Mibistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë edhe një i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në veri.Ai ka zbuluar identitetin e personit të parrqstuar nga Policia dhe nuk heziton ta quajë kriminel (megjithëse këtë duhet ta vërtetojë gjykata).“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic”, ka shkruar Sveçla, në Facebook.“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”.“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka theksuar kreu i MPB-së.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Luaj online: Loto 7 dhe Joker në Lotarinë Shtetërore
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: I dyshuari ende në arrati pas vrasjes
- Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup
- Loja instant “Ethe e Artë” e Lotarisë Shtetërore
- Protestat e studentëve: Rama thirrje për dialog në mes të tensioneve
- Frostbite sjell protestat shqiptare në jetë përmes inteligjencës artificiale
- Ngriten aktakuza për ryshfet dhe abuzim gjatë kontrolleve tatimore në “Pulse” dhe kompanive tjera të lidhura me të
- Kreu i inteligjencës turke zhvillon bisedime në Iran me zyrtarë sauditë dhe pakistanezë



