaj nga aeroporti i Ohrit për në hotele udhëtojnë nga dy orë e gjysmë, për shkak të devijimit të qarkullimit përgjatë rrugës së vjetër, autoritetet njoftojnë se deri në 10 korrik do të përfundojnë aktivitetet ndërtimore afër Podmoljes. Revoltë të madhe e pushtetit lokal, hotelierëve dhe qiradhënësve po shkaktojnë punimet ndërtimore të nisura nga pushteti qendror në hyrje të Ohrit në fillim të sezonit turistik. “Ajo që është e rëndësishme është se deri më 10 korrik kjo korsi do të funksionojë sërish në këtë pjesë të seksionit të autostradës dhe mendoj se në kulmin…

Lexo më Shumë

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbock, në një konferencë për media ka thënë se Gjermania kërkon nga Serbia që të lirojë pa kushtëzime tre policët e Kosovës. Gjithashtu ajo ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të marrin veprime për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Siç citon ambasadori gjerman fjalët e kryediplomates gjermane, ajo ka thënë se normalizimi i situatës nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të dy vendeve të cilën kanë të drejtë për të ardhme paqësore.

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia përmes presidentit Vuçiq.Ajo permes një shkrimi ne facebook ka thënë se gjykata në Serbi ka dhënë masën e parabugimit për 30 ditë për policet e Kosoves të rrembyer në Leposaviq.Postimi i plotë:Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq.Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviç.Por për çfarë?Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi…

Lexo më Shumë

Minstri i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga i shoqëruar nga minstri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti kanë takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajt me të cilin ndanë mendimin se anëtarësimi i përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve shkruan Top24 Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, realizuam takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog 2023, diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve, për anëtarësimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe për…

Lexo më Shumë

Ritmi i ngadaltë i procesit për integrim në Bashkimin Evropian është kërcënim për demokracinë dhe paqen në Ballkan, vlerësoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në kuadër Forumit Prespa për dialog. Sipas Pendarovskit, procesi i negociatave do të avancojë demokracinë në vendet kandidate. Ai tha se pritja shumë e gjatë rezultoi në një rënie drastike të mbështetjes për anëtarësimin në Union dhe gjithashtu u pajtua se pa luftën në Ukrainë procesi i zgjerimit nuk do të ishte fokusi i Brukselit. “Natyrshëm do të vijojë pyetja, çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta në Ukrainë? A do t’i…

Lexo më Shumë

Deponitë ilegale në vend po trashëgohen nga një kryetar komunë në tjetrin dhe askush nuk po ndërmerr asnjë hap për pastrimin e tyre dhe gjetjen e një zgjidhje të përhershme. Shpresa është tek ndërtimi i deponive rajonale, për ndërtimin e të cilave nevojiten edhe shume vite. “Kjo rrugë e cila shpie për në fshatin Nigushtak, kalon përmes natyrës, megjithatë nuk mund ta shijosh natyrën për arsye se ndodhet një deponi, pra në territorin e Komunës së Likovës, e cila me vite është duke helmuar banorët e fshatrave përreth. Vazhdimisht këto mbeturina digjen dhe siç mund ta shihni sipërfaqja e…

Lexo më Shumë

BDI-ja tani bën thirrje të shfuqizohet modeli i qeverisë teknike edhe pse një vit më herët nuk u arrit konsensus për një nismë të tillë ligjore të dorëzuar në Kuvend nga VMRO-DPMNE-ja. Nisma e partisë së Mickoskit për shfuqizimin e qeverisë me mandat 100 ditor sipas modelit të Përzhinës nuk u vendos kurrë në rend dite në fillim të vitit 2022, si mungesë e konsensusit politik. Artan Grubi nga BDI-ja tani thotë se kjo duhet të bëhet për të mos krijuar pengesa për krijimin e qeverisë së zgjeruar që ja ofroi Kovaçevski-Mickoskit. “Përveç gatishmërisë për të lënë qeverinë ne…

Lexo më Shumë

Mali i Zi është mik i madh i Maqedonisë së Veriut dhe ne jemi mbështetës i fortë në rrugën tuaj evropiane. Unë inkurajoj dialogun që ekziston aktualisht në kuadrin e ndryshimeve kushtetuese që ju duhet të bëni. Shpresoj se nga kjo do të dilni edhe më të fortë si shoqëri, thotë presidenti i ri malazez, Jakov Millatoviq në një intervistë për AIM. Ai vlerësoi se në periudhën e kaluar vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, gjë që sipas tij është njohur nga Brukseli, i cili është përgjigjur në mënyrë të mirë duke e dhënë mbështetje Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton konsumatorët se është duke u tërhequr produkti i mëposhtëm – Qumësht UHT MIZO 2.8% mm për shkak të cilësisë joadekuate dhe mashtrimit të konsumatorëve (siguria e produktit nuk është në rrezik), d.m.th për shkak të prezencës së përcaktuar të yndyrave bimore. . Qumështi me afat kohor prej 20 qershor 2023, me origjinë nga Qumështorja Leskovac, Republika e Serbisë, i importuar dhe shpërndarë nga Badev DOOEL Kavadar, ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. “Konsumatorët fundorë që e kanë blerë produktin e lartpërmendur me datën e shënuar të skadencës, të mos e konsumojnë dhe…

Lexo më Shumë