Fotoja që shihni më lart është Ardian Sufaj, i cili është arrestuar sot në Shëngjin, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Për 39-vjeçarin, Sufaj është lëshuar një urdhër arresti nga Italia, pasi akuzohet për “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.
Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi Ardian Sufaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.
closevolume_off
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur Sufaj dhe nga shtetas të tjerë të paidentifikuar. Në kërcënimin e armës kanë marrë peng një shtetas, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.



