Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në ambientet e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, pati takim pune me kryetarin e këtij komisioni, Vladimir Naumovski. Në takim u bisedua për lëvizjet e çmimeve në rrjetin e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore dhe për ekzistimin e mundësive për praninë e praktikave tregtare që përveç se prishin ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën, sjellin dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët. Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria nuk do të jetë dëshmitare e heshtur e praktikave të padrejta apo…

Lexo më Shumë

Zudi Enuzi Koka do të jetë drejtori i ri i MEPSO-s në vend të Surija Rashidit i cili u emëruar para gjashtë muajve, konfirmojnë për TV21 nga MEPSO. Të dy drejtorët janë nga radhët e Aleancës për Shqiptarë. Enuzi- Koka ishte drejtor i NP “Higjiena Komunale”, i cili dha dorëheqje pas incidentit të vëllaut të tij në qendrën Skëndërbeg në Shkup.

Lexo më Shumë

Artan Grubi në çdo paraqitje të tij publike, në mungesë të fakteve të qëndrueshme, merret me opozitën shqiptare, thuajse opozita është ajo që e drejton shtetin, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike. “Në fakt, partitë opozitare Grubit i janë bërë obsesion dhe, në mungesë të argumenteve të besueshme, ai shpik disa gënjeshtra bajate dhe të tejdukshme, të cilat kanë efekt krejt të kundërt dhe ndikojnë në përmirësimin e imazhit të partive opozitare. Ai gënjen kur thotë se partitë e opozitare janë bërë vasal të VMRO-së, sepse ashtu e kupton ai politikën, si vasalotet, aq më tepër kur dihet se akoma,…

Lexo më Shumë

Më shumë i besojmë provave materiale sesa deklaratave, i kemi analizuar në kuptimin se a është e mundur, nuk është e mundur, vërtetohet, supozohet e kështu me radhë, tha eksperti Lupço Postolov në lidhje me analizën e lëvizjes së autobusit në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës. Kjo ishte përgjigja në pyetjen e prokurorit publik Darko Jakimovski se a i kanë marrë parasysh deklaratat e dëshmitarëve të zgjuar dhe të cilët kanë dhënë shpjegime se si ka qenë lëvizja në pjesën e parë të rrugës. Sipas ekspertit, autobusi nuk ka ndjekur kthesën e lehtë graduale dhe për këtë arsye…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (12-shtator) gjysmë ore pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar 35-vjeçarin L.Z. nga një fshat i Tetovës, i cili më parë ishte raportuar se rreth orës 23.00 kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 28-vjeçare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Kuvendi dhe Qeveria duhet të bëjnë gjithçka që munden për ta kthyer Maqedoninë në rrugën evropiane. Ky është mesazhi i dërguar sot nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni. Roth thotë se rikthimi në binarë do të thotë se ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por në fund të fundit janë të nevojshme. Para fillimit të konferencës “Përparimi i procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”, Roth tha se është e nevojshme ambicie më e madhe për bisedimet e anëtarësimit. “Dua të motivoj kolegët e…

Lexo më Shumë

“Kryeministri shqiptar” nuk ikën. Kështu u shpreh në Klan Debat zëvendëskryeministri Artan Grubi, i pyetur për premtimet e partisë së tij në fushatën e kaluar të zgjedhjeve parlamentare. Për këtë premtim, kohë më parë nga BDI, por edhe vet Grubi, u deklaruan se janë të gatshëm të heqin dorë në këtë mandat, duke i dhënë mundësi ndryshimeve kushtetuese, përcjell KlanM. “Koha për kryeministër shqiptar dhe doli kryeministri në detyrë dhe kandidat për kryeministër, zoti Zaev në pres-konferencë para gjithë shtetit pranoi që jemi pajtuar që të ketë ky vend kryeministër shqiptar. Dhe po nuk pati në vitin 2023, 2024, gjithsesi…

Lexo më Shumë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.

Lexo më Shumë

Pesë zjarre janë aktive në vend, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim të Krizave. Në komunën e Dollnenit ka tre zjarre: afër fshatit Zrze me një degë në fshatin Rilevë dhe një degë në fshatin Slivje dhe afër fshatit Koshino dhe Kostinci. Zjarr ka edhe në fshatin Beljakovcë të Komunës së Kumanovës dhe në fshatin Gjonovicë të Poshtme të Komunës së Gostivarit. Nga QKM-ja njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 49 zjarre dhe 44 prej tyre janë shuar.

Lexo më Shumë

Gjenerata e tretë dhe e fundit që pritet të vijë në linjën e motorëve me djegie, Audi Q3 është kapur gjatë testimeve në rrugët e Gjermanisë. Siç shkruan “Automotive”, vetura duket e gatshme ndërsa në dizajn pritet të vijë më e ulët. Audi Q3 i ri pritet të dalë më 2025. Detajet e tij ende nuk dihen, veçse pritet të vijë edhe me sistemin hibrid. Vetura e re po ashtu pritet të ketë dimensione më të mëdha në raport me modelin e shkuar. Audi Q3 do të prezantohet vitin e ardhshëm e do të dalë në shitje më vonë.

Lexo më Shumë

Më 11.09.2023 në ora 15:50 në fshatin Kopanicë, komuna e Sarajit, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar Sh.S.(27) nga fshati Kopanicë. Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit. (Telegrafi)

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare Deve Bair, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të autobusit janë sekuestruar 329 copë solucione injektuese Gadovist 1.0, të cilat përdoren edhe për diagnostikimin e sëmundjeve beninje dhe malinje gjatë rezonancës magnetike, të fshehura në një pako me një etiketë nga një prodhues i ujit të pijshëm. Reklama Gjegjësisht, më 8 shtator, inspektorët doganor gjatë kontrollit të autobusit me targa turke që udhëtonte nga Stambolli për në Pejë të Kosovës, në mes të ulëseve gjetën një kuti me 329 copë 15. ml tretësirë ​​për injeksion Gadovist 1.0 nga prodhuesi gjerman Bayer, pronar i të cilës ishte pasagjeri…

Lexo më Shumë