Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti gjatë konferencës së djeshme tha se ai do të bëj çdo gjë në fuqinë e tij që ta zbardh rastin e Klinikës Onkologjisë. Ai gjithashtu shtoi se krimi ka emër dhe mbiemër. Ministri tha se që kur ai udhëheq me shëndetësinë, çdo gjë është e hapur dhe transparente ndërsa për tjerat tha se nuk mund të komentojë. “Dua ta informoj publikun se terapia që tash jepet në Klinikë është adekuate dhe kërkoj që të mos përhapet gënjeshtra dhe të mos përhapet urrejtje, që rasti të zbardhet sa më shpejt. Dua tju siguroj se fokusi jonë…

Lexo më Shumë

Dyzet e dy vjeçari A.A. nga fshati Gradec i Gostivarit, dje (04-shtator) në orën 23.00 në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur nga hambari i tij ka marrë 48 dele. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit” – thuhet në raportin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Studimet kanë vërtetuar efektet pozitive të avokados në shëndetin kardiovaskular. Gjetjet treguan se individët që ndoqën një dietë me avokado përjetuan ulje të nivelit të kolesterolit total, nivele më të ulëta të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) ose kolesterolit të keq dhe nivele më të larta të lipoproteinës me densitet të lartë (HDL) ose kolesterolit të mirë në krahasim me ata që ndiqnin një normë të zakonshme, dietë ose një dietë me pak yndyrë. Pse avokadot konsiderohen si një superushqim miqësor për zemrën? closevolume_off Ajo që funksionon për avokadon është se ato janë të pasura me yndyrna të pangopura,…

Lexo më Shumë

Nxënësit Maksim Taneski, Andrija Krstiq, Petar Kalkashliev, Kornelia Panian, Kalina Çakarovska dhe Angela Ristesca nga shkolla fillore”Johan Hajnrik Pestaloci” në Komunën Qendër të Shkupit, fituan 44 medalje në Olimpiadën prestigjioze të Dijes për Fëmijë të mbajtur në Londër. Reklama Para kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ata ndanë përvojat, lumturinë dhe përshtypjet e tyre nga qëndrimi në Londër, i cili i përgëzoi dhe u uroi mençuri, qartësi dhe dëshirë për të kultivuar njohuri të reja për të arritur edhe më lart. qëllimet dhe zhvillimi personal. “Të kthehesh me 44 medalje për dije në fusha të ndryshme mes 1200 fëmijëve nga…

Lexo më Shumë

Sot (05.09.2023) në ora 06:00 në fshatin Mitrashinci të Berovës, pas marrjes së vendimit gjyqësor nga Gjykata Themelore e Koçanit, është kryer bastisje në shtëpinë e B.B. (63) në fshatin Mitrashinci. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë ku jeton, u gjetën 22 pako me lëndë eksplozuese (rreth dy kilogramë) dhe 9 metra fitil me djegie të ngadaltë (dinanit) B.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës” – thuhet në njoftimin e MPB-së. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Sot dhe nesër, në Tetovë, në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, do të mbahet Konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave, nën udhëheqjen dhe iniciativën tonë si kryesues. Reklama Konferenca do të mbahet në ambientet e Universitetit të Europës Juglindore dhe hotelit Merkur në Tetovë, ndërsa pjesa zyrtare, e cila do të fillojë në orën 15:00, do të hapet nga Kryesuesi i OSBE-së për vitin 2023, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në të njëjtën kohë, fjalime do të mbajnë edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së…

Lexo më Shumë

Në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, 20 nxënës shqiptarë mbeten pa u regjistruar, me arsyetim skandaloz se kinse nuk i plotësojnë kushtet. Kjo është vetëm edhe një dëshmi se urrejtja ndaj shqiptarëve është më e fuqishme se një e drejtë e garantuar që ka të bëjë me arsimimin në gjuhën amtare. Jo vetëm kaq, por nga ky gjimnaz janë larguar edhe katër profesorë shqiptarë, ndërkaq 10 nxënës shqiptarë janë detyruar të regjistrohen në paralelet maqedonase. Me këtë akt, drejtoria e këtij gjimnazi thjeshtë nxënësit shqiptarë i lë në rrugë që të gjinden kush si të mundet. Edhe ky skandal tregon…

Lexo më Shumë

Ministri i Ministrisë Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, po qëndron në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, në Talin. Përveç vizitave dhe takimeve, ministri Aliu do të diskutojë në panel sesionin të titulluar “Siguria Digjitale e Ballkanit Perëndimor”, së bashku me kolegët e rajonit dhe jo vetëm. Në suaza të ,,Tallinn Digital Summit”, ministri Aliu zhvilloi takim me Keith Strier – Zëvendës-President i Nismave Botërore të Intelegjencës Artificiale në Korporatën NVIDIA. ,,Kishim takim produktiv se si të nxisim bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NVIDIA-së në aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale. Ne, u dakorduam…

Lexo më Shumë

“Skandali i Klinikës së Onkologjisë nuk është i djeshëm, është dhënë paralajmërim, por është dashur shumë kohë që të reagojnë autoritetet, Lëshimet, puna e pahijshme e anëtarëve të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së kanë çmim të lartë, çmimi paguhet me jetë njerëzore”, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. “Me këtë skandal më brutale është që janë shkelur të drejtat e njeriut, dhe vlerat në kujdesin shëndetësor për zbatimin e të cilit, përveç ministrit të linjës, përgjegjës direkt janë edhe kreu i Qeverisë dhe Qeveria në tërësi. Pse? Sepse neni 30 i Ligjit për Qeverinë thotë “Qeveria mbikëqyr punën e ministrive…

Lexo më Shumë

Para përfaqësuesve të mbi 20 kompanive gjermane nga shumë veprimtari sot në Frankfurt do të prezatohen kushtet dhe mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut dhe përfitimet që ofrohen në tonat zhvillimore teknologjike-industriale. Në tryezën e rrumbullakët të rrjetit të odave ekonomike gjermane, për potencialet për investime, rregulloren, mundësitë për bashkëpunim, … do të flasin zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale (DZZHTI), Jovan Despotovski. Do të drejtohet edhe Antje Vandelt, drejtoresha e AHK Maqedoni e Veriut, pjesë e rrjetit të odave ekonomike gjermane.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të marrë pjesë në Samitin digjital të Talinit 2023 në Estoni, kumtoi Qeveria. Kovaçevski do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit, ku do të marrin pjesë liderë të shteteve, përfaqësues të BE-së, kompani telekomunikacioni dhe teknologjike dhe organizata qytetare. Temat kyçe, në të cilat do të bisedohet në Samitin digjital të Talinit 2023 janë sfidat dhe mundësitë në epokën digjitale, si dhe freskimi i agjendës së demokracisë dhe teknologjisë, duke e projektuar rrugën drejt ardhmërisë më të fuqishme rezistuese, të përgjegjshme dhe të hapur. Qëllimi i Samitit është kontributi thelbësor drejt diskursit global rreth…

Lexo më Shumë

Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi mund të padisë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pasi kjo ministri nuk i ka siguruar të gjitha tekstet e nevojshme para fillimit të vitit të ri shkollor. Tekstet shollore mungojnë nga klasa e tretë dhe e gjashtë, ndërsa nga MASh në fillim të vitit shkollor kanë thënë se po bëjnë përpjekje që tekstet që mungojnë të shpërndahen me kohë, transmeton Portalb.mk. Nga Komisioni Kundër Diskriminimit thonë se kanë të drejtë të padisin Ministrinë e Arsimit, por këtë të drejtë e kanë edhe prindërit e nxënësve. “Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë mbrojtje…

Lexo më Shumë