Hetimin për rastin e Onkologjisë, për skemën e shëmtuar të krijuar shumë vite më parë, po e bëjnë institucionet kompetente, ndërsa OBRM-PDUKM-ja me veprimet e saj vetëm sa i bën dëm të gjithë procedurës, thonë sot nga LSDM. Reklama “OBRM-PDUKM është zhytur aq poshtë sa po abuzon me të sëmurët dhe në vend që ta mirëpresë hetimin po e pengon duke tentuar ta politizojë dhe ta përziejë me një autoritet inekzistent. Kjo vetëm konfirmon se Mickoski ka frikë nga ajo që do të tregojë hetimi, për gjithçka që është bërë në Onkologji vite më parë. Kushdo i padrejtë në rastin…
Author: Hamdi Kumanova
Dje në orën 15:50 në fshatin Kopanicë, komuna e Sarajit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria Sh.S.(27) nga fshati Kopanicë. Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin.
Një 39 vjeçar në Tiranë u arrestua pas publikimit të një videoje duke keqtrajtuar një mace. U procedua penalisht një shtetas tjetër. Njoftimi i policisë Tiranë: Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (mace), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Në vijim të veprimeve, u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive,…
Në Prishtinë dje është arrestuar një shtetas i Serbisë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest. “URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR – Prishtinë 11.09.2023-09:30. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar është arrestuar një mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.”
Podujeva të hënën u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Një person e shndërroi atë pjesë në skenë krimi, pasi që plumbat që u shkrepën nga dy armët e lanë të vdekur 34-vjeçarin, Valmir Breznica dhe të plagosur bashkëshorten e tij. Një person që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, Arsim Syla, tashmë është arrestuar, teksa dorasi akoma nuk është kapur, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive se si ndodhi krimi si në filma Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi, raportuan mediat e huaja të martën, për atë që Kremlini tha se do të ishte një diskutim gjithëpërfshirës me presidentin Vladimir Putin mes paralajmërimeve nga Uashingtoni se nuk duhet të bien dakord për një marrëveshje armësh. Kim u nis nga Pheniani për në Rusi të dielën me trenin e tij privat, njoftoi media shtetërore e vendit të martën, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të industrisë së armëve dhe ushtarake dhe ministrit të Jashtëm. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi të martën, duke cituar një zyrtar rus, se…
Policia greke ka rishikuar deklaratën fillestare për vrasjet e rënda të së hënës pasdite, duke raportuar se viktimat mund të jenë shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç dyshohej. Viktimat u gjetën të vrarë brenda një makine në qytetin bregdetar të Artemidës, rreth 20 kilometra nga kryeqyteti grek. Gjashtë personat besohet se janë shtetas turq, raportoi Kathimerini, dhe ranë pre e një breshërie plumbash që dyshohet se lidhet me aktivitetet e tyre kriminale. Pesë nga viktimat u gjetën të pajetë në brendësi të automjetit me targa gjermane, dhe i gjashti, që besohet se është drejtuesi i mjetit, u gjet jashtë duke tentuar t’i…
Pavarësisht se “gjeli” francez, Kylian Mbappe mbetet objektivi i madh i Real Madrid, “ylli” Paris Saint-Germain, kaloi një verë plot polemika, duke mos arritur të kompletojtë sërish, kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”, me 24-vjeçarin që ka nisur sezonin e fundit me kampionët e Francës, ndërkohë që Florentino Perez pëlqen edhe një sulmues tjetër përveç tij. Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Presidenti i “galaktikëve”, Florentino Perez pëlqen shumë 23-vjeçarin e “qytetarëve” të Manchester City, Julian Alvarez, me këtë të fundit që sezonin e shkuar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe tripletën e famshme me “qytetarët”. Mirëpo,…
Gattuso, favorit për ta marrë drejtimin e Lyonit Pas një pauze prej gati 10 muajsh, Gennaro Gattuso pritet t’i rikthehet zejes së trajnerit. Mediumet franceze kanë njoftuar të hënën se trajneri italian sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e skuadrës së Lyonit. Mësohet se te Lyoni po e shohin Gattuson si kandidatin ideal për ta zëvendësuar francezin Laurent Blanc. Blanc pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit te Lyoni për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion. Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin francez, Lyoni ka tubuar vetëm një pikë dhe zë vendin e…
Nga 1 janari deri më 31 gusht 2023, shuma të cilën Republika e Kosovës e ka shpenzuar për mbrojtjen e të akuzuarve, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka qenë 5 milionë e 485 mijë e 800 euro. Ndërsa, shuma totale e ndarë për vitin 2023 kap shifrën e 7 milionë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Betimi për Drejtësi” ka siguruar të dhënat nga Ministria e Drejtësisë (MD) lidhur me pagesat që janë ekzekutuar për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të…
Një alpinist në Zelandë e Re arriti të mbijetonte në mënyrë të pabesueshme vetëm me disa lëndime të lehta pasi ra nga një lartësi prej 600 metrash. Sipas policisë vendase, burri që ra nga mali Taranaki në ishullin verior arriti të shpëtonte vetëm nga fakti se temperaturat e larta kishin shkrirë akullin duke bërë në këtë mënyrë më të zbutur impaktin gjatë rënies. Me një llogaritje të thjesht, alpinisti fatlum shpëtoi pasi ra nga një lartësi e ngjashme me atë të kullës Makkah Clock Royal që ndodhet në Arabinë Saudite, një nga më të mëdhatë në botë. Ai ishte bashkë…
11 shtatori i vitit 1998 -të shënoi një ngjarje të rëndë për popullin e Kosovës. Forcat paramilitare serbe po granatonin Drenicën. Si pasojë e plagëve të marra vdiq në moshën shtatëvjeçare vdiq vogëlushi Leotrim Ahmeti. E sot, 25 vjet pas, ai kujtohet nga familjarët. Ata me plot dhimbje sjellin në kujtesën e tyre, momentet dhe fjalët e fundit të shtatëvjeçarit. “Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmurë prej barkut”, kishte thënë vogëlushi, E nëna e Leutrimit, kur ia hoqi rrobat pa se i ishte shqyer barku dhe i kishin rënë zorrët. Nëna ia kishte vendosur…

