Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho foli në konferencën për shyp në prag të ndeshjeve kualifikuese “Euro 2024” ndaj Moldavisë e cila do të luhet nesër në Air Albania.Sylvinho:
“Grumbullimi me Poloninë ka qenë edhe më i gjatë, kjo periudhë është për të gjithë pak i vështirë, pasi disa mbërrijnë në një datë e disa në një tjetër. Ne jemi praktikisht bashkë të gjithë prej 7-8 ditësh, një punë e mirë. Ne i njohim lojtarët dhe lojtarët njohin konceptet e futbollit dhe të jep diçka më shumë në fushë. Jam i kënaqur për përkushtimin, ishte një sezon i vështirë për disa, shumë i mirë për të tjerë. Ne menaxhojmë ngarkesën e punës dhe vijmë për të bërë mirë, pastaj puna na jep diçka më shumë, sigurisht.Jemi të mësuar të gjithë me presionin, kemi 7 finale dhe nesër është e para, ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jemi të karikuar siç e kemi thënë. Kemi një ndihmë të mirë se luajmë në shtëpi dhe kem tifozët tanë. Nesër ndoshta kemi stadiumin e mbushur dhe është një ndihmë e mirë. Skuadra është mirë. Nesër do të zgjedhim ndonjë dyshim, por padyshim është një skuadër që duhet të propozojë lojë. Nëse luan, një skuadër duhet të jetë e ekuilibruar, luhet 90 minuta dhe duhet ekip që sulmon, mbron, bën luftë dhe propozon lojë. Ne kemi një grup që shkon në fushë me shumë dëshirë, zemër e shpirt për të bërë mirë përkrah tifozëve tanë
.



