Propozimi për deklaratë me rastin e njëqind e njëzet vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës është në rendin e ditës të seancës së sotme të 125-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputetët do të diskutojnë gjithashtu Propozimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit dhe Propozimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve. Në rend dite janë edhe projektligjet për ratifikimin e Marrëveshjes së ndryshuar për prokurim publik (2012) me Vendimin e Komisionit për prokurime publike të Organizatës Botërore të Tregtisë…
Author: Hamdi Kumanova
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet pa pengesa, nëpër korsi të thata. LAMM informon se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në kalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Ekspertët e shëndetësisë në të gjithë botën po mbajnë një sy vigjilent mbi llojin “Pirola” të Covid, që po përhapet me shpejtësi. I njohur shkencërisht si BA.2.86, varianti, një spin-off i ri i Omicron, është alarmues i ekspertëve për shkak të 35 mutacioneve në përbërjen e tij. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha në emisionin GoodMorning Albanians se pritet qarkullim më i lartë i këtij infeksioni në vjeshtë, me të njëjtat simptoma. “Të gjitha variantet e COVID kanë të njëjtat simptoma, mbetet si çdo variant tjetër i rrezikshëm për moshat e thyera. Aq shumë sa janë variantet në fund i njëjti bëhet dominant.…
Pas zjarreve të mëdha disajavore në rajonin verilindor Evros, të konsideruara si më të mëdhenjtë në Evropë në dy dekadat e fundit, Greqia pritet të përballet me shi të dendur dhe stuhi, tha sot Observatori Kombëtar i Athinës. Fronti i motit të ftohtë, do të sjellë shira dhe erëra të forta, si dhe stuhi të shpeshta. Ai do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e hëna deri të mërkurën, tha observatori, duke shtuar se temperaturat e ajrit parashikohet të bien deri në 10 gradë Celsius. closevolume_off Ndërkohë, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile këshilloi qytetarët që të…
Ukraina po tregon gjithnjë e më shumë vetëbesim në fushë-betejë. Lajmet dhe pamjet e dëmeve të shkaktuara nga dronët në territorin rus, përfshirë edhe Moskën, kanë qenë “kryefjala” e muajve të fundit. Por tani Kievi është gati të nxjerrë armë të prodhimit të vet, të afta për të goditur edhe më intensivisht dhe në distanca të mëdha. Ukraina ka zhvilluar në mënyrë aktive programin e saj të raketave dhe teknologjinë e dronëve që nga viti 2020, duke e bërë që gjuajtja e objektivave në Rusi të vendosura deri në 1500 kilometra larg Ukrainës të mos jetë më sfidë, siç deklaroi…
Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka folur rreth intervistës të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe për drejtësinë në Gjykatën Speciale. Ai është revoltuar pasi sipas tij nuk po gjykohen drejtë ish-krerët e UҪK-së dhe këtë e ka quajtur si të tmerrshme. “Ndërtimi i kësaj gjykate me akuza me trafikim urbane e gjana të tjera, ashtu edhe sot është duke funksionu pa asnjë argument duke i mbajtur me përpjekje të ndryshme siç ka ndodhur me Sali Mustafën. Pra të kalojë në një drejtësi ndërkombëtare, pra një prokurore të kaloj nëpër Makovcë e të mos e shofin çfarë ka ndodh aty e mos…
Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të hënë ndryshime në qeverinë e tij. Kreu i ekzekutivit ka sjellë emra të rinj në krye të disa ministrive. Ndër ta janë Ervin Mete në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Igli Hasani në krye të Ministrisë së Jashtme dhe Albana Koçiu në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Gazetarja Marsela Karapanço bëri me dije një detaj interesant. Sipas saj, Mete dhe Hasani e kanë mësuar detyrën e re nëpërmjet televizorit. E vetmja nga këto emra të rinj që ka qenë e pranishme në takim ka qenë Albana Koçiu, e cila është anëtare…
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se dy pacientët e infektuar me ethe hemorragjike Kongo-Krimeane janë të qëndrueshëm. Reklama Mjekët thonë se faza më kritike e sëmundjes së tyre ka kaluar dhe nuk pritet përkeqësim i gjendjes së tyre. Sa i përket kontakteve të rrezikshme dhe më pak të rrezikshme me të infektuarit, nuk ka raste të tjera të dyshuara dhe as prania e EHKK nuk konfirmohet në disa nga kontaktet. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, në mbledhjen e fundit të mbajtur javën e kaluar, vendosën të rekomandojnë masa parandaluese për të mbrojtur qytetarët nga ethet hemorragjike…
Banorët e fshatit Misllodezhdë të Strugës me paratë e tyre dhe me donacione të mërgimtarëve e ndërtuan rrugën që të çon në fshatin e tyre. Me iniciativën e Bashkësisë Lokale po realizohet e gjithë puna për çeljen e rrugës duke filluar nga pastrimi i vendit deri te tamponimi. Shteti u ka ndihmuar vetëm për asfaltin. “Të gjithë punën e bënë mërgimtarët, rrënimi, tamponimi, morën pjesë të gjithë mërgimtarët e fshatit. Janë mbledhur rreth 30 mijë euro”, tha Idriz Mena – kryetar i bashkësisë lokale në Misllodezhdë. Disa persona kanë hequr dorë edhe nga pronat e tyre private për këtë qëllim.…
Thirrjet për ndihmë urgjente nuk kanë të ndalur, gjatë javës që lamë pas janë kryer mbi qindra intervenime. Që nga aksidentet në trafik, traumat e lëndimeve, kolapset e deri tek intervenimet për shkak të presionit të gjakut janë ndihmat e ofruara ndaj qytetarëve. Nga Urgjenca sqarojnë se është normale që temperaturat të kenë ndikim tek presioni. Bëjnë thirrje të mbahet llogari për shëndetin. “Rekomandimi është të mbahet llogari për shëndetin, të gjithë simptomat e reja të paraqiten tek mjeku amë, të konsultohen me mjekun amë, nëse ai nuk punon për momentin, mund të paraqiten në linjën tonë 194 të konsultohen…
Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Manchester Cityn për Joao Cancelon. Katalonasit dëshirojnë që ta kompletojnë marrëveshjen për portugezin shumë shpejt. Një raund i ri i bisedimeve do të zhvillohet këtë fundjavë, raportojnë mediat ndërkombëtare. Barcelona e dëshiron Joao Cancelon në formë huazimi me opsion për blerje.
U shpërnda me shpejtësi të dritës dje një lajm se zyrtari i arrestuar dje në Minsitrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Irfan Lipovica, “është dhëndër i Bedri Hamzës”, Kryetarit të Mitrovicës nga Partia Demokratike të Kosovës. Menjëherë reagoi Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje. Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur,…

