Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se aktualisht i gjithë diskutimi për amendamentet kushtetuese po zhvillohet në nivel mjaft racional nga partitë në pushtet dhe koalicioni që është për integrime evropiane dhe në nivel jashtëzakonisht irracional nga lidershipi i VMRO-DPMNE-së. Sipas kryeministrit është i nevojshëm një diskutim i bazuar në fakte.  DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “E shihni që publiku nuk ka komente për përmbajtjen e amendamenteve dhe për procedurën që po zhvillohet. Besoj se në fund duhet të rezultojë me marrjen e vendimeve të nevojshme dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Do të thotë një vendim strategjik,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jasthme përmes një kumtese bën të ditur se nëpërmjet Ambasadës në Athinë dhe Konsullit të Përgjithshëm në Selanik, është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Maqedonisë së Veriut që u gjendën në zonat e prekura nga moti i keq që ka kapluar Greqinë, respektivisht në rajonin e Agios Ioanis, në lindje të Pelionit në Magnezia, Thesalia juglindore. Siç njoftojnç nga MPJ, bëhet fjalë për 15 qytetarë tanë, të gjithë janë në vend të sigurt dhe në gjendje të mirë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Diplomatët tanë janë në kontakt edhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale ku informohen…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Prilepi, babë e bir, kanë vdekur mbrëmë në zjarrin që ka shpërthyer në shtëpinë e tyre familjare në Prilep, përcjell TV21. Zjarri është raportuar tek autoritetet mbrëmë rreth orës 21:45. Njëri prej tyre është gjetur në dhomën e ditës dhe është djegur plotësisht, ndërsa tjetri është mbytur në korrikun e shtëpisë. Zjarri është shuar dhe është penguar që të përhapet në katin tjetër dhe në shtëpitë fqinje. Policia dhe prokurori themelor publik ishin në vendin e zjarrit. Bëhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe tragjedisë. Në vendngjarje ka qenë edhe ekipi i Ndihmës së parë,…

Lexo më Shumë

Kryetarja e gjykatës kushtetuese, dobrila kacarska, tha se është e befasuar nga ndryshimet në kodin penal dhe se nuk e dinte se po përgatiteshin ndryshime të tilla. Sipas saj nuk mund të mbrohen ulja e dënimeve në kodin penal, me konfiskimin e pasurisë. – Advertisements – “Si gjykatëse prej shumë kohësh në gjykatën penale, sigurisht që nuk jam dakord me ndryshime të tilla në kodin penal, veçanërisht jo për krime të tilla por do të thosha edhe diçka tjetër në këtë drejtim nëse gjykatësit do të kishin marrë vendime për të gjitha ato çështje, dyshoj se do të kishte ndryshime…

Lexo më Shumë

Lidhur me ndryshimin e fundit të Kodit Penal, i cili u realizua në kohën më të shpejtë të mundshme, që paraqet rekord në historinë e RMV-së, në mënyrë të fshehtë, i cili gjithashtu u nënshkrua ekspres dhe fshehurazi nga Presidenti i Shtetit, paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës, përfaqëson një goditje e rëndë për vlerat bazë të sistemit kushtetues të RMV-së, siç është ndarja e pushteteve, ku kufiri mes politikës dhe pushtetit gjyqësor është “thyer”. Kështu deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, pas mbajtjes së Këshillit themelues të LD në Tetovë. Mexhiti tha se ky…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i finalizon negociatat për sigurimin e mjeteve financiare nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës – (CEB). Kërkesa tashmë është dorëzuar në bankë dhe pritet që në fund të këtij muaji të finalizohen kushtet dhe deri në fund të vitit të aprovohen nga banka. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të ministrit të Financave me guvernatorin Carlo Monticelli dhe zëvendësguvernatorin e BQE-së Tomas Bocek në Paris. “Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës është një nga institucionet financiare ndërkombëtare drejtuese në vend si përkrahëse e investimeve në infrastrukturën publike sociale, si…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ngjashmëritë e Kosovës dhe Ukrainës janë në atë se të dyja vendet i takojnë Bashkimit Evropian. Përveç aspiratës në BE, Kurti tha se Kosova e Ukraina e kanë edhe një të përbashkët – të dyja vendet kanë fqinj verior të cilët janë agresivë dhe nuk duan të ballafaqohen me të kaluarën. “Por në të kundërtën duan që të kenë të gjithë apo së paku një pjesë të territorit tonë. Në anën tjetër Moska e Beogradi janë të lidhura në mes vete në mënyrë direkte, dhe këto lidhje janë në sektorin energjik, kulturor…

Lexo më Shumë

Në shenjë revolte për ndryshimet në Kodin Penal, zëdhënësi e Partisë “E majta”, i vuri flakën Kodit Penal. “Në Republikën e Maqedonisë është shfuqizuar vepra penale e interesave politike dhe afariste. Koalicioni i gjerë DPMNE-LSDM-BDI, me një flamur evropian, amnistoi krimet e politikanëve dhe zyrtarëve të saj duke ulur në mënyrë drastike dënimet për tenderët e manipuluar, shpërdorimin e pushtetit dhe për bashkim kriminal”, thotë zëdhënësi i “E majta”, Amar Mecinoviq. “Në këtë moment ndryshimet do të prekin 14 aktgjykime gjyqësore dhe mbi 80 të pandehur, pa llogaritur lëndët që janë në Prokurorinë Publike të QKK-së. Tre deputetë aktualë nga…

Lexo më Shumë

Klan Maqedoni duke u thirrur në burime të saj ka bërë të ditur se pas mosmarrëveshjeve brenda partiake, ish deputeti Syrija Rashidi është shkarkuar nga posti drejtor gjeneral i Sh.A. MEPSO. Lajmin Rashidi e ka marrë në Bruksel, ku ndodhet në vizitë zyrtare. Klan M kontaktoi me Rashidin për ti konfirmuar apo mohuar këto informacione, por ai deri më tani nuk është prononcuar. Fillimisht shkarkimi i Rashidit pritet të kalojë edhe në seancë qeveritare, ndërsa Klan M mëson se në vend të Rashidit pritet të emërohet Zudi Koka nga e njejta parti.

Lexo më Shumë

Vjeshta është padyshim një nga stinët më të bukura të vitit. Megjithatë, ardhja e vjeshtës shoqërohet me një plogështi të thellë, arsyet e të cilës ekspertët i kanë rënditur mjaft qartë. Përse ndihemi kaq të lodhur me ardhjen e vjeshtës? Një nga arsyet e para që njeriu ndihet i lodhur është prania e viruseve në ajër të cilët shkaktojnë të ftohurën. Këto viruse lulëzojnë më shumë në pranverë dhe në vjeshtë. closevolume_off Arsyeja e dytë është dita më e shkurtër. Vjeshta vjen dhe nuk i gëzohemi dot më ditëve të gjata plot me diell. Mungesa e dritës së diellit…

Lexo më Shumë

Një banor i Patishka Rekës ka ndërruar jetë pasi deri sa po qëndronte pranë veturës së tij, vetura nisi të lëvizë dhe e goditi për vdekje, përcjell TV21. Nga MPB thonë se mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit. “Me datë 07.09.2023 në ora 11:00 është raportuar se në fshatin Patishka Rekë, Shkup, automjeti i pasagjerëve “Nissan Terrano” me targa të Shkupit, në pronësi të shtetasit R.J.(63) nga i njëjti fshat, i cili ka qenë pranë automjetit, është zhvendosur dhe ka goditur R.J., i cili ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, si dhe popullin e këtij vendi për Ditën e Pavarësisë. Osmani tha se pret që të punojnë bashkë për t’i ngritur marrëdhëniet mes dy shteteve. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Presidentit Stevo Pendarovski dhe miqve tanë në Maqedoninë e Veriut. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar partneritetin tonë në lartësi të reja dhe për të kontribuar së bashku për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike për të dyja vendet tona demokratike”.

Lexo më Shumë