Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim të rastit në Samitin Global të 8-të të Open Goverment Partnership, ka theksuar se në Kosovë përpjekjet e aleatëve rusë, në këtë rast Serbia, për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen janë të dukshme dhe po intensifikohen. I pari i Qeverisë akuzoi Serbinë se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova, ka potencuar se Kurti, është në një kohë të ndjeshme kjo për shkak të procesit të dialogut prandaj kërcënimet kibernetike si dezinformomi,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, po ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, ku së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski u takuan me kryeministren e Estonisë – Kaja Kallas. Në suaza të Samitit Digjital të Estonisë (Talinn Digital Summit), çdo vit takohen në të njëjtin vend të gjithë liderët nga e mbarë bota, për të shkëmbyer përvoja dhe ide mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme. ,,Me kryeministren Kallas, diskutuam për marrëdhëniet shumë të mira, avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në qeverisjen digjitale si dhe qëndrimet e dy qeverive mbi…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po e mbështesin gjithnjë e më shumë nevojën e votimit të ndryshimeve kushtetuese, siguron ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas tij, nuk ka asnjë shqetësim real mes njerëzve. “Qytetarët u bënë peng të të gjitha shqisave me propagandën më çnjerëzore kundër tyre. Gënjejnë se do humbasin identitetin, gënjejnë se do bullgarizohen. Ishte shumë e rëndësishme që të hapej një debat i plotë se cilat janë ndryshimet kushtetuese. Mendoj se me përfundimin e debatit njerëzit janë më të qetë për vetë procesin. E shihni që nuk ka asnjë reagim. Kur ka pasur seancë parlamentare…
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Sipas tyre, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Nga LAMM pohojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore…
Policia gjatë ditës së djeshme ka kapur drogë në shtëpinë e një 31-vjeçari nga Vollkova, përcjell TV21. Nga MPB thonë se te i njëjti është gjetur marihuanë. “Me urdhër të bastisjes nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është bastisur shtëpinë e I.K. (31) në Vollkovë, Shkup. Gjatë kontrollit u gjet marihuanë, një peshore dixhitale dhe një plumb. Personi është privuar nga liria dhe mbahet në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.
Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë. Në prangat e Policisë ka rënë edhe një i ri në Suharekë, i cili po kërkohej me 11 urdhëresa të Gjykatës. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit…
Ekspertët e shëndetetit vazhdimisht këshillojnë kufizimin e marrjes së sheqernave të përpunuara. Këto sheqerna janë të ndryshëm nga ato që gjenden tek frutat dhe drithërat, sepse iu mungonjë vlerat ushqyese. Shumica e njerëzve pa e kuptuar, konsumojnë shumë më shumë sheqer të përpunuar, përfshirë këtu edhe burrat. AgroWeb.org ju njeh me sasitë ditore të rekomanduar nga ekspertët e shëndetit, por edhe me ushqimet në të cilat fshihet sheqeri i përpunuar. Trendet e marrjes së sheqerit midis burrave Një mashkull mes moshës 19 dhe 30 vjeç merr rreth 15 % të kalorive nga sheqernat e shtuara. Ndërsa burrat nga mosha 31…
Diplomatët rusë ishin dikur një pjesë e rëndësishme e strategjisë së politikës së jashtme të Presidentit Putin. Por kjo ka ndryshuar. Në vitet para pushtimit rus të Ukrainës, diplomatët humbën autoritetin e tyre dhe roli i tyre ishte i kufizuar në jehonën e retorikës agresive të Kremlinit. BBC Russian interviston ish diplomatë perëndimorë, si dhe ish të brendshëm të Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë, për mënyrën se si diplomacia ruse u shemb. Në tetor 2021, nënsekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland mori pjesë në një takim në Ministrinë e Jashtme ruse në Moskë. Fqinji i saj në tryezë ishte zëvendësministri…
Të paktën katër persona humbën jetën pasi një ciklon ekstratropik shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në shtetin më jugor brazilian të Rio Grande do Sul, thanë autoritetet. Një burrë u godit nga rryma kur shtëpia e tij u përmbyt, ndërsa një tjetër i ri dhe një çift vdiqën kur makinat e tyre u përfshinë nga përmbytjet. Stuhitë shkaktuan përmbytje në më shumë se 15 qytete në shtetin që kufizohet me Argjentinën dhe Uruguain, duke përfshirë kryeqytetin e shtetit Porto Alegre. Në qershor, 16 njerëz vdiqën në shtet pasi një ciklon ekstratropik ra në tokë.
Të paktën dy persona vdiqën dhe pesë u zhdukën në provincën veriperëndimore të Turqisë, Kirklareli, pasi përmbytjet e mëdha goditën zonën, tha agjencia qeveritare e fatkeqësive. Ekipet nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar gjashtë persona dhe kanë gjetur dy trupa në qytetin e Igneada, tha agjencia në një postim në X, një platformë sociale e njohur më parë si Twitter. Po kryhen kërkimet për gjetjen e pesë shtetasve të zhdukur, shtoi AFAD. Përrenjtë u vërshuan dhe disa rrugë u bllokuan pasi shirat e dendur goditën rajonin, sipas transmetuesit NTV. Igneada është një destinacion popullor në…
Janë arrestuar dy hajdutë, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë kryer disa vjedhje, njofton MPB. Sipas informacioneve nga policia, të arrestuarit kanë qenë një nga Tetova dhe tjetri nga Kumanova, ndërsa kur janë dërguar në stacionin policor në Kumanovë, i kanë sulmuar policët me një diçka të mprehtë. “Dje në ora 11:30 në Kumanovë, policët e SPB Kumanovë kanë privuar nga liria M.J.(27) nga Tetova dhe Sh.Sh.(46) nga Kumanova. Ata dyshohet se gjatë dy ditëve të fundit kanë kryer disa vepra penale. Dje në parkun e qytetit në Kumanovë janë sulmuar fizikisht dhe janë sulmuar me sende të…
Drejtori i Inspektoratit për Arsim, Halil Ferati thotë se po kërkohet zgjidhje për regjistrimin e nxënësve shqiptarë të Velesit në gjimnaz, përcjell TV21. Ferati për TV21 tha se ka informacione që nxënës maqedonas janë pranuar në gjimnaz dhe pse nuk i posedojnë pikët e mjaftueshme sipas konkursit, për këtë ai paralajmëroi se do të merren masa, gjegjësisht të njëjtit do të duhet të transferohen në shkollë tjetër. “Në bazë të informacioneve, flitet dhe kemi informacione që ka nxënës të palës tjetër që nuk janë me pikët adekuate konform konkursit, por e lem që ta dëshmojnë njerëzit…

