Enti Shtetëror për Statistika njofton se numri i turistëve në vitin 2023 ka arritur në 197.273, nga të cilët 46% janë turist nga vendi, ndërsa 54% janë turistë të huaj. Numri i bujtinave në qershor të vitit 2023 ka arritur 742 970, nga të cilët 71.4% janë turist vendor, ndërsa 28.6% janë turist të huaj. Në periudhën janar-qershor 2023 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 25.3%, tek turistët vendas është rritur për 1.2%, ndërsa te turistët jashtë vendit është rritur për 44%. Në periudhën janar-qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja Danella Arsovska ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një partie, mëson Fokus.mk. Partia do të quhet “Pravda”, ndërsa selia do të jetë në rrugën Gjorçe Petrov nr.49, adresë e cila sipas të dhënave të biznis-rrjetit, është e lokalizuar aty ku janë kompanitë e bashkëpunëtorit të saj më të afërt në hije Dragan Mitkovski. Sipas “Fokus”, në partinë e saj do të jetë sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, si dhe Mitkovski, i cili është i afërt me babain e kryetares së Qytetit, Vanço Jovanovski. Kjo do të jetë partia e parë e re politike…
Ministri i Shëndetësisë , Fatmir Mexhiti sot mori pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar të Hematologjisë, i cili mblodhi së bashku ekspertët më të mëdhenj të kësaj fushe në Evropë. Kongresi është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe risi në fushën e hematologjisë, trajtimit të sëmundjeve hematologjike, si dhe ka hapur derën për nxitjen e bashkëpunimit midis ekspertëve vendas dhe të huaj. “Klinika e hematologjisë ndër vite ka krijuar një ekip që monitoron progresin në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve hematologjike. Më vjen mirë që në këtë Klinikë ka shumë mjekë të rinj, hematologë të rinj, zhvillimin…
Në vend se të ulen në bankat shkollore, 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës bashkë me familjarët e tyre protestuan para Komunës Gazi Babë të Shkupit. Kreut të kësaj komune, siç thanë banorët, ia kujtuan se nuk heqin dorë nga hapja e paraleles shqip për klasën e gjashtë. Çdo zgjidhje tjetër e mundshme për banorët është e papranueshme. “Kur ishte në zor na lutej të gjithëve me ja dhanë votën, e tash me këtë deklaratë që ai po e bën është turp për komunën e tij”, tha një banor. “Do të luftojmë deri në fund për gjuhën tonë, për gjuhën shqipe.…
Të punësuarit në Administratën Gjyqësore në Shkup mbajtën një marsh protestues gjatë mesditës. Nga godinat gjyqësore ata lëshuan vendet e punës dhe me pankarta në duar u nisën drejt Ministrisë së Financave, shkruan Alsat. Ripërsëritën kërkesat për rritje të pagave, jo 10 për qind siç u dhanë gjithë administratës publike, por 78% rritje të pagës minimale, shifër kjo që përkon me rritjen e pagave të funksionarëve. Grevën e paralajmëruar thonë se për 15 ditë e kanë shtyrë sipas Ligjit për zgjidhje paqësore të çështjeve kontestuese. Por, thonë se janë njëzëri që brenda këtyre ditëve nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre…
VMRO-DPMNE-ja mohon zërat që deputetë të caktuar të saj i janë nënshtruar përpjekjes së pushtetit dhe kanë pranuar të mbështesin ndryshimet Kushtetuese. Nga partia e Mickoskit thonë se vazhdimi i seancës për ndryshimet kushtetuese, do ta vërtetonte këtë. “Vetëm spekulime, blerje kohe dhe mbjellje të dyshimeve në opinion dhe asgjë më shumë. Që sot le ta caktojnë seancën të cilën e ndërprenë në kundërshtim me Rregulloren më 18 gusht dhe do të përballen me realitetin, a kanë ose jo deputetë për ndryshim të Kushtetutës me diktat bullgar”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE. Nga ana tjetër, pavarësisht kritikave, nga fronti opozitar shqiptar…
Të mërkurën Këshilli Gjyqësor duhet të shqyrtojë raportin plotësues mbi përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Raporti paraprak në të cilin ishte konstatuar shkelje e sistemit AKMIS dhe cenim i raporteve ndër njerëzore brenda gjykatës, nuk e solli Manevan deri tek përgjegjësia morale dhe ligjore. Këshilli përgatiti raport plotësues, përmbajtja e të cilit mund të bëhet e ditur në seancën e ditës së mërkurë, në rast se i njëjti nuk tërhiqet nga procedura për shqyrtim. Në raport nga vizita e 1 shkurtit 2023 mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo…
Ministria e Kulturës është e vendosur në dislokimin e Bibliotekës së Tetovës, shkruan Alsat. Së fundi, ky dikaster ka kërkuar që Biblioteka e Tetovës, të formojë komision dhe të fillojë dislokimin, por, të punësuarit e bibliotekës dhe drejtoresha e këtij institucioni, mbeten në qëndrimin për të mos e zbatuar vendimin. Ndërkohë Bibliotekës se Tetovës i mbeten edhe tre ditë afat për t`i lëshuar hapësirat. “Kërkojmë dhe i sugjerojmë Ministrisë që të formojë ekip, të vijnë në Tetovë që të njiheni me hapësirat, sepse ne po ti lëvizim këto rafte e libra do hapet shumë punë dhe nuk…
Përderisa autoritete krekosen se kanë përgatitur pakon e 9-të të masave për zbutjen e krizës ekonomike, tani u bë e ditur që këto masa të reja anti-krizë pritet të jenë aktive nga fillimi i nëntorit. Fatmir Bytyqi tha se seanca parlamentare do të mbahet më 19 shtator dhe sapo të nisë procedura do të përgatiten masat, të cilat sipas tij do të destinohen për kategoritë më të prekura të qytetarëve. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike tha se Odat Ekonomike nuk janë konsultuar për shkak se ndihmat nuk janë për ta. “Masat anti krizë nuk sillen për tregtarët, që dikush diku të…
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Departamentit të Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga Persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve pranë Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal. kundër G.F., I.H. dhe B.N., zyrtarë policorë në SPB Shtip, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e “ngacmimit në kryerjen e detyrës” nga neni 143 paragrafi 1 i KP të RMV-së. Konkretisht, të denoncuarit si punonjës policie, duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të tyre zyrtare më datë 01.09.2023 në orën 21:00,…
Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministren e Mbrojtjes së Republikës Portugeze, Maria Helena Carreiras, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vend. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin në mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes, për procesin e reformave në vend me synim përmirësimin e infrastrukturës ushtarake dhe modernizimin e forcave të armatosura, si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të NATO-s, me qëllim për forcimin e Aleancës dhe përmbushjen e synimeve të përbashkëta në siguri dhe mbrojtje. Presidenti Pendarovski tha se mirëpret Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim për mbrojtje mes dy shteteve, dhe shprehu pritje se do…
Lëvizja BESA thekson se pushteti ekzekutiv i udhëhequr nga partitë politike LSDM dhe BDI vazhdon ashpër të ndërhyjë në punët e gjyqësorit. “Udhëheqësit politik të këtyre dy subjekteve politike nuk u mjaftuan me emërimin e të afërmëve të tyre në pozita kyçe në organet e drejtësisë por përkundrazi vazhdojnë të ndikojnë dhe të degradojnë pushtetin gjyqësor tanimë në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të drejtësisë duke ndërhyrë në Kodin Penal. Në procedurë të shpejtë duke keqpërdorur të gjitha standardet dhe praktikat e mira parlamentare si dhe duke keqpërdorur flamurin evropian, kjo qeveri ditë më parë miratoi ndryshimet e…

