Author: Hamdi Kumanova

Alma Kaçi dyshohet se është vajza që iu “gjunjëzua” Safet Gjicit, për ta nxjerr atë njëherë e mirë nga zyra e Bashkisë së Kukësit, nga politika dhe për t’i lënë një njollë të zezë për gjithë jetën. Ish-kryetari hamshor nuk i rezistoi dot provokimeve të në vajze që hyri në zyrën e tij, e veshur bukur, joshëse dhe u dorëzua përpara saj si një skllav i vuajtur. Padyshim që Alma Kaçi hyri në zyrën e Gjicit për të marrë prej tij filmimin që do t’i rrënonte karrierën. Qartazi duket se kamera ëshë vendosur në çantën e saj, e lënë përballë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar përmbytje në disa zona në Maqedoninë e Veriut. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka alarmuar se në disa zona ka pasur vërshime dhe se janë ndërmarrë aksione për ndërhyrje dhe pastrimin e zonave. Zona më e goditur ka qenë në rajonin e Kumanovës, ku ka pasur vërshime në disa lagje, pemë të rëna, dhe se në terren kanë dalur ekipet e koordinuara të ekipeve të shpëtimit. Niveli i ujit të lumenjve është ngritur, përkatësisht: në lumin Kumanovarja në fshatin Dobroshan dje është matur niveli i ujit prej 100 cm, ndërsa sot janë…

Lexo më Shumë

Sipas Eurostat, mbi 95.3 milionë njerëz në BE ose 22 për qind e popullsisë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Ky tregues në vend është dyfish më i lartë dhe e rendit Maqedoninë (pas Shqipërisë) të dytën në Europë dhe në rajon për nivelin e njerëzve që jetojnë të rrezikuar nga skamja Në vitin 2022 mbi 40 për qind e popullsisë në Maqedoni kanë përjetuar një prej tre rreziqeve të varfërisë dhe përjashtimit social – varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesë në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna. Këto janë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për një shkupjan i cili dyshohet se ka plagosur me thikë motrën e tij. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur me 15 qershor të këtij viti, ndërsa burri 55 vjeç akuzohet për shkelje të nenit 131, paragrafi 3 nga Kodit Penal, gjegjësisht dyshohet për “shkaktim të plagës së rëndë trupore”. “I dyshuari fillimisht ka nisur një debat verbal me ton të lartë, duke drejtuar fjalë fyese ndaj viktimës, vajzës së saj dhe dy dëshmitarëve të tjerë që punonin në oborr. Më pas i dyshuari u bë agresiv dhe i kërcënoi dhe kërkoi nga të njëjtët që të ndalonin…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë diku rreth orës 21:15 në Qendër të Shkupit ka arrestuar personin B.Z.(24) nga Tetova. B.Z. ishte arratisur nga burgu i Idrizovës, ku nga 5 vjet dënim me burg, i kishin mbetur edhe 1 vjet e 5 muaj. “Ai kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu “Idrizovë”, ku duhej të vuante dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj për vepër penale të kryer nga neni 237 paragrafi 4 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me pesë vjet burg. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për…

Lexo më Shumë

Aktori amerikan Arnold Schwarzenegger ka thënë se do të dëshironte të kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara vitin e ardhshëm. Është raportuar nga revista People. “E shoh shumë qartë se si mund t’i kisha fituar këto zgjedhje. Ashtu si kur kam kandiduar për guvernator të Kalifornisë, “shpjegoi Schwarzenegger, por shtoi se ligji nuk do ta lejonte atë ta bënte këtë, pasi ai nuk është shtetas amerikan nga lindja. Schwarzenegger ka lindur në Austri dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1968. closevolume_off Ai u bë shtetas amerkan në 1983. Nga viti 2003 deri në vitin…

Lexo më Shumë

Pas një karriere të pasur me ekipe si Real Madrid, Chelsea, Juventus e Atletico Madrid, “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata tashmë duket të jetë afër kalimit te “gjigandët” arabë të futbollit, të cilët si rrallë herë më parë këtë merkato vere kanë hapur “thasët” për të afruar në kampionatin e tyre lojtarë me eksperiencë të madhe në Evropë. Sipasr raportimet më të fundit nga mediat spanjolle, skuadra arabe e Al-Tawoon i ka ofruar “bomberi” plot 50 milionë euro sezon. Ofertë kjo jo pak tunduese për “bomberin” spanjoll, i cili tashmë ka hyrë në të 30-tat e tij. closevolume_off Ndërkaq, kujtjomë se…

Lexo më Shumë

Sot bëhen pesë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i dha fund një sherri 27-vjeçar, për çështjen e emrit, pasi pretendonte se Maqedonia e ka vjedhur emrin e një rajoni grek. Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, një tjetër fqinj i cili nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke pretenduar se janë bullgare. Pesë vjetori i Marrëveshjes së Prespës,…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Më shumë reshje do të ketë në pjesët lindore, ku reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here më e fortë nga veriu përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, posaçërisht paradite dhe natën. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini. Dje në ditëlindjen e tij të 55-të, Kreshniku ka mbyllur sytë, ndërsa të shumtë janë miqtë që kanë ngushëlluar në rrjetet sociale. Kreshnik Ajdini ka qenë gazetar i njohur, ndërsa ka shkruar në shumë media në Maqedoni të Veriut, por edhe në rajon. Gjithashtu ka qenë aktivist i dalluar i shoqërisë civile, ndërsa ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, si dhe shoqërisë në përgjithësi. Varrimi do të bëhet sot (e shtunë) në Dibër në orën 13:00.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Kryeministri Kovaçevski i uroi Milatoviqit mandatin presidencial si dhe përfundimin me sukses të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, duke shprehur besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe me qeverinë e ardhshme malazeze do të vazhdojnë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë rajonal dhe në rrugën evropiane. Bashkë është konstatuar se dy vendet kanë bashkëpunim të ngushtë miqësor, pa çështje të hapura dhe janë…

Lexo më Shumë

Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho foli në konferencën për shyp në prag të ndeshjeve kualifikuese “Euro 2024” ndaj Moldavisë e cila do të luhet nesër në Air Albania.Sylvinho: “Grumbullimi me Poloninë ka qenë edhe më i gjatë, kjo periudhë është për të gjithë pak i vështirë, pasi disa mbërrijnë në një datë e disa në një tjetër. Ne jemi praktikisht bashkë të gjithë prej 7-8 ditësh, një punë e mirë. Ne i njohim lojtarët dhe lojtarët njohin konceptet e futbollit dhe të jep diçka më shumë në fushë. Jam i kënaqur për përkushtimin, ishte një sezon i vështirë për disa,…

Lexo më Shumë