Author: Hamdi Kumanova

Një tokë ndërtimore që i takon Komunës së Tetovës, me sipërfaqe 3880 metra katrorë, do t’i jepet një kompanisë që do ta ndërton një objekt pranë komunës së Tetovës për nevojat e administratës komunale. Gjithashtu komuna do ta japë me partneritet publiko-privat për 15 vite edhe pishinën e mbyllur që të shndërrohet në “Aqua Park”. Këto ishin disa nga pikat e mbledhjes së Këshillit që përplasën këshilltarët e Lëvizjes Besa që janë në pushtet lokal dhe ata të BDI-së që janë në opozitë. Sipas Kryetarit të Tetovës vlerësimi i tokës do të bëhet nga ana e një Prokurimi Publik me…

Lexo më Shumë

Ministri Azir Aliu, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, mori pjesë në Samitin Botëror mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (Оpen Government Partnership). Në suaza të Samitit, ministri Aliu mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me temë: ,,Lidershipi mbështetës dhe katalizmi i veprimit global kundër korrupsionit”. ,,Teknologjia është mjet jashtëzakonisht i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit. Zhvillimi i platformave dhe aplikacioneve ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e transparencës së proceseve qeveritare. Korrupsioni nuk njeh kufi, pikërisht për këtë bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm. Vendimet dhe veprimet e ndërmarra në nivel global mund të kenë impakt…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski rezulton të jetë përfituesi më i madh nga ndryshimet e miratuara ditë më parë në Kodin Penal me të cilat u ulën dhe shfuqizuan dispozita të cilat parashikojnë dënimet me burg për veprat penale “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe “bashkëveprim kriminal”, shkruan Alsat. Gruevski lirohet nga masa efektive prej 9 viteve burg në rastin TNT për rrëzimin e paligjshëm të objektit të Kosmos të biznesmenit Fiat Canovski. I arratisuri në Hungari lirohet edhe nga dënimi për rastin “Trajektorja” me autostradat kineze, ndërsa për një vit i shfuqizohet edhe dënimi për rastin “Tanku” që i…

Lexo më Shumë

Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit sot ka kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që të shfrytëzojë të drejtën e vetos të garantuar me Kushtetutë dhe të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ndryshimeve të Kodit Penal të miratuar nga Kuvendi gjatë ditës së djeshme. Nga Platformë theksojnë se janë dy arsye pse presidenti Pendarovski ka për detyrë të përdorë veton. “Arsyeja e parë është se me ndryshimet në nenet 353 dhe 353-c, ulja e propozuar e gjobave do të sjellë: vjetërsim të shumë lëndëve të profilit të lartë si “Titanik”, “Shënjestra/Fortesa”, “TNT”, “Titanik…

Lexo më Shumë

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë paralajmërojnë se prej 11 shtatorit do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në rrugën Bllacë-Shkup, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore – sanim i tunelit. Do të ketë sinjalizim me drita me lëshim të njëpasnjëshëm të automjeteve.\TV21

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar aktgjykimin për herë të dytë për rastin “Erasmus”. I akuzuari Bobek Shuklev u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burg për “marrje ryshfet”, Sllave Ristevski për dy vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me katër vjet burg, Dragan Denkovski për tre vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me dënim me dy vite burg me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale. Gjykata, të akuzuarve Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski ua ndaloi kryerjen e profesionit të profesorit për pesë vite. Shuklevit i janë marrë edhe bankënota. …

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE, ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin në Onkologji, derisa, kanë thënë se duart e Kovaçevskit dhe Ahmetit janë të gjakosura, shkruan Alsat. “Duart e Kovaçevskit dhe Ahmetit janë të gjakosura, rasti i onkologjisë është një seri vrasjesh me paramendim. Nuk ka ujë që mund ta lajnë LSDM dhe BDI-në, nga skandali më i madh në shëndetësi në historinë e Maqedonisë, ku mjekët dhe drejtorët, të emëruar nga ata, në stilin e Mengeles kanë vendosur se cili pacient do të jetojë e cili jo”, thonë nga VMRO në lidhje. Nga VMRO, thonë se është dashur që në 24 orët…

Lexo më Shumë

Dogana e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se janë konfiskuar 4 tonë pilula dhe xhel për potencë, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se të njëjtat ishin substanca për përdorim oral, ndërsa të njëjtat janë vlerësuar si të dëmshme për qytetarët. “Parandalohet tregtia e paligjshme e 4 tonë pilulave dhe xhel për potencë për përdorim oral në vlerë prej 41,7 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, pasi inspektorët doganor nga Departamenti për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të detajuar të mallit në depon doganore kanë konstatuar se kompania e cila tashmë e kishte futur mallin në vend…

Lexo më Shumë

Gjykatësi Osman Shabani sot shqiptoi dënim me kusht prej dy vjetëve burgim për ish drejtorin e N.P. “NQP”, Igor Janushev, respektivisht për furnizimin me 200 autobusë kinezë në dy kate, duke favorizuar një kompani kineze, përcjell TV21. Në seancën e sotme gjyqësore në sallë nuk ishte askush përpos trupit gjykues, gjegjësisht prezent nuk ishte as prokurorja Lile Stefanova, as Janushevi dhe avokatët e tij. Dënimi me kusht nënkupton që Janushev nuk do të shkojë në burg, nëse brenda 5 vjetëve nuk përsërit ndonjë vepër penale.

Lexo më Shumë

Shkruan: Fejzi Hajdari Kjo qeveri, sidomos faktori shqiptarë në të, në vend që të angazhohet për lirimin e më shumë shqiptarëve të pafajshëm viktimë e proceseve të montuara politike që vuajnë dënimin, po krijon kushte për kthimin e kriminëlevë dhe të korruptuarve politikë që momentalisht gjenden në arrati, por edhe për uljen e dënimit të atyre funksionarëve që do të “vidhnin”, “plaçkisnin” dhe do të kriminalizonin. Së fundmi, ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan vetëtimthi nga Parlamenti, parashohin uljen e dënimeve për funksionarët, dhe, realisht, krijojnë edhe kushte për kthimin në vend, të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ligji i…

Lexo më Shumë

Më 06.09.2023 rreth orës 10.15 në Dobërdoll të Gostivarit, efektivët e policisë të NjP Gallatë të DPB-Gostivar, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin J.M dhe 23-vjeçarin A.D., të dy nga ky fshat. Ata dyshohen se vitin e kaluar kanë kryer njëzet vjedhje të rënda në rajonin e Vrapçishtit dhe në Tetovë, nëpër shtëpi dhe ndërtesa të tjera duke vjedhë para, gjësende me vlerë, bagëti dhe kështu me rradhë… Ata dyshohen gjithashtu për vjedhjen e kryer më 04.09.2023, me hambarin në pronësi të 49-vjeçarit A.A. nga Gradeci i Gostivarit ku kishin vjedhur 48 dele. Disa nga delet e vjedhura janë gjetë dhe…

Lexo më Shumë

Të shtunën do të luhet (20.45) një duel vëllazëror në kualifikueset për Kampionatin Evropian. Zvicra takohet me Kosovën në Prishtinë. Yjet e kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Uran Bislimi, i kanë rrënjët nga Kosova. Por është gjithashtu një lojë shumë e veçantë për palën tjetër, në fund të fundit janë shtatë lojtarë nga Kosova që kanë mësuar të luajnë futboll në Zvicër, shkruan mediumi zviceran “Blick”. close volume_off Arijanet Muric (24 vjeç, Burnley FC) Tre vjet më parë, ish – junior i Grasshoppersit i cili pati vizita të femrave në hotelin e ekipit kombëtar, disa muaj më vonë ai…

Lexo më Shumë