Author: Hamdi Kumanova

Ndërsa rruga nga Ohri në Shën Naum dhe kufirin me Shqipërinë është pothuajse plotësisht e shkatërruar, e ngushtë dhe e pasigurt për të vozitur, ana shqiptare e liqenit mori një rrugë tërësisht të rikonstruktuar dhe të zgjeruar në më pak se një vit, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për aksin nga kalimi kufitar me Maqedoninë, deri në Tushemisht dhe Pogradec. Atje po punohet edhe për rregullimin e bregut të liqenit. Ndërkohë, këtë verë nga Ohri deri në Shën Naum udhëtimi me makinë bënte thuajse një orë vetën në një drejtim. closevolume_off “Autoritetet duhet të konsiderojnë se ajo është rrugë ndërkombëtare dhe…

Lexo më Shumë

VMRO-ja akuzon pushtetin se pengon zbardhjen e skandalit në Klinikën e Onkologjisë Edhe sa emra të familjeve të pushtetit janë në listat e krimit të tmerrshëm në onkologji, pyesin nga VMRO-DPMNE, shkruan Alsat. – Advertisements – Zëdhënësi i kësaj partie Naum Stoilkovski I cili akuzon pushtetin si kreatorë të siç tha ai, këtij krimi të tmerrshëm që po zgjat me vite, nënvizoi se derisa kjo garniturë është në pushtet nuk do të lejojë as të bëhet hetim e as të ketë drejtësi. “Edhe sa emra prej familjeve të pushtetit janë në listat e krimit të tmerrshëm. Kush I ka thënë…

Lexo më Shumë

Një banor i rajonit të Gostivarit është kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit i janë konfiskuar drutë ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Më 08.09.2023, në ora 08:20 në fshatin Orqushë të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria N.O.(57). nga i njëjti fshat. Ai rreth orës 07:30 është kapur duke prerë dru zjarri në mënyrë të paligjshme në një pyll në fshatin Orqushë. Të akuzuarit i janë gjetur dhe konfiskuar drutë e zjarrit të prera dhe mjetet që ka përdorur për prerje,…

Lexo më Shumë

“Për fat të mirë u shfaq lojtari më i madh në botë dhe zhbllokoi rezultatin e bardhë të ndeshjes. Leo shfaqet gjithmonë në momente kur mund të jetë e vështirë për të tjerët. Ai ka atë që e ka vetëm ai. Jemi të lumtur që e kemi këtu dhe e shohim të lumtur”. Kjo frazë u shqiptua nga Cristian Romero, mbrojtësi argjentinas, pas fitores minimale ndaj Ekuadorit. Lionel Messi, gjeniu që vendosi fitoren me një goditje dënimi sensuale, me atë gol barazoi mikun e tij Luis Suarez si golashënuesi më i mirë i kombëtareve nga Amerika e Jugut në…

Lexo më Shumë

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar intervistën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për gazetën serbe “Danas”. Në këtë intervistë Bislimi e ka pranuar se mungesa e njohës formale në Marrëveshjen e Ohrit ka qenë një lëshim. Kjo e ka nervozuar Berishën, i cili ka thënë se Bislimi është një rrugaq i Qeverisë. “Rrugaqi i qeverisë, Besnik Bislimi për Marrëveshjen Bazike me Serbinë paska thën: E kuptojmë që njohja formale s’është aty, ky është lëshim i madh i Kosovës! E kush e paska bë këtë lëshim të madhë në dëm të Kosovës, a bën me…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut do të përballet sonte (e shtunë) me Italinë në një ndeshje për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë përpara një sfide jashtëzakonisht të vështirë kur përballë vetes kanë kampionët e Europës në fuqi. Por, që nuk është mision i pamundur, Maqedonia e ka treguar edhe më herët. Humbjen e fundit në Palermo, Italia do ta mbaj mend gjatë kohë, për faktin se Maqedonia e eliminoi në fazën e “play-off”-it për Botërorin e Katarit. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut bëri përgatitjet e fundit mbrëmë, me Milevskin që pritet të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi në deklaratën e tij të fundit për media ka kërkuar nga partitë politike dhe deputetët mbështetje për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si pengesa e vetme në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE). “Shpresojë se të gjithë të kyçurit në këtë proces do ta kapërcejnë veten dhe agjendat e tyre për politika ditore, veçanërisht deputetët në Parlament dhe do ta mbështesin procesin e Maqedonisë europiane. Vetëm kjo është e vetmja rrugë për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e standardeve tona me standardet europiane. Posaçërisht u bëj thirrje të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në profilin e tij në X ish-Tuiter ka shprehur ngushëllime deri te familjet e vktimave nga tërmeti në Marok. Ai shprehu edhe dëshirë për rikuperim të shpejtë të të lënduarve. “Jemi të shokuar nga tërmeti katastrofik në Marok mbrëmë me qindra viktima. Ngushëllime të siqnerta deri te familjet e viktimave dhe dëshirë për shërbim të shpejtë të të lënduarve”, theksoi Osmani në platformën X.

Lexo më Shumë

Në kuadër të Programit të European Union in Kosovo për Bashkëpunim Ndërkufitar IPA CBC Programme Kosovo – North Macedonia 2014 – 2020, Projekti #CBCEcoKid përbashkoi sinergjitë e Komuna Çair dhe Komuna e Ferizajt e të BSC Kosovo për të promovuar efiçiencën e energjisë në #8 institucione publike arsimore përmes instalimit të sistemeve fotovoltaike dhe vendosjes së poçave efiçientë: 8 sisteme fotovoltaike të instaluara. 8,700 nxënës kanë përfituar nga ky projekt 2,745 poça efiçientë të instaluar 193.9 kilovat/orë të prodhuara dhe deri në 30% më pak kosto financiare. 240 ton në vit më pak – afërsisht…

Lexo më Shumë

LAMM njofton sot se nga e hëna (11 shtator) do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, aksi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe…

Lexo më Shumë

Në një aksion të përbashkët policor të më shumë departamenteve pranë MPB-së, janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për tregti me armë. “Pas urdhrave të pranuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në tetë lokacione në zonën e Gjorçe Petrovit dhe Sarajit, te B.L. (27), E.SH.(35), X .L.(22), A.Sh.(28) dhe A.Sh.(28), A.Z.(25), G.K.(27), L.I.(19) dhe D.M. (24). Gjatë kontrolleve u gjetën prova të veprës penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal për ‘prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve plasëse’, si dhe në lidhje…

Lexo më Shumë

Naum Stoillkov nga OBRM-PDUKM tha se reagimet e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me miratimin e ndryshimeve ligjore të Kodit Penal tregon se pushteti votoi jashtë logjikës, amnisti për veten e tyre. “Kjo është vetëm një dëshmi e asaj që për çdo ditë me radhë po flasim se LSD dhe BDI, jashtë procedurave, jashtë logjikës votuan amnisti për veten dhe për një numër të madh të krimeve të padënuara dhe skandaleve korruptive duke u frikësuar nga zgjedhjet dhe nga ajo se çka do të pasojë pas zgjedhjeve, por një do të shohim e ajo është se përgjegjësi do të…

Lexo më Shumë