Author: Hamdi Kumanova

Gordana Siljanovska në seancën e sotme për ndryshime kushtetuese nga foltorja e Kuvendit tha se do t’i prezantojë qëndrimet e OBRM-PDUKM-së dhe partnerëve të koalicionit, si dhe qëndrimin e saj personal. Ajo deklaroi se Maqedoni nuk është në dilemë për në “lindje ose perëndim”, por për atë se a do të jetë shteti denjë. “Një ministër i rilindjes thotë tashmë se ndryshimet kushtetuese mund të kalojnë deri në fund të këtij mandati, jo deri në nëntor. Ku e marrim legjitimitetin për ndryshimet kushtetuese? Nga BE-ja apo nga qytetarët? Cili është qëndrimi i qytetarëve për këtë çështje?”./telegrafi “Ajo…

Lexo më Shumë

Ky pushtet nuk e ka legjitimitetin, dhe për më tepër, ndryshimet kushtetuese janë të imponuara. Me këtë mesazh, Gordana Siljanovska-Davkova, deputete e VMRO DPMNE-së në qëndrimin e kësaj partie lidhur me seancën e sotme. Kjo që kërkohet nga Maqedonia është në kundërshtim me vlerat evropiane theksoi Siljanovska. Ajo cilësoi konsititucionalistin Vinie se kushtetuta duhet të ndryshohet rrallë, me dorën që duhet të dridhet nga përgjegjësia, por deputetët e këtij parlamenti, duart i thyen duke e ndryshuar kushtetutën. Siljanovska tha se vendime të tilla sikurse ndryshimi i kushtetutës nuk merren pa legjitimitet, duke iu adresuar këtu qytetarëve. ”Pyetja për ju,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE për interesa personale bllokon ardhmërinë evropiane të shtetit dhe jetesën më të mirë të qytetarëve, thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevki bashkë me zëvendëskryeministrat dhe ministrat, i është drejtuar publikut. “Sot sërish u vërtetua se ideologjia e vetme e VMRO-DPMNE-së është – bllokadë dhe izolim, dhe këtë qytetarët pro-evropian as nuk do harrojnë dhe as do ta falin. Kjo bllokadë nuk ka arsye të ndodh. VMRO-DPMNE tregoi se nuk ka argumente, se nuk ka ide për diskutim dhe se nuk udhëhoqën debat. Ata dëshmuan se janë të gatshëm ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të vendit për interesa personale dhe kundër jetës…

Lexo më Shumë

Ka mbaruar debati për seancën e 123 në Kuvend, gjegjësisht për seancën për miratimin e nevojës për ndryshime kushtetuese. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërpreu seancën, pas çka u revoltuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. “Me që u apsolvua lista e të paraqiturve për fjalë, konstatoj se diskutimi ka përfunduar dhe këtu e ndërpres punën me këtë seancë dhe për vazhdimin do të informoheni në mënyrë plotësuese”, tha Xhaferi.

Lexo më Shumë

Dy persona që dyshohet se kanë marrë para për të dërguar ushtarë në misione të NATO-s janë ndalur nga Prokuroria. ”Në lidhje me rastet e korrupsionit, tashmë janë proceduar dy raste të tilla. Ku janë të ndërlidhura një nënoficer prej Tetove dhe një ushtarake. Prokuroria i ky të dy rastet, ka marrë masa” – tha Tiron Jajaga. Ai bën thirrje të gjithë ushtarëve që të paraqesin nëse dikush kërkon që ata të paguajnë për t`u përzgjedhur. Problem tjetër në Ministrinë e Mbrojtjes janë edhe certifikatat e sigurisë. Mungesa e këtij dokumenti, sic percjell KlanM, do të thotë se nuk mund…

Lexo më Shumë

“Ne kemi nevojë për reforma serioze dhe në këtë drejtim, negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian vetëm mund të na ndihmojnë të mobilizojmë të gjitha burimet dhe t’i bëjmë politikanët shumë më të përgjegjshëm në punën e tyre. Një parakusht kritik për këtë është tejkalimi i dallimeve politike dhe bashkimi rreth fillimit të negociatave, të cilat do të na ndihmojnë të zbatojmë reformat thelbësore, në të mirë të të gjithë qytetarëve”. Këtë e tha sot presidenti i vendit Stevo Pendarovski, me rastin e përvjetorit të themelimit të Ushtrisë. Ai gjithashtu theksoi se qytetarët e Maqedonisë sot janë më të sigurt…

Lexo më Shumë

Nënpunës policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Drogë në SPB Ohër, dje e kan privuar nga liria  personin T.A. (28) nga Velesi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I akuzuari është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (17-gusht) rreth orës 20:30 e kanë privuar nga liria 39-vjeçarin V.L. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga gruaja e tij 31-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Dje (17-gusht) në ora 15:30 dhe 16:55, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personin B.I.(33) dhe I.I.(60) nga Poroi i Tetovës, nën dyshimin se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke shtënë me armë zjarri, të raportuar dje në rrugën Fushtanska në Tetovë. Ndërkohë, nga B.I. është marrë një pistoletë sinjalizuese Zoraki e kalibrit 9 milimetra dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e rastit. Pak më vonë, rreth orës 19:40, një 53-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, i është sekuestruar për ekspertizë një pistoletë tip CZ me kornizë të kalibrit 9 mm dhe një pistoletë Tangfolio me…

Lexo më Shumë

BE-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin, nuk do të ketë propozim më të mirë për Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk do të vendos kushte plotësuese – siguron eurodeputeti dhe raportuesi për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuçuk. Njofton KlanM. Gjatë një interviste për Radion Kombëtare Bullgare, Kjuçuk, ka deklaruar se e ardhmja do të thotë se RMV-ja dhe Bullgaria bashkë do të jenë në NATO dhe BE, që sipas tij, është interes strategjik për Sofjen. “Nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të BE-së. S`ka as dëshirë që Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, disa muaj para zgjedhjeve evropiane…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve pas votimit të rendit të ditës për nisjen e seancës për ndryshimet kushtetuese tha se të gjithë duhet të votojnë “pro” këtyre ndryshiemve që zhbllokojnë procesin eurointegrues të vendit. Kovaçevski tha se rruga e vendit drejt BE-së ka pasur shumë padrejtësi, por që këto ndryshime duhet të bëhen për hirë të të ardhmes. “Të rinjtë nuk emigrojnë për shkak të Kushtetutës, ose versionin e tanishëm apo të nesërm të dy neneve. Jo, ata nuk zgjohen dhe nuk flenë me Kushtetutën, por me nevojën normale e njerëzore, që të jetojnë në shtëpi,…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot ka pritur në takim ambasadoren e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir me të cilën kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të mundëshëm dhe shkëmbimit të përvojave për sfidat në fushën e shëndetësisë, shkruan Top24 “Takim i këndshëm me Larisa Dir, ambasadorja e Ukrainës në Shkup, shkëmbyem mendime për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave për sfidat në fushën e shëndetësisë. Ambasadorja Dir shprehu mirënjohje të madhe për ndihmën humanitare shëndetësore që Maqedonia e Veriut i dha Ukrainës.” shkruan ministri Mexhiti.

Lexo më Shumë