Psikopatët janë zakonisht njerëz të hapur, ambiciozë dhe komunikues.
Duke qenë se janë të fokusuar mbi të gjitha në arritjen e suksesit, ata janë të fuqishëm dhe shpesh mbajnë poste të larta, sidomos kur bëhet fjalë për punë.
– Advertisements –
Nuk është aspak e lehtë t’i njohësh sepse në publik lënë përshtypjen e njerëzve të qëndrueshëm.
Megjithatë, siç pohojnë ekspertët që studiojnë këtë lloj njerëzish, ekzistojnë disa karakteristika falë të cilave mund të dallojmë lehtësisht se ata janë psikopatë.
Sipas Psychology Today, tiparet e mëposhtme janë të përbashkëta për pothuajse të gjithë psikopatët:
tendenca për gënjeshtra dhe manipulime patologjike
mungesa e moralit
mungesa e ndjeshmërisë dhe pashpirtësisë
abuzim verbal ose fizik
pamundësia për të marrë fajin për gabimet e veta
duke fajësuar vazhdimisht të tjerët për problemet e tyre.



