Author: Hamdi Kumanova

Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) informon se gjatë ditës së djeshme gjithsej 14 zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, të cilat janë shuar. Reklama “Janë shuar zjarret në f. Zllokuçan (deponia e egër e djegur), Haraçinë, fshati Grushinë (kashta dhe bari i thatë); Komuna e Karposhit (deponia e egër e djegur), Komuna e Dojranit, f. Gjopçell, sipërfaqja 6 hektarë (pyll me kërcell të ulët dhe bredh-dushk) – zjarri është i lokalizuar, nuk ka djegie aktive, Komuna e Dollnenit në mes të f. Ropotovë dhe f. Peshtalevë (bari i thatë), Komuna e Krivogishtanit (deponi) – dy herë është djegur…

Lexo më Shumë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila që disa ditë po qëndron në Shqipëri pagoi faturën për bashkatdhetarët e saj që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar “Me rekomandimin e kryeministres, Giorgia Meloni, ne proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit”, thuhet në shënimin e publikuar nga Ambasada në Tiranë. Italianët – vijon njoftimi për shtyp – respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet e tyre dhe shpresojnë që episode të këtij lloji të mos përsëriten më. Ambasada sqaron gjithashtu se pagesa është bërë me fondet personale…

Lexo më Shumë

Sipas “Il Messaggero”, Dusan Vlahovic gjithnjë e më i destinuar për të qëndruar te Juventus, Romelu Lukaku mund të bëhet një ide e minutës së fundit për Romën. Friedkins kanë bërë gjithmonë një goditje të madhe në merkato dhe sulmuesi belg vështirë se mund të vishet bardh e zi dhe kështu mund të bëhet një ide konkrete për të forcuar repartin sulmues të skuadrës së Jose Mourinho. Për Lukakun gjithashtu në garë është edhe Totttenham së bashku me Real Madrid.

Lexo më Shumë

Mali i Zi nisi të premten konkursin e tij tradicional “qytetari më dembel” për të vendosur “qytetarin më dembel” në garën “koha e gjumit të gjatë”. Gara tradicionale humoristike e vendit filloi në fshatin Etno të Breznës, që ndodhet afër qytetit të Nikshiqit, me një pjesëmarrje rekord prej 21 personash për të konkurruar për një çmim prej 1000 euro (1086,56 dollarë) dhe titullin “qytetari më dembel”. Organizatori i konkursit, Mico Blagojevic, tha për mediat se konkursi u mbajt për herë të parë 12 vjet më parë për shkak të miteve që përhapen se malazezët janë “dembel”. “Kështu që e gjithë…

Lexo më Shumë

Praktika tregon se koha nuk funksionon në favorin tonë kur jemi jashtë procesit. Sa më gjatë të presim, do të hapen gjithnjë e më shumë çështje, të cilat vetëm sa do ta komplikojnë procesin dhe do të forcojnë pozitën e Bullgarisë. Të mos i lejojmë vetes ta komplikojmë procesin kur rruga tashmë është e qartë para nesh, thekson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në një intervistë për Racin.mk. “Marrëveshja nuk është bërë sipas “diktatit bullgar” Përkundrazi, ne kemi arritur një marrëveshje me të cilën kemi nxjerrë maksimumin dhe kemi negociuar në favorin tonë, me të cilën kemi arritur t’i…

Lexo më Shumë

Kurti nuk tha asnjë fjalë ofenduese për popullin maqedonas dhe RMV-në Vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk ishte problematike, por problemet u shkaktuan nga nikoqirët e tij – thotë Presidenti Stevo Pendarovski gjatë një interviste për Tv Sitel, percjell KlanM. Presidenti Pendarovski ka deklaruar se ka një bashkëpunim shumë të mirë me Albin Kurtin dhe se sipas tij gjatë paraqitjes publike të Kurtit në Shkup dhe Tetovë nuk ka dëgjuar asgjë ofenduese për vendin dhe popullin maqedonas. “Vizita e Kurtit nuk ishte problematike. Gjatë paraqitjes së tij publike në Çair dhe Tetovë nuk pashë asnjë fjali ofenduese për…

Lexo më Shumë

Deklarata e Pavarësisë së vendit u miratua më 25 janar të vitit 1991 nga parlamenti i parë shumëpartiak. Një hap i rëndësishëm për shtetin ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor të vitit 1991. Që nga ajo kohë, respektivisht për 32 vjet, akti më i lartë juridik ka pësuar tetë herë ndryshime dhe është plotësuar me 36 amandamente. Për nga numri i amandamenteve, më tepër janë miratuar pas marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, kur kushtetuta u plotësua me 15 amandamente. Pasojnë 11 amandamentet e vitit 2005 për ndryshimet në sistemin gjyqësor, 4 amandamentet në vitin 2019 që…

Lexo më Shumë

Ish zëvendëskryeministri dhe ish ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani ka komentuar reagimet e vazhdueshme pas paraqitjes së ikonografisë së “Shqipërisë së Madhe” në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Selmani për REL/RFE thotë se nuk ka më shtete të mëdha, por ka një Europë të Madhe, ku do të jetojnë të gjithë qytetarët tanë. “Mendoj se ka qenë një rast i izoluar, në të cilin një ikonografi, në të cilën, ja si shqiptar, nuk paraqet ndonjë mesazh ndaj meje. Ëndrra është të jetojmë në Europë. Flamuj të tillë ne kemi parë në të kaluarën, dikush do të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi se nuk është albanofob, pasi që ka hasur diçka të tillë që është quajtur. “Edhe ata që e shkruajtën atë, e dinë se nuk jam albanofob. Gjatë kohë njihem me Afrim Gashin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin dhe të mos flasë për pjesën tjetër të spektrit politik. Edhe me kryeministrin Kurti kam raporte mjaft kore. Me të jam takuar në shumë konferenca, dhe mund ta them se ai ka mendim të mirë për mua. Vizita e Kurtit nuk ishte problematikë në vete. Gjatë vizitës së tij, në paraqitjet publike të tij në…

Lexo më Shumë

Dimitar Kovaçevski dhe e gjithë LSD-ja me muaj të tërë gënjejnë se ndryshimet kushtetuese janë të mundshme dhe se VMRO-DPMNE ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës – konstatojnë përmes një reagimi nga partia opozitare VMRO-DPMNE, përcjell KlanM Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Kovaçevski dhe LSDM-në sepse sipas tyre, për një periudhë të gjatë janë mburrur dhe kanë pretenduar se do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe se ka shumicë, madje duke thënë se edhe Mickoski është dakord për këto ndryshime. Por sipas VMRO-së, pretendimet e pushtetit u rrëzuan poshtë ditën e kaluar. “E gjithë LSD si një pllakë e thyer…

Lexo më Shumë

“Terapia antidiabetike dhe gjilpërat e insulinës janë lëshuar, së bashku me terapitë e reja. Kjo është ajo që ne po kërkonim. Tani po lëshohet terapia e fundit, pasi ndërkohë, këtë javë është lëshuar rreth 95 për qind e terapisë”, thotë në deklaratë për AIM kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve, Dimçe Velev. Më 11 gusht Ministria e Shëndetësisë kishte paralajmëruar takim me përfaqësues të Lidhjes, por Velev thotë se pret që në çdo moment t’i thërrasin. “Tenderi është nënshkruar dhe brenda pak javësh, sa më shpejt, pritet të dorëzohen 40 mijë glukometra dhe 700 sensorë për fëmijë. Dy sensorë…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, në foltoren e Kuvendit, tha se “sot dalim para urës së Siratit”, duke folur për ndryshimet kushtetuese. “Sot për herë të parë ku parlament ndahet mbi bazat e orientimit euroatlantik e evropian. Propozimi për ndryshimet kushtetuese që është para nesh është rezultat i kompromisit të arritur ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së, është produktet i një strategjie dhe taktike të formësuar me kujdes, në fakt është bileta jonë njëkaheshe drejt vazhdimit të negociatave dhe me këtë drejt realizimit të aspiratave për anëtarësim të plot në bashkimin e kombeve evropiane demokratike dhe prosperuese”, tha deputeti Arbën Ademi,…

Lexo më Shumë