Author: Hamdi Kumanova

Maroku u godite të premten mbrëma nga një tërmet tejet i fuqishëm, të cilin vendi nuk e mban mend. Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 2,600 persona kanë humbur jetën, ndërsa përmasat e dëmeve materiale as që mund të merren me mend. Sapo u publikuar lajmi për tërmetin, ofertat e ndihmës erdhën nga e gjitha bota, por vendi deri më tani ka qenë shumë selektiv për atë që zgjedh të pranojë. Në njoftimin e djeshëm për shtyp nga Ministria e Brendshme, thuhet se “në këtë fazë të veçantë, Maroku i është përgjigjur ofertave të mbështetjes nga vendet mike:…

Lexo më Shumë

27 muaj rresht Agim Islami i rastit “Alfa” po pret në burg nëse do të ketë rigjykim të rastit të tij. Gjykata Penale nuk po mund të merr vendim për përsëritje të rastit për shkak të vendimit që po e pret nga Supremja lidhur me të akuzuarin tjetër në këtë lëndë Almir Dërplanin. Ish i akuzuari në “Alfa” Ramiz Dauti thotë se zvarritjet që po bëhen nëpër gjykata, po i kushtojnë Agim Islamit. “Neve na pengon për shkak se 16 muaj gjykata e Apelit, tash 3 muaj gjykata Supreme dhe po bëhen 20 muaj, plus ne kemi dërguar edhe një…

Lexo më Shumë

Ambasada Gjermane, së bashku me Kinotekën në Shkup, Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” në Tetovë, “Europe House” në Strumicë dhe Kriva Pallankë dhe Shtëpinë e Kulturës në Kavadar organizon Ditët e Filmit Gjerman, transmeton Portalb.mk. Ditët e filmit do të fillojnë më 15 shtator në ora 20:00 në Kinotekën e Shkupit me filmin “Dera tjetër”,një komedi e zezë me regji të aktorit të mirënjohur gjerman Daniel Brühl. Programin e plotë mund ta gjeni në ueb-faqen e Ambasadës gjermane. Filmat shfaqen në gjuhën origjinale, gjermanisht, me titra në maqedonisht dhe shqip. Çmimi i biletit në Kinotekën në Shkup është 150 denarë. Në qytetet tjera hyrja është…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi nga Shkupi ku mori pjesë në Samitin e Brdo-Brionit se “nuk e di nëse do të jetë e vështirë” në takimin e së enjtes në Bruksel ku pritet të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Ish-ministri i Millosheviqit deklaroi se asnjëherë nuk është lehtë në të tilla takime pasi edhe Brukseli e mbështet pavarësinë e Kosovës. “Nuk e di se a do të jetë e vështirë, kjo është gjithçka që mund t’ju them sepse nuk është se ka qenë e lehtë, prandaj po flasim…

Lexo më Shumë

Prej ditësh po digjet deponia në fshatin Dëbërcë të Komunës së Zhelinës. Zjarri ka përfshirë edhe fushat përreth deponisë. Nga Komuna e Zhelinës thonë se Akoma nuk kanë marrë mjetet e premtuara nga Ministria për dislokimin e deponisë. “Për të tretën ditë me radhë po digjet deponia apo pika e ngarkim shkarkimit në fshatin Dëbërcë të komunës së Zhelinës. Zjarri siç shihet, ka kapluar edhe pjesën tjetër të arrave për rreth deponisë. Zjarrfikësit po luftojnë për të fikur zjarrin, ndërkohë nga komuna pretendojnë se kjo është ndezje e qëllimshme”, tha Bashkim Sulejmani, gazetar. Kreu i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski nuk është shumë i shqetësuar për tezën se fillimisht duhet të ketë thellim, para zgjerimit të BE-së, gjegjësisht ndryshime në procedurat kyçe për inkuadrim, e më pas të mendohet për zgjerim. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh. “Ka lëvizje simbolike përpara në lidhje me statusin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Dhe jashtë këtij rajoni, Ukraina dhe Moldavia nuk presin thellimin e BE-së, por kanë hyrë në procedurën e zgjerimit. Objektivisht, në BE në vitet e kaluara ka dy ose më shumë shpejtësi. Jo të gjitha vendet janë pjesë e Shengenit dhe nuk…

Lexo më Shumë

Deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti, të gjithë orëmatësit e qasshëm do të përshtaten në tarifën e lirë ditore. Ekipet tona në terren punojnë me intenzitet të vrullshëm. Që ta sigurojmë këtë shërbim, por edhe njëkohësisht t’i zvogëlojmë humbjet, gjatë 15 viteve të fundit vazhdimisht punojmë në realizimin e projekteve për modernizim dhe rikonstruim të rrjetit në të gjithë territorin e Maqedonisë, në mes të cilave edhe në Sllupçan. Ndonëse kishte disa keqkuptime, pas bisedimeve konstruktive me banorët, aktivitetet në terren filluan dhe do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Rikonstruimi dhe modernizimi i rrjetit është…

Lexo më Shumë

16 nxënësit shqiptarë të Velesit u bën lojë ping-pongu mes gjimnazit “Koço Racin”, Komunës së Velesit dhe Ministrisë së Arsimit për atë se kush po refuzon pranimin e tyre në gjimnaz. Kështu vlerësojnë prindërit duke shtuar se edhe sot fëmijët nuk nisën me mësim pavarësisht që për disa orë qëndruan në objektin e gjimnazit. Siç thanë prindërit, tashmë nuk besojnë në asgjë që premtohet nga institucionet përkatëse. “Sot ishin fëmijët aty, kanë prit jashtë, pas dy orësh I kanë thir brenda dhe u kanë thënë kot që rrini këtu jashtë kur nuk ka asnjë letër të shkruar nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin. Në takim ishte e pranishme ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova. Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, nga ana e tij u shpreh mirënjohje e veçantë për angazhimin personal të bashkëbiseduesit, si edhe për mbështetjen e përkushtuar dhe të vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për realizimin e dy qëllimeve strategjike të…

Lexo më Shumë

Duke pasur parasysh faktin që lënda e cila udhëhiqet në lidhje me Klinikën Onkologjia hetohet për shkelje të mundshme të së drejtës më të lartë të garantuar me Kushtetutë për kujdes shëndetësor, Prokuroria Themelore Publike Shkup sot informon se do të ndërmarrë hapa shtesë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie maksimale të procedurës. Në bazë të kërkesës së pacientëve të Onkologjikë të cilët janë paraqitur në takimin e mbajtur në 7 shator, Prokuroria sot do të kërkojë nga organizatat joformale përmes së cilës pacientët paraqesin kërkesat e tyre për të zgjedhur tre pacientë onkologjikë, të cilët do të kenë pasqyrë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja për Qeverisje të mirë pretendon se ndryshimet e fundit në Kodin Penal forcojnë procedurat e konfiskimit të pasurisë së personave që abuzojnë me pushtetin. Sipas Sllavica Gërkovskës, dispozitat që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe bashkëveprim kriminal ishin kritikuar nga ana e saj në seancë të Qeverisë, por publikisht i kundërshtohen vetëm pas hyrjes së ligjit në fuqi. Duke tentuar ta shpërqendroj vëmendjen nga përgjegjësia e Qeverisë lidhur me ndryshimet të cilat u kundërshtuan nga ekspertët dhe faktori ndërkombëtarë, Gërkovska thotë se gjykatat dhe prokuroritë duhet të veprojnë në mënyrë efikase me qëllim që qytetarët të…

Lexo më Shumë

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, pas takimit të tij me homologët e rajonit, në kuadër të samitit Brdo-Brijuni në Shkup, mbajti konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar dhe atë të Kroacisë, Zoran Millanoviq. Ai adresoi disa kritika ndaj BE-së, duke thënë se nëse Unioni pret që të zgjidhen kontestet dypalëshe të cilat bazohen në emocione dhe histori, atëherë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhet pjesë e BE-së. “Rreth vendit tonë, rreth aspiratave tona, rrugën tonë të deritanishme, është e qartë se ka disbalanc mes kritereve tradicionale për hyrje…

Lexo më Shumë