Author: Hamdi Kumanova

Aplikacion i ri në Instagram i quajtur Threads tashmë ka tejkaluar 100 milionë përdorues, duke e arritur këtë numër më shpejt se chatboti ChatGPT, raporton The Verge. Chatboti Open AI i kompanisë e kaloi këtë kufi në dy muaj, duke e bërë atë platformën me rritjen më të shpejtë në atë kohë, ndërsa Threads, i cili u lançua të mërkurën, arriti në 100 milionë në vetëm pak ditë. Aplikacioni u bë hit në mesin e përdoruesve pothuajse menjëherë pas fillimit të tij. Në dy orët e para, ai mori 2 milionë përdorues të regjistruar, pas së cilës numri u rrit…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në rrugët e Shkupit sërish vërehen kontejnerë të tejmbushur me mbeturina, nga të cilët po përhapet erë e keqe pasi të punësuarit e ndërmarrjes së qytetit “Higjiena Komunale” – Shkup, për disa ditë në shenjë proteste refuzuan t’i zbrazin kontejnerët. Disa nga kryetarët e komunave të Shkupit kanë bërë të ditur se janë organizuar për pastrimin e mbeturinave. Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ka bërë të ditur se vetë shërbimet komunale nga mëngjesi i sotëm do të fillojnë me grumbullimin e mbeturinave. Ai tha se e gjithë makineria e NP “POC” do të jetë në…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një të punësuar në “Higjienën Komunale” në Shkup, pasi i njëjti siç qëndron në njoftim, ka sulmuar një punësuar në këtë ndërmarrje publike në kryerjen e punës. “Sot (10.07.2023), në orën 00.05 në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policorë të Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt SPB Shkup, kanë privuar nga liria shtetasin F.C. (28) nga Shkupi, punonjës në NP Higjiena Komunale Shkup, pasi me datën 09.07.2023 rreth orës 11.30 në një qendër tregtare në zonën e Gazi Babës, së bashku me shtetasin D.D. dhe disa persona të tjerë, kanë sulmuar fizikisht personin D.S.(37) nga Shkupi, ku i…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, të gjitha tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën do të shpërndahen falas, ndërsa nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së një pjesë e madhe e tyre nuk mund të përdoren, pasi janë të plotësuara nga nxënësit e vitit paraprak. Edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit nga klasat e para deri në të pestën,…

Lexo më Shumë

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendit pritet rreth një orë. Siç njoftoi LAMM, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…

Lexo më Shumë

LSDM ka akuzuar Danella Arsovskën dhe VMRO-DPMNE-në se po shkakton kaos në qytetin e Shkupit. ”Pushteti i paaftë lokal i DPMNE-së në Shkup ka krijuar kaos të paparë, qyteti po mbytet në mbeturina. Përgjegjësia për kaosin është e Mickoskit dhe stafit të DPMNE-së në Shkup. Kryetarët e paaftë të komunave të DPMNE-së në Shkup, me përtacinë dhe mungesën e kujdesit për nevojat e qytetarëve, janë bashkëfajtorë të drejtpërdrejtë në kaosin me mbeturinat dhe në mosfunksionimin e ndërmarrjeve vendore. Të njëjtët që e përkrahën Arsovskën në fushatë, të cilët së bashku me Mickoskin kërkuan vota nga Shkupi për të dhe për…

Lexo më Shumë

Është e nevojshme të shpenzohet një pasuri e tërë në mënyrë që një grua shtatzënë në Maqedoni të ketë një shtatzëni të shëndetshme të shoqëruar me kontrolle të rregullta gjinekologjike, por edhe me konsumim të vitaminave të rekomanduara adekuate, shkruan PRESSonline.al Para së gjithash, çdo grua shtatzënë duhet të vizitojë një gjinekolog amë të paktën një herë në muaj, ose të paktën 10 herë gjatë gjithë shtatzënisë. Edhe pse vizitat te gjinekologu amë duhet të jenë falas, respektivisht në llogari të shtetit, megjithatë, numri më i madh i gjinekologëve amë në Maqedoni marrin nga 500 denarë për kontroll, ankohen lexueset…

Lexo më Shumë

Chelsea refuzoi ofertën e Interit për të nënshkruar Romelu Lukakun për 30 milionë euro, mes interesimit në rritje nga Arabia Saudite për belgun. Interi, i cili nënshkroi Lukakun në huazim nga Chelsea sezonin e kaluar, paraqiti një ofertë me vlerë 30 milionë euro për të nënshkruar përgjithmonë sulmuesin belg, të cilën skuadra e Premier League thuhet se e refuzoi. Dhe tani Lukaku po mendon të bëjë një lëvizje në Arabinë Saudite me Al-Hilal të interesuar për nënshkrimin e tij, sipas Jacob Steinberg. Lukaku ka ende tre vjet në kontratën e tij ekzistuese me Blutë, por nuk ka gjasa që ai…

Lexo më Shumë

Alergjia e shkaktuar nga pickimi i bletës mund të kthehet në një faktor pengues për shumë njerëz që të shijojnë ditët e bukura të verës. Pickimi i bletës mund të jetë i padëmshëm në shumë raste, ndërsa në disa të tjera mund të shkaktojë një reagim alergjik që shpesh është i fortë. Disa metoda natyrale për trajtimin në rastet e pickimit nga bleta: Shkaqet e reagimit alergjik ndaj pickimit të bletës Alergjia nga pickimi i bletës mund të manifestohet me një skuqje dhe enjtje të zonës së thumbuar. Thumbi i bletës mund të ngelet i…

Lexo më Shumë

Kështu duken rrugët e Llaskarcës së Komunës së Sarajit. Ende po duken pasojat e motit të lig që kaploi këtë rajon dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale e duke përmbytur tokë e objekte. Banorët edhe pse nuk donin të flisnin para kamerave, thonë se kjo gjendje vështirëson lëvizjen dhe dëmton automjtetet e tyre. E përveç fshatit Llaskarcë, siç njofton KlanM, rrugë në gjendje katastrofale dhe të pa pastruar ka edhe në Fshatin Paniçar. Imami i këtij fshati që tashmë tre vite me veturën personale vjen në këtë vendbanim, thotë se situata e rrugëve vështirëson lëvizjen. “Sikur që e shihni…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e sivjetshëm të Dubrovnikut, pati takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel. Ky është takimi i parë i dy ministrave pas emërimit të Qeverisë së re politike të Bullgarisë. Duke e uruar atë për funksionin e ri, Osmani shprehu kënaqësinë që me formimin e Qeverisë së re në Bullgari krijohen perspektiva shtesë për dialog më intensiv politik, dhe në këtë mënyrë shtohen mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, të cilët këtë vit shënojnë 30-vjetorin e marrëdhënie…

Lexo më Shumë