KONKURENCA NË BE KËRKON TEKNOLOGJI DHE INOVACIONE TË REJA Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon nga Bashkimi Evropian që t`i prolongojë afatet për vendosjen e standardeve dhe rregullative për kompanitë. Nëse firmat nga Maqedonia e Veriut duan bashkëpunim me tregun evropian, duhet të vendosin teknologji dhe inovacione të reja për të përmirësuar konkurentshmërinë. Më të prekur do të jenë sektori i bujqësisë, industria e metalit dhe metalurgjia, që duhet të përmbushin një numër të madh të standardeve ekologjike. “Pra, nevojitet një investim i madh në teknologjitë e reja dhe përshtatja me industrinë “5.0”, që aplikohet nga Komisioni Evropian, dhe…
Author: Hamdi Kumanova
“Sot, është ditë e rëndësishme për ministrat tanë dhe për bashkëpunimin tonë, për shkak se për herë të parë nënshkruajtëm marrëveshje bashkëpunim dypalësh në mbrojtje mes aleatëve Maqedonia e Veriut dhe Portugalinë, dhe me këtë treguam se NATO do të thotë edhe bashkëpunim më i fortë në mbrojtje, sepse kemi një qëllim të përbashkët, unik”. Këtë e tha ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në konferencën e sotme për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministren e Mbrojtjes së Portugalisë, María Helena Carreiras, e cila ishte vizita e parë e zyrtare në vend. Petrovska shtoi se për të mirën dhe…
Benzinat do të shtrenjtohen për 1 denarë, respektivisht do të kushtojnë 88 dhe 90,5 denarë për litër, përcjell TV21. Nga KRRE kanë vendosur që çmimi i naftës të rritet për 2,5 denarë, konkretisht një litër naftë do të shitet për 83,5 denarë.
Më 11 shtator 2023, Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Ocuka Kazuja mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të projektit GGP, tashmë të përfunduar me sukses në Komunën e Kërçovës. Me shumën prej 80.593 euro, projekti mundësoi rindërtimin e Shkollës fillore “Dr.Vlladimir Pollezhinoski” në Kërçovë, nëpërmjet ndërrimit të dyerve dhe dritareve, si dhe rinovimit të tualeteve. Si rezultat, kushtet e mësimit janë përmirësuar dukshëm. Në fjalimin e tij, ambasadori Ocuka theksoi: “Ne besojmë se investimi në arsim është një investim për të ardhmen. Dua të theksoj se Japonia është fuqimisht e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë së…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shpërndarë fotografi nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Brdo Brijunit. Ai ka treguar se edhe për çfarë tema kanë diskutuar. “Zgjerimi i BE-së dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, rinia dhe ndryshimet klimatike janë fokusi i takimit tonë të lidershipit sot në Shkup”, tha Stevo Pendarovski.
Kontrata mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për rrugën Tetovë-Prizren pritet të nënshkruhet në fund të muajit shtator. Kështu thonë kompetentët të cilët nuk japin afat konkret se kur do të fillojnë punimet, por shpjegojnë procedurat në të cilat ky projekt duhet të kalojë para se të nisë të merr formë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi është shprehur se do të ketë edhe një marrëveshje për ndërtimin e tunelit të përbashkët. “Besoj se do të kemi edhe marrëveshjen e cila planifikon projektimin e tunelit të përbashkët. Pra pas asaj ne vazhdojmë me projektimin…
Komisioni Juridik-ligjvënës në Kuvend shqyrtoi dy propozim-Ligjet të cilët i referohen paraqitjes së vendbanimit dhe vendqëndrimit si dhe Ligjit për letërnjoftime, shkruan Alsat. – Advertisements – Me ndryshimet e propozuara parashikohet lehtësimi i procedurave dhe evidentimi i personave të ashtuquajtur “fanton”. Dyja zgjidhjet ligjore janë propozuar me procedurë të shkurtër. Ndryshimin dhe plotësimin e tyre e kërkoi aktivisti për liritë dhe të drejtat e njeriut, Suad Misini i cili duke mbajtur grevë me etje qëndroi tre ditë para Kuvendit. Miratimi i ndryshimeve lehtëson procedurat jo vetëm për të paevidentuarit por edhe për qytetarët që ndryshojnë adresat dhe udhëhiqen në evidenca…
Një i ri nga Poroi i Tetovës ka ndërruar jetë pasi pësoi aksident derisa po drejtonte një traktor, përcjell TV21. Nga MPB thonë se prokurori ka urdhëruar që ndaj trupit pajetë të bëhet autopsia. “Dje (10-shtator) rreth orës 13:50 në Spitalin klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete F.M.(22) nga Poroi i Tetovës. Sipas asaj që është konstatuar në inspektimin e kryer pak më vonë, F.M. me katër persona të tjerë nga i njëjti fshat po transportoheshin me një traktor “imt 539” me targa Tetovës që ai po e drejtonte. Në një rrugë me dhe në lokalitetin e…
Një ari ka hyrë në oborrin e ish-deputetit të LSDM-së, Latif Pajkoski, i cili jeton në fshatin Zhirovnicë të komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Pajkoski ka postuar ariun në rrjetet sociale, duke shpërndarë foto ku shihet kafsha duke gërmuar nëpër koshin e plehrave në kërkim të ushqimit, përcjell INA. Ai tha se ariu është pikasur këtë fundjavë gjatë natës. “Të ju shoh tani, burokratë të pamend, që mbroni ariun dhe nuk bëni asgjë për të mbrojtur popullsinë. Ejani të më vizitoni në Zhirovnicë së paku një mbrëmje, por jo vetëm, por edhe me fëmijët tuaj”, ka shkruar…
Më një tetor të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme do t’u rritet paga për 10 për qind dhe deri në fund të vitit regres për pushim vjetor prej 10.000 denarë për secilin nëpunës të policisë, theksoi ministri. Oliver Spasovski, në profilin e tij në Fejsbuk.. “Gjithmonë kur besoni në të njëjtin qëllim, duhet të gjeni zgjidhje. Njëra apo tjetra duhet të jetë zgjidhja që do të jetë në interes të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, por edhe të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shkruan Spasovski. Ai thekson se…
Dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut, që ndodheshin në një kamp në Marrakesh, pas tërmetit tragjik në Marok, kanë mbërritur në Madrid dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas MJP-së, ata pritet të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre, përcjell TV21. Nga MPJ-ja informojnë se në dy ditët e fundit nuk ka pasur regjistrime të reja të shtetasve tanë në Marrakesh. “Përfaqësia jonë Diplomatiko-Konsullore në Kajro vazhdon të jetë në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për shtetas tanë që mund të…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.09.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 339 drejtues automjetesh. Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. MPB njofton se 140 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 199 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut…

