Author: Hamdi Kumanova

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dërguar mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mesazhin e urimit, Blinken thekson mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, për prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE dhe për promovimin e shtetit ligjor. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Maqedonisë së Veriut për kremtimin e 32 vjetorit të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të forta…

Lexo më Shumë

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria, nën moton “Lajmëtar i Lirisë”, do të mbahen disa ngjarje dhe aktivitete ceremoniale dhe kulturore në mbarë vendin. Në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule të freskëta në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris…

Lexo më Shumë

Hulumtimet tregojnë se disa lloje ushqimesh mund të ndihmojnë në plotësimin e dëshirës për ëmbëlsira dhe sheqer, të tilla si frutat, farat ose uji. Ka shumë mite rreth asaj se çfarë e redukton dëshirën për sheqer, por vetëm disa janë mbështetur nga kërkimet. Me kaq shumë thashetheme se çfarë mund t’i kënaqë dëshirat, është e vështirë të dihet se cilat ushqime janë më të mira për të ngrënë kur keni dëshirë për sheqer. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se disa ushqime – të tilla si frutat, uji ose farat – mund të jenë një zëvendësues adekuat që do ta zvogëlojë dëshirën tuaj…

Lexo më Shumë

Studimet kanë vërtetuar efektet pozitive të avokados në shëndetin kardiovaskular. Gjetjet treguan se individët që ndoqën një dietë me avokado përjetuan ulje të nivelit të kolesterolit total, nivele më të ulëta të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) ose kolesterolit të keq dhe nivele më të larta të lipoproteinës me densitet të lartë (HDL) ose kolesterolit të mirë në krahasim me ata që ndiqnin një normë të zakonshme, dietë ose një dietë me pak yndyrë. Pse avokadot konsiderohen si një superushqim miqësor për zemrën? Ajo që funksionon për avokadon është se ato janë të pasura me yndyrna të pangopura, të…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot njoftoi se Qeveria së shpejti do ta shpallë pakon e nëntë të masave kundër krizës, për të cilën aktualisht janë ndarë 4,55 miliardë denarë. Pakoja, siç tha ai, do të jetë në drejtim të përballimit më të lehtë të sfidave të krizës së çmimeve dhe energjetikë për qytetarët dhe kompanitë. “Kjo do të thotë se vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike për amvisëri dhe ngrohje në pjesën e EMV-së. Fonde ka të mjaftueshme, po punojmë në pakon e nëntë të masave kundër krizës. Po ashtu, shënjestër do të jenë, deri në fund të vitit, kategoritë…

Lexo më Shumë

Vlera e shportës sindikale për muajin gusht të vitit 2023 është 49.345 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Siç thekson LSM-ja, edhe pse po ulet inflacioni nga muaji në muaj dhe për korrikun është 8.3 për qind, megjithatë shporta minimale është rritur nga muaji i kaluar, muaji korrik, për 725 denarë. “Atë rritje e pësojnë punëtorët dhe qytetarët në këtë shtet, rritja më e madhe është tek ushqimet dhe pijet për 1.9 për qind”, vlerëson LSM.

Lexo më Shumë

Një i ri nga Saraji është arrestuar dhe ndaj tij është parashtruar kallëzim penal pasi i njëjti përmes shantazhit, fillimisht ka siguruar dhe më pas e ka kërcënuar një vajzë të mitur, përcjell TV21. “Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.D.(18) nga fshati Lubin, komuna e Sarajit, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “shfaqje e materialit pornografik të personit të mitur” nga neni. 193 dhe vepra penale “prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve” nga neni 193-A i Kodit Penal. Gjatë janarit të vitit 2023, i akuzuari ka shantazhuar një…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski vendosi të nënshkruajë ndyrshimet dhe plotësimet e Kodit Penal. Nga Kabineti i presidentit theksojnë se me ndryshimet e fundit të miratuara në Kuvend, nuk është paraparë amnisti për veprat penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare. “Në këtë pjesë, ndryshimet janë të harmonizuara me Direktivën evropiane për ngrirjen dhe konfiskimin e pasurive, që përveç dënimit me burg, theksin e vendos te marrjae pasurisë për kryesit e këtyre veprave penale”, thuhet në njoftimit e kabinetit të presidentit Pendarovski. closevolume_off Presidenti Pendarovski pret që masat e zgjeruara të konfiskimit të pasurive që të mos mbeten vetëm në letër si ka…

Lexo më Shumë

Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, vlerëson ndryshimet e miratuara një ditë më parë në Kodin Penal, janë bërë me të vetmin qëllim për ta amnistuar ish kryministrin, Nikolla Gruevski, për të cilin thotë se është “babai” i të gjitha të këqijave që u kanë ndodhur shqiptarëve në Maqedoni, gjatë qeverisjes së tij. “Për ata që e kanë votuar këtë ligj është turp, sepse i kanë amnistuar të gjithë njerëzit më të korruptuar, më të kriminalizuar dhe që kanë bërë krime ndaj qytetarëve të këtij vendi. Gruevski arriti dhe do të vijw pa një ferrë…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal dhe kërkon nga presidenti i vendit që të mos e nënshkruajë dekretin për këto ndryshime. Reklama Ai në rrjetet sociale shkruan se është keqpërdorur flamuri evropian në miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore. “Keqpërdorimi i flamurit evropian për ndryshimet të dizajnuara politike në Kodin Penal që shkaktojnë dëme serioze sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Nga ana legale edhe nga ana politike, do të ishte e drejtë nëse Presidenti Pendarovski nuk e nënshkruan këtë projekt ligjor të BDI-së dhe LSDM-së dhe ligji për ndryshimin e Kodit Penal të…

Lexo më Shumë

Tarifa e lirë e energjisë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në 15:00 do të jetë në dispozicion nga 1 dhjetori për rreth 200 mijë konsumatorë të cilët kanë të ashtuquajtur matës smart, dhe atyre që do të ofrojnë qasje të papenguar në matëset e EVN-së. Sasho Saltirovski, drejtor i EVN, u bëri thirrje përdoruesve që të sigurojnë qasje në matëset  e rrymës nëse duan të përdorin rrymën e lirë.  “Jemi drejt fundit të përgatitjeve, ashtu siç edhe premtuam, deri më 1 dhjetor gjithçka do të jetë gati. Disa prej matësve  janë “smart”, ato do t’i rregullojmë brenda natës dhe…

Lexo më Shumë