Dy javë para fillimit të vitit shkollor, shfaqen problemet e njëjta. Mungesa e teksteve shkollore. Akoma nuk janë gati librat për nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta. Të njëjtat nxënësit pritet t’i marrin pas fillimit të vitit shkollor. Ministri i arsimit Shaqiri thotë se po punohet që vonesat mos të jenë të gjata. “Te klasa e tretë sot është aprovuar një tekst nga Këshilli nacional, i cili shkon në rregullim teknik, grafik dhe përkthim dhe jam i bindur se do të arrijë, ka disa tekste që kalon afati i ankesave të autorëve të cilët nuk e kanë fituar.…
Author: Hamdi Kumanova
Shumë shkolla fillore po shfrytëzojnë pushimet verore për të rikonstruar objektet. Në shkollën fillore “Liria” në Shkup punonjësit e ndërtimit po përmbyllnin një pjesë të caktuar të punimeve për të vazhduar në pjesën tjetër të objektit. Drejtoresha Teuta Idrizi tha për Alsat se çdo aktivitet ndërtimor është parashikuar të përfundojë deri në fund të muajit gusht kur edhe bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor. “Momentalisht jemi duke i rregulluar hapësirat e gardërobës, të meshkujve dhe të femrave. Jemi duke u munduar t’i kryejmë punët të cilat kur i kemi nxënësit nuk do të kishim mundësi…
Një episod i ri, këtë herë në Holandë, me ekstremistët e ekstremit të djathtë që grisnin dhe shkelin një kopje të Kuranit, u zhvillua të premten jashtë ambasadës turke në Hagë. Protagonist i incidentit ishte Edwin Wagensveld, lider i degës holandeze të lëvizjes antiislame Pegida, i cili filloi të hidhej mbi librin e shenjtë të Islamit dhe më pas e grisi atë. Wagensveld, i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë, kishte veshur një bluzë të zezë me shkrimin “Islami nuk është më i mirë se nazizmi”. Autoritetet holandeze e dënuan aktin përpara se të zhvillohej, por thanë se nuk…
Burime jozyrtare të pa konfirmuara thonë se partia e Arjanit Hoxhës, PDE, mund ta marrë disa poste në emër të zgjerimit të Frontit Europian. Flitet për një post ministror, gjegjësisht ministër pa resor për diasporën dhe postin e drejtorit të Fondit Shëndetësor, që me gjasa mund të drejtohet nga Valon Bela. Këtë jave dorëheqje nga Fondi Shëndetësor dha Faton Ahmeti, ndërsa në vend të tij për momentin është vendosur UD Asaf Abduramani. Kjo është nismë e BDI-së, e siç thonë nga burimet e njëjta, qëllimi është për të zgjeruar Frontin Europian. Partia demokratike europiane është parti e sapoformuar nga Arjanit…
Pensionistët në Maqedoninë e Veriut për disa ditë me radhë kanë protestuar me kërkesën për rritjen e pensioneve, pasi siç thonë, me të ardhurat që marrin nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet për ilaçe, e jo më për ushqime dhe shlyerjen e faturave për shërbimet komunale. Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, janë të regjistruar rreth 333.000 pensionistë. Por, pjesa më e madhe e tyre apo rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët, që nuk kalon 12 mijë denarë apo 200 euro. Kategoria e dytë merr nga 200-250 euro,…
LSDM: Mickoski kundër BE-së, blloku proevropian nuk do të lejojë bllokime Nuk ka gjasa teorike që të kalojnë, deklaroi lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, një ditë pas mbajtjes së seancës për ndryshimet kushtetuese dhe kjo sipas tij, u bë e qartë gjatë ditës së djeshme., njofton KlanM. Mickoski vlerëson se, marrëveshja e pranuar nga pushteti është e njëanshme dhe e keqe dhe se ndryshimet kushtetuese, bëhen nën diktatin bullgar. Ai madje, akuzoi pushtetin se gjatë procesit të përpilimit të kësaj zgjidhje, ka përjashtuar tërësisht opozitën. “Nuk mund të kërkojnë konsensus për diçka në të cilën nuk kemi jenë…
10 studentë kanë mbetur të lënduar në Kagoshima të Japonisë, pasi një autobus që transportonte 30 anëtarë të një klubi futbolli të shkollës së mesme u përmbysë të shtunën. Ata janë dërguar në spital për trajtim, teksa besohet se nuk janë në rrezik për jetë, sipas policisë. Shoferi i autobusit bëri një thirrje urgjente rreth orës 8:30 të mëngjesit pasi incidenti ndodhi në një rrugë malore në qytetin e Kagoshima. Policia dyshon se në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera. Autobusi po transportonte ekipin e futbollit të shkollës së mesme Kokubu për në Hioki, ku ata ishin planifikuar të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se pushteti nuk i ka votat për ndryshimet kushtetuese, ndërsa sipas tij pushteti po kërkon nga ndërkombëtarët që t’u bëjnë presion deputetëve të partisë së tij, përcjell TV21. Mickoski thotë se krerët shtetërorë është dashur që dje të japin dorëheqje dhe të përgatisin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Motivi i tyre kur pranuan nuk ishte e ardhmja e Maqedonisë, ardhmëria e qytetarëve, por ishin dy punë. Bujar Osmani përveç karriges së tij politike, brengosej se si t’i sigurojë pol pozitë Shqipërisë, ndërsa Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski dhe të tjerët, si të mbesin edhe një…
Gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria P.K. (39) nga Manastiri. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në fshatin Oleveni, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “CZ”, një pushkë me ajër, 65 patronë gjuetie, plumba të kalibrit të ndryshëm, karikator për pistoletë dhe sende tjera. Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme në Kumanovë është arrestuar një 39-vjeçar i cili kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Policia gjatë bastisjes tek i njëjti ka gjetur marihuanë. “Me datë 18.08.2023 në ora 19:30 në Kumanovë, policët nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria B.S. (39) nga Kumanova, për shkak se fizikisht ka sulmuar nënën e tij dhe se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.
Një 20-vjeçar nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër ka goditur për vdekje me veturë një 54-vjeçar. Nga MPB thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Shkup-Kumanovë. “Me datë 18.08.2023 në ora 20:43 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë në dalje nga Shkupi, XH.I.(20) nga Shkupi, me vendbanim në Zvicër, me automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa zvicerane ka goditur këmbësorin G.S.(54) nga fshati Pçinja i Kumanovës, me çka e ka lënë veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i…
Pensionistët në Maqedoninë e Veriut për disa ditë me radhë kanë protestuar me kërkesën për rritjen e pensioneve, pasi siç thonë, me të ardhurat që marrin nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet për ilaçe, e jo më për ushqime dhe shlyerjen e faturave për shërbimet komunale. Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, janë të regjistruar rreth 333.000 pensionistë. Por, pjesa më e madhe e tyre apo rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët, që nuk kalon 12 mijë denarë apo 200 euro. Kategoria e dytë merr nga 200-250 euro,…

