Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se janë të përkushtuar 100% për ta zbardhur rastin e Onkologjis, ku dyshohet se është keqpërdorur terapia e pacientëve me kancer, përcjell Top24. Kovaçevski thekson se në çdo seancë të Qeverisë do ta adresojë këtë çështje. “Kam një mesazh deri te të gjitha institucionet që punojnë në këtë rast se vëmendja jo vetëm e qytetarëve, por edhe vëmendja ime si kryetar i qeverisë, i anëtarëve të qeverisë është drejtuar 100% drejt zbardhjes së këtij rasti. Derisa punohet në përputhje me ligjet dhe procedurat, ndërsa nuk arsye se përse të mos punohet ashtu sepse thashë që edhe…
Author: Hamdi Kumanova
“Kjo nuk do të thotë falje apo amnisti për askënd, këtë e tha edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili është profesor i shkencave juridike. Unë jam profesor i Shkencave Ekonomike. Nëse e lexoni ligjin, do të shihni se nuk ka falje për askënd, por specifikim të krimeve të kryera nga dikush”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, kur u pyet për ndryshimet në Kodin Penal. Ai tha se dikush po mundohet të paraqesë se me këto ndryshime të Kodit Penal nuk do të dënohen veprat që kanë të bëjnë me prokurimin publik. “Në Kodin Penal ka një vepër penale specifike për abuzim…
Në SPQ “8 Shtatori” sot u lëshuan në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji intervenuese. Sallat janë pajisur me pajisjet më bashkëkohore të cilat, përveç kardiologjisë, do të mund të përdoren edhe për pacientët e reparteve tjera. Siç theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili mori pjesë në lëshimin në përdorim të sallave, edhe krahas të gjitha sfidave nga kriza ekonomike dhe energjetike, rinovimi i kapaciteteve shëndetësore nuk ndalet. Sipas tij, po krijohen kushte për intervenime më bashkëkohore për pacientët në mbarë vendin, ndërsa fokusi i Qeverisë është të krijojë shëndetësi moderne. “I lëshojmë në përdorim pajisjet më…
Lëvizja Demokratike nëpërmjet një kumtese njofton opinionin se përkrah Marshin protestues me rastin e Spitalit modular, epilogu gjyqësor i të cilit sipas tyre, ishte një skandal i vërtetë. – Advertisements – “Lëvizja kërkon nga organet përkatëse që kjo ngjarje të kthehet për rigjykim dhe fajtorët të marrin dënimin e vërtetë, me çka do të tregohet se nuk kemi drejtësi të kapur dhe të njëanshme”, thuhet në njoftimin e LD-së. Sot me fillim nga ora 14:00 familjarët e të vdekurve nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë, kanë paralajmëruar protestë, në të cilën do të kërkojnë që organet shtetërore të vendosin…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një video-mesazhi ju uron qytetarëve 8 Shtatorin, Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u uron mirëqenie dhe prosperitet në vitet që vijojnë. Duke menduar për të ardhmen e vendit tonë, nuk mundem, të mos vërej se nuk ka asgjë më të fuqishme nga vullneti i popullit kur është përballë një vendimi historik. “Ky vullnet i fuqishëm të jemi vetvetja në vendin tonë, tërheq rrënjë të thella nga Maqedonia e KAÇKM-së, duke u gërshetuar në vendime të guximshme dhe të mençura të Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së. I tillë,…
Më 07.09.2023 rreth orës 09:00 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësitit për Punë të Brendshme në Gazi Babë pranë SPB Shkup kanë arrestuar S.A.(44) dhe A.M.(55), të dy nga Shkupi. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konstatuar se me datë 07.06.2023 në një stacion autobusi afër një objekti hoteliere në zonën e Gazi Babës, i akuzuari i ka marrë një send nga N.T. Gjatë intervistimit zyrtar kanë sqaruar se mënyra e kryerjes së veprës penale dhe sendi i konfiskuar iu gjet dhe do t’i kthehet pronarit. “Për shkak të dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprën e…
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi ka kërkuar nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitreivski që të kërkojë falje publike, në të kundërtën paralajmëron se do të ngre padi. Ai këtë e ka deklaruar për media, pasi që kreu i Kumanovës – Dimitrevski ka deklaruar se Grubi ka qëndruar për vizitë në Budapest të Hungarisë për të kërkuar mbështetje për ndryshimet në Kodin Penal, duke aluduar në në takim me ish-kryemnistrin Nikolla Gruevski. “I jam përgjigjur drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Kumanovës. Në fakt e kam thirrur për të kërkuar falje dhe…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video mesazhi ua uroi qytetarëve të vendit Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Kovaçevski thotë se qytetarët duan të jetojnë në një vend europian. “Sot jetojmë në një vend me kufij territorialë të siguruar. Me gjuhën e njohur maqedonase dhe identitetin maqedonas. Një shtet që është shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, si një demokraci funksionale e suksesshme, multietnike dhe multikulturore. Evropë e vogël. Integrimi në BE për ne në vend, do të thotë paga edhe më të larta, vende të reja pune dhe më shumë zgjedhje, kopshte, shkolla dhe spitale më…
Pas Kuvendit themelues jashtëzakonisht të suksesshëm dhe procesit të mbledhjes së nënshkrimeve për regjistrimin e partisë në afat rekord, sot (7.9. 2023) në Tetovë, nën udhëheqjen e kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit themelues. Në këtë mbledhje, në të cilën u bë fjalë për rrjedhën e organizimit të Lëvizjes dhe për aktualitetin politik, u mor vendimi që të vazhdojë regjistrimi i anëtarëve të rinj të LD jo vetëm online, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në këtë mbledhje u konstatua se sa i përket regjistrimit të anëtarëve të rinj, interesimi i ka kaluar…
Shkruan: Demë Shehu Natën e 9 majit – 2015, afër ambulancës së Lagjes së Trimave në Kumanovë ku qëndronin autoblindat, një polic sllavomaqedon kërceu nga autoblinda me pistolet në dorë dhe deshi të më ekzekutonte aty në asfalt, me plumb në kokë! Aty i doli para një polic shqiptar, i cili qëndronte pranë nesh dhe rrufeshëm ia kapi pistoletën, duke më mbrojtur me jetën e tij. U përlesh me policët sllavomaqedon dhe u bë mburoja jonë. Nuk e njoh si duket, nuk ia di as emrin e as mbiemrin por vetëm e di që ishte SHQIPTAR me kuptimin e plotë…
Pas një procedure hetimore, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave, njëri prej të cilëve akuzohet për vepër penale – Kidnapim nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, kryer në bashkëveprim, ndërsa i dyti akuzohet për vepër penale të ndihmës në veprimin e krimit. Për të njëjtën ngjarje ndaj një personi tjetër është pezulluar përkohësisht procedura deri në gjetjen dhe arrestimin e të njejtit. Më 3 mars, në rrugën “Hristo Tatarçev”, i akuzuari i parë, së bashku me personin në arrati dhe persona të tjerë të panjohur, kanë rrëmbyer një person duke e kërcënuar…
Sot me fillim nga ora 14:00, duke nisur nga ambienti ku ka qenë spitali i djegur modular, do të organizohet protestë nga familjarët e viktimave të tragjedisë në Tetovë. Familjarët janë shprehur se përmes kësaj proteste do të shprehin mllefin ndaj drejtësisë së munguar për familjarët e tyre. “Presim akuzë të re. Ne nga fillimi kërkojmë drejtësi dhe presim drejtësi, por në këtë shtet shihet se nuk ka drejtësi. Por, po zbardhet e vërteta se kush është fajtor. Unë thash disa herë se nuk janë këta të tre, kanë pak faj, por ka sinxhir më të madh. Ata gazetarët nga…

