Sot me fillim nga ora 14:00, duke nisur nga ambienti ku ka qenë spitali i djegur modular, do të organizohet protestë nga familjarët e viktimave të tragjedisë në Tetovë.
Familjarët janë shprehur se përmes kësaj proteste do të shprehin mllefin ndaj drejtësisë së munguar për familjarët e tyre.
“Presim akuzë të re. Ne nga fillimi kërkojmë drejtësi dhe presim drejtësi, por në këtë shtet shihet se nuk ka drejtësi. Por, po zbardhet e vërteta se kush është fajtor. Unë thash disa herë se nuk janë këta të tre, kanë pak faj, por ka sinxhir më të madh. Ata gazetarët nga IRL e kanë nxjerr të vërtetën se kush është fajtor, e kush jo”, deklaroi disa ditë më parë Mumin Islamili, i cili nga zjarri në Spitalin modular e ka humbur vëllaun dhe nënën.