Foshnja e Khadija-s nuk ka ende një emër dhe për momentin po jeton në një çadër të vendosur në anë të rrugës. Ajo erdhi në jetë vetëm disa minuta se të ndodhte tërmeti që shkaktoi mijëra viktima të premten mbrëma në Marok. Edhe pse nënë e bijë nuk pësuan lëndime si pasojë e lëkundjeve të forta, spitali në Marrakesh ku ato ndodheshin u evakuua. Dhe, pas një kontrolli të shpejtë, atyre iu kërkua që të largoheshin nga godina, tre orë pas lindjes. “Na thanë se duhej të largoheshim nga frika e pasgoditjeve,” tregon Khadija. Me fëmijën e porsalindur në krah,…
Author: Hamdi Kumanova
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese për media akuzon Qeverinë për mungesën e librave, duke thënë se pushteti ka “gjymtuar” tërë gjeneratat. Nga VMRO-DPMNE thonë se çdo vit me LSDM dhe BDI në pushtet nuk ka tekste edhe pas disa muajsh. “Në vend që nxënësit të përdorin librat si material për të mësuar ato përdorin skripta, si ishte shembull vitin e kaluar. Gjërat bazë që qeveria duhet t’i sigurojë në arsim si tekstet shkollore dhe certifikatat e LSDM-së dhe BDI-së janë bërë luks”. “Është e paqartë se çka bën qeveria gjatë gjithë vitit, disa vite me…
Grupi joformal “Protesta kundër vrasjes në Onkologji”, për sot në ora 18 ka paralajmëruar protestë para Qeverisë dhe Prokurorisë, për siç thonë, krimit në Klinikën e Onkologjisë. Në protesta do të kërkohet hetim për të gjithë të përfshirët në skandalin e Klinikës për Onkologji. Ish-pacientët dhe të afërmit e pacientëve nga Onkologjia kërkojnë që Prokuroria të dalë me detaje për rrjedhën e hetimeve brenda një jave, rishikim të plotë të punës së Klinikës së Onkologjisë, vendime gjyqësore të formës së prerë për të gjithë ata që janë të përfshirë në krimin e onkologjisë… Protestës së sotme është bërë e…
Debat publik për draft-strategjinë për transparencë të Qeverisë (2023-2026) do të mbahet sot në organizim të Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis. Në debatin publik fjalime hyrëse do të kenë zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari dhe Adriana Lavçiska nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, ndërsa draft strategjinë do ta prezantojë Irena Bojaxhievska dhe Natalija Shikova, ekspertë për përgatitjen e një draft strategjie për transparencë. Siç thekson Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, qëllimi i strategjisë është lidhja…
Shkupi sot do të mbledhë bashkë presidentët e rajonit, në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni. Nikoqir i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse është Presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa bashkëpritës janë Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar. Pjesë e takimit pitet të jenë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq si dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës. Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe…
Proceset të migrimit masiv në pjesën më perëndimore të vendit faktikisht kanë ulur dukshëm numrin e nxënësve. Komuna rurale Qendër Zhupë është një ndër komunat ku mbi 70 për qind e popullatës jeton në mërgim kryesisht në Itali, Gjermani dhe Zvicër. Në këtë komunë jetojnë edhe shqiptarë dhe fëmijët e tyre mësojnë në shkollën qendrore “Kemal Mustafa Ataturk” të kësaj komune. Ulja e numrit të nxënësve në këtë shkollë ndjehet në të tre gjuhët në të cilët realizohet mësimi, por më drastike është në paralelet në gjuhën shqipe. Në vitin e ri shkollor 2023/24 ka vetëm një fillorist shqiptar. …
Ndërsa nxënësit kanë nisur me detyrat shkollore, 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë akoma janë pa mësim. Kjo për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të komunës Gazi Babë të Shkupit vazhdon të mos lejohet realizimi i mësimit në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë. Në pritje të një zgjidhje, fëmijët po improvizojnë një klasë mësimi në shtëpinë e familjes Seferi ku me njëri tjetrin po përsërisin mësimet e vitit të kaluar. “Po qëndrojmë në shtëpi, po mendohemi ku me shku, qysh me shku në…
Në pikën pagesore Demir Kapi mbrëmë në ora 20:10, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajllovë” kanë privuar nga liria G.K.(35) nga Greqia për kryerjen e veprës penale të ofrimit të ryshfetit. Përkatësisht, G.K. i cili drejtonte kamionin “Scania” me gjysmërimorkio, të dyja me targa kombëtare bullgare, gjatë kontrollit të dokumenteve që ka dorëzuar për mbikëqyrje, i ka ofruar si ryshfet punonjësit të policisë një kartëmonedhë prej pesë eurosh, e cila i është kthyer menjëherë. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kavadar, nga i cili janë marrë udhëzime që personi të arrestohet dhe…
Promovohen vlerat e fshatit të Bojanës Edicioni i shtatë i “Rrushit të Bojanës” mbushi sheshin përplotë. Në këtë festival nuk mungonin edhe mysafirët e huaj të cilët kishin ardhur për të parë nga afër këtë festival dhe për të shijuar rrushin. “Ne jemi të Sarajit edhe për çdo vjet kur mbahet festivali në Bojanë ne vijmë këtu për festivalin. Sivjet ka më tepër njerëz dhe duhet të jetë atmosferë e mirë. A e shijuat rrushin, si ju duk këtë vit? Po shumë i mirë, në terrenin tonë rrush më të mirë nuk ka”. “Çdo herë kur jam këtu vij…
Korrupsioni mund t’i groposë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe demotivon partnerët strategjik në mbështetjen ndaj rrugës Euro-integruese. Ky vlerësim i Departamentit Amerikan të Shtetit i referohet ndryshimeve të fundit mbi Kodin Penal me të cilat veprat për “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “bashkëveprimi kriminal” tkurren në masa efektive, ndërsa shpërdorimi i fondeve publike abrogohet si dispozitë. DASh vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kriteret e premtuara në luftën kundër krimit të organizuar. “Inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që t’i përmbushë premtimet e saj për luftën kundër korrupsionit. Liderët e Maqedonisë së Veriut patjetër të tregojnë rezultate të…
Me kthimin e nxënësve në shkollë, filluan kokëçarjet për prindërit e fëmijëve të cilët mësojnë në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë, shkruan Alsat. Nuk është zgjidhur problemi i pikë kalimit, ku shpesh si pasojë e vozitjes së shpejtë pësojnë nxënësit. Në oborrin e shkollës, takuam Sefedin Cekën. Ai ka tre mbesa dhe çdo ditë i dërgon dhe i merr nga shkolla, sepse vet nuk mund ta kalojnë rrugën për shkak të nuk kalojnë rrugën ku vozitjet janë tejet të shpejta. “Edhe pse jam në moshë skam çbëj, patjetër vij marr njërin sjell tjetrin, sepse ajo rruga është…
Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut që qëndrojnë në Marok janë paraqitur në përfaqësinë diplomatike konsullore në Kajro, informoi Ministria e Punëve të Jashtme. – Advertisements – Ata janë evakuuar dhe janë aktualisht në një kamp në Marakesh, në gjendje të mirë dhe nesërmbrëma do të udhëtojnë për në Madrid. Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht janë në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore të telefonojnë në telefonin e ambasadës në Kajro dhe në telefonin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/ 273- 732./ Alsat.mk

